Protesta e cila shkatërroi dhunuesit e Teatrit

Shembja e dhunshme e Teatrit, arrestimet, tërheqjet zvarrë nga policia e armatosur ndaj njerëzve të artit, këmbët në fytin e një studenti nga policë pa numër identifikimi, dajaku mbi trupin e gazetarit si dhe mënyra sikur po asgjësonin një grup terrorist; ka sjellë nga dje që Edi Rama ka firmosur vetë fundin e tij politik. Nuk po hyjmë të aferat korruptive që fshihen pas shembjes së Godinës, e cila shumë mirë mund të ribëhej me kujdes dhe të kthehej në muze ku brezat të hynin e vizitonin vendin ku ikonat e kombit kanë interpretuar.
Sot Aleanca për Teatrin si një Aleancë vlerash shpirtërore e kulturore organizoi një protestë. Ishte vertetë e madhe në numër njerëzish, ndonëse pushteti i Edi Ramës ka vendosur Tiranën si “zonë e kuqe” e ku kontrollet për të hyrë në kryeqytet ishin në kohët e fashizmit. Asnjë nga rrethet nuk u lejua të hynte, ishte vetëm Tirana sot në shesh.
Kur ngrihet Tirana, regjimet bien!
Loja me ligjin e emergjences ishte lojë e përgatitur nga Rilindja për të shembur Teatrin, kur popullin e kishin mbyllur brenda. Protesta demaskoi manovrat e pushtetit, protesta nxori fakte nga folësit-dëshmitarë të masakrës së djeshme, se fadromat filluan shembjen kur kishte njerëz brenda.
Kjo është kriminale!
Kjo duhet dënuar dhe SPAK nuk duhet kurrsesi të vonojë në arrestime të mëdha sepse ka shkelje ligji, fallsifikime, prekje të pronës publike si dhe kryesorja që doli edhe në protestë se pushteti bëri genocid, se filloi shembjen kur kishte njerëz brenda Teatrit Kombëtar. Avokatja e Aleancës dhe një artiste e dëshmuan live para mijëra protestuesve dhe krejt shqiptarëve se donin ti vdisnin brenda nëse nuk dilnin.
Protesta tregoi se frika është vrarë, se qeveria do të rrëzohet, me hir apo me pahir, se nuk ndalet lëvizja popullore kundër qeverisë e cila në aktin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar, dëshmoi se janë edhe talebanë të kulturës , por edhe katila.
Sot krejt BE dhe gjithë përsonalitetet me të rëndësishme europiane shkruan se kjo që ka bërë Edi Rama dhe pushteti i tij është shkatërruese për imazhin e tij problematik dhe e ndëshkuar nga ligji. Edhe socialistët europianë, edhe komisionerët e sotëm të BE, edhe mediat ndërkombëtare e cilësuan një krim makabër shembjen dhe dhunën ndaj artistëve.
Nga dje Edi Rama ka mbaruar si emër, kurse sot protesta tregoi se atë do ta rrëzojnë. Populli nuk fal më!

SHKARKO APP