Analiza/PS-ja drejt ndarjes, qeveria drejt rënies

Në PS ka filluar kriza e grupimeve. Po mblidhen heshturazi kundër Edi Ramës një grup deputetësh. Kriza e fundit ku e çuan studentët nxori në pah se Edi Rama nuk ka gjithçka në dorë në selinë rozë. Një pjesë jo e vogël e PS-së si deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues të PS-së në rrethe janë pro frymës europiane që mbart Ditmir Bushati dhe disa të tjerë. Nuk janë për metoda erdoganiane apo pazare të tipit Thaçi-Vuçiç. Ata duan një qeverisje më afër të varfërve, më pranë socailistëve dhe shtresave në nevojë. Nuk janë për oligarkët siç po vepron kryeministri aktual.

Edhe Fatmir Xhafaj, mbetet një alternativë serioze në PS. Ndërkohë oligarkët, përveç ligjit të fundvitit në favor të tyre, kanë bërë një listë për Edi Ramën që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti (që janë në edhe në kokën e Ramës) ti vendosin ata emrat kryesorë si kandidatë për deputetë në qarqe.

Këtë e ndjejnë fort deputetë në PS, të cilët në zgjedhjet parlamentare nuk do të jenë më si Pandeli Majko, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli, Gramoz Ruçi, Vasilika Hysi, Andrea Marto, Besnik Baraj, Eglantina Gjermeni, Fadil Nasufi, Milva Ekonomi, Mirela Kumbaro, Robert Bitri, Sadri Abazi, Spartak Braho, etj etj.

Edi Rama mbetet një erdoganist i fortë dhe nuk pyet për PS-në, mjafton të ketë pushtetin. Le të jenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe zogistë, ballistë, rilindas, demokratë, republikanë apo ç’të jenë. Vetëm të mos lëshojë karriken e kryeministrit.

Po iki nga karrikja, Ai, IKEN!

SHKARKO APP