Pse janë për në burg tenderuesit qeveritarë për “Lotin 1” të Unazës së Re
Ndërkombëtarët që vijnë dhe flasin në Tiranë kundër korrupsionit si dhe politikanët shqiptarë të cilët bërtasin se “duhet luftuar korrupsioni” e kanë mu para syve aktin e korrupsionit më të madh dhe të kapur mat të këtyre 10 viteve të fundit. Eshtë fjala për kompaninë e cila mori 18 milionë euro me dokumenta krejt fallso. Kjo u bë publike dhe qeveria e detyruar nga skandali e skualifikoi. Nuk kishte asnjë udhë tjetër. Por prokuroria e ka dosjen në tavolinë, emrat dihen, tenderuesit njihen se janë në qeveri dhe deri më sot asnjë i arrestuar.
Pse? Ka ndërhyrje nga lart në qeveri. Mjafton të shikosh edhe se si është operaruar, përveç se ishin me dokumenta fallso. Si rregull ka konkurim mes kompanive dhe ajo që jep një ofertë me të lirë e me të lirë, por jo në kurriz të cilësisë, e fiton. E fitoi firma mashtruese, por po të shikoni me vëmendje se nga 18 milione euro e kusur, fituesi e ka marrë me 2 euro me pak! Dmth gjithçka fallso, jo vetëm te dokumentat, por edhe te çmimi.
Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” – Loti 1 .
Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë ose 18 116 534 EURO
Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania”= 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO.
Pra 2 euro ka ulur firma mashtruese dhe e ka fituar!
Sido ti sillesh kësaj dosje korrupsioni, policisë nuk do ti mjaftonin dy furgonë për ta mbushur me të arrestuar.
Ndaj sot acarimi kryeministror dhe bashkiak ishte në një nivel të lartë alarmi.
Konkluzionin e nxirrni vetë!