Pse Edi Rama ia jep votën Belgjikës e jo Gjermanisë për në Këshillin e Sigurimit?
Për një vend, jo të përhershëm, në Këshilin e Sigurimit të OKB, po kërkohen vota nga çdo shtet. Eshtë numri i votave që vendos në OKB, por Shqipëria nuk do t’ja jap votën Gjermanisë, por Belgjikës. Kështu të paktën deklaroi kryeministri Rama kur u pyet nga mediat gjatë konferencës me kryeministrin e Belgjikës Charles Miche, i cili vizitoi Tiranën me datë 23 prill. Të gjithë u ndjenë të shokuar, kur Edi Rama tha se i qëndronte një premtimi të bërë para disa vitëve, ndërkohë që është Gjermania shteti që ka peshën kryesore të na hap portën për në Bashkimin Europian. Kryeministri belg kishte ardhur për voten e Shqipërisë, ndaj e la hapur vendimin belg për votën ndaj Shqipërisë për në BE. Ja se ç’tha kryeministri belg: S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv. Për të marrë përgjegjësitë për zbatimin e reformave.
Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer. Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE…do të jap rreth tryezës së BE një mesazh vullneti dhe përpjekje. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme.” – u shpreh kryeministri belg, Charles Michel.
Pra dueli mes Gjermanisë dhe Belgjikës për Këshillin e Sigurimit vazhdon të jetë i ashpër dhe hapur. Shqipëria ka interes direkt vetëm për Gjermaninë, kur flitet mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Ndërkohë radio gjermane shtetrore “DW” sot shkruan se “Gjermania kishte si konkurencë Izraelin në përpjekjen për të fituar një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Tani Izraeli tërhiqet papritur. Më 8 qershor jepen fituesit e vendeve për vitin 2019-2020. Gjermania nuk ka për ta pasur si vend rival Izraelin në përpjekjen për një vend në Këshillin e Sigurimit. Izraeli tërhiqet. Për dy vendet e lira në Këshillin e Sigurimit tani konkurojnë dy vende, Belgjika dhe Gjermania. Të dy kandidatët duhet të marrin shumicën prej dy të tretat të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja konsiderohet e sigurtë. Që nga anëtarësimi i Gjermanisë në OKB, Republika Federale ka qenë gjashtë herë e përfaqësuar në instancën më të fuqishme të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi në vitet 2011-2012.
Përfaqësia izraelite në OKB bëri të ditur se Izraeli po e „shtyn” kandidaturën. Vendimi është marrë në konsultim „me partnerët tanë përfshirë edhe miqtë tanë”, thuhet, duke theksuar se „Izraeli do të vazhdojë të këmbëngulë për të praktikuar të drejtën e tij për pjesëmarrje të plotë në proceset e vendimmarrjes të Kombeve të Bashkuara.”
“Besojmë në rolin e Kombeve të Bashkuara”
Detaje të tjera nuk u bënë të ditur nga pala izraelite. Por shanset për një vend jo të përhershëm në KS konsideroheshin që në fillim si mjaft të ulta. Shtetet arabe kishin filluar të bënin fushatë agresive kundër një vendi për Izraelin në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen dhe kolegu i tij belg, Marc Pecsteen iu përgjigjën të premten pyetjeve për kandidaturën në një seancë të OKB-së. „Ne besojmë tek Kombet e Bashkuara, tek institucionet e saj, ne besojmë në rolin e Këshillit të Sigurimit”, tha Heusgen. OKB mund të jetë „një ombrellë e rendit botëror”.
Krahas pesë anëtarëve të perhershëm të KS si SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani e Madhe, që kanë të drejtë vetoje, zgjidhen nga Asambleja e Përgjitshme edhe 10 shtete të tjera për dy vjet në këtë instancë. Në qershor do të hyjnë kështu në KS pesë anëtarë të rinj. Përveç Gjermanisë e Belgjikës, për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit konkurojnë edhe Afrika e Jugut, Republika Domenikane. Nga grupi rajonal aziatiko-paqësor konkurojnë Indonezia dhe Maldivet”.
Vendimi i kryeministrit Rama duhet të jetë i hapur dhe asnjë hezitim vota në OKB të jepet për Gjermaninë. Të mos bëhet gabimi i radhës së tjetër kur Shqipëria votoi kundër SHBA, aleatit tonë më strategjik.
Kthellojeni kryeministrin Edi Rama për votën pro Gjermanisë në fillimqershor në OKB.
N. L.