Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta në Shkodër, Edi Rama iku në Vlorë

Editorial
E martë, 3 Gusht 2021 07:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Axhenda e kryeministri Edi Rama është bërë shkak për përplasjen politike të radhës mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike dhe mediat raportuan të premten se kreu i qeverisë do të vizitonte dje Shkodrën, për një sërë aktivitetesh që nisnin nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe përfundonin te komuniteti malazez. Pas këtij njoftimi, në Shkodër nisi përgatitja për pritjen e kreut të qeverisë. Një përgatitje që nuk lidhej me mirëseardhjen, por me protesta. Dega lokale e PD dhe demokratët e qarkut Shkodër u organizuan për tubime masive që do të ndalonin hyrën e kryeministri në qytet. Qindra demokratë blenë vezë dhe patate për t’i përdorur si mjete sulmi në momentin kur eskorta do të kalonte në rrugët e Shkodrës. Deputetët demokratë dhe drejtues të PD-së lokale që në orën e para të mëngjesit dolën në rrugë për të organizuar njerëzit. Rreth orës 09:00 kur pritej nisja e aktiviteteve dhe protestuesit e prisnin kreun e qeverisë me vezë dhe patate në dorë, Kryeministria shpërndau një njoftim për mediat ku sqaronte se Edi Rama as ka pasur plan që të ishte në Shkodër. Zyra e shtypit e qeverisë e cilësoi lajmin e vizitës së kreut të qeverisë si një sajesë të Partisë Demokratike për të zhvilluar protesta. Ndërkohë, dje kryeministri u shfaq në Vlorë, në ceremoninë e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik. Ceremoni ishte e veçantë për kryeministrin, pasi nëna e tij Aneta Rama u nderua nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë opozita ka një tjetër variant të saj për axhendën e Edi Ramës. Sipas PD dhe deputetëve opozitarë, Edi Rama anuloi në minutën e fundit vizitën në Shkodër, pikërisht për shkak të protestave. Burime nga opozita thonë se kryeministri është tërhequr nga takimet, për shkak të informacioneve që ka pasur për daljen nga kontrolli të protestave në Shkodër. Veç protestës me vezë dhe qytetarë të revoltuar, në tubim mund të kishte incidente që do t’a vendosnin në pozitë të vështirë sigurinë dhe lëvizjen e kreut të qeverisë. Qindra shkodranë kishin mbushur makinat me patate për të qëlluar mbi kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kryeministria deklaroi dje disa herë se nuk ka pasur axhendë takimesh në Shkodër. Në fakt, koha kur reagoi qeveria bëri që të lindnin jo pak dyshime. Fakti është se që prej të premtes në orën 10:00 mediat shumë afër qeverisë publikuan detaje të takimeve të kreut të qeverisë. Po të premten PD-ja e Shkodrës dhe deputetët njoftuan mbajtjen e protestës dhe shpërndanë “trakte” ku kërkonin nga qytetarët të mos lejonin vizitën e Ramës në qytet. Po ashtu dhe deputetët e PS në Shkodër në komunikimet me qytetarët e kanë konfirmuar vizitën e kreut të qeverisë. Bile një deputet socialist ka lajmëruar kryeministrin se situate në qytetin e Shkodrës duket shpërthyese ndaj nuk duhej të vinte. Në këtë situatë, mbetet pak dyshuese arsyeja pse Kryeministria nuk e bëri përgënjeshtrimin që ditën e premte. Me një SMS mund të informonte mediat, edhe demokratët, që të paktën të mos shpenzonin shkodranët para për vezë dhe patate. Një fakt tjetër që kreu i qeverisë ka pasur një axhendë në Shkodër ekziston, pasi ka dalë nga komuniteti malazez në atë zonë se do prisnin Edi Ramën. Dje thuajse gjithë ministrat e kabinetit, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë ishin në Qarkun e Shkodrës. Aktivitete e ministrave janë koordinuar pikërisht për të takuar qytetarë dhe për të folur për çështjet që kanë sjellë protestat në ditët e fundit; taksa e Rrugës së Kombit dhe vendosja e TVSH për biznesin e vogël. Thuajse gjithë qeveria ishte dje në Veri, përveç kreut të qeverisë. Kabineti “Rama” po bënë këto ditë sqarimin e qytetarëve për reformat e ndërmarra. Kryeministri pranoi, pas protestës në Kukës, se faji i qeverisë ishte mungesa e komunikimit dhe shpjegimit të taksave. Në fakt, dje shkodranët prisnin Edi Ramën për tu “sqaruar” në një mënyrë ndryshe; kishin blerë vezë dhe patate me bollëk për ta “qerasur” shkodrançe. Kryeministri bëri mirë, nëse ka qenë nisur realisht për Shkodër, që është kthyer në rrugë. Ai shpëtoi edhe vetë, por Shkodrën nga një përplasje e madhe civile, sepse ishin përgatitur grupe socialistësh për t’u përplasur me turmën demokrate në momentin kur do të qëllohej mbi kryeministrin dhe eskortën e tij.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Veri ka një shprehje popullore, kur tregojnë për ndonjë person që i ikën sherrit me vrap: “Kamët e shpejta e faqja e bardhë”. Dhe kryeministri bëri mirë që ndërroi drejtim makinave nga Tiranë-Fushëkrujë- Shkodër në Fushëkrujë-Vlorë

Dit Bushatlliu

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 15 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.