Pse Rama i II-të pengon myslimanët për Fiter Bajram?

Të premten kryeministri njoftoi me një mesazh në Facebook se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur për shkak të koronvairusit. Ndërkohë mjeku Pellumb Pipero njoftoi se nuk ka asnjë arësye për izolim këtë fundjavë.

Njoftimi i Kryeministrit në facebook nuk jepte asnjë detaj tjetër dhe qytetarët nuk kanë asnjë bazë ligjore ku të referohen veçse të facebooku i kreut të qeverisë. Por kjo javë për besimtarët myslimanë nuk është njëlloj si javët e tjera. Nesër ata kanë përfundimin e muajit të Ramazanit dhe besimtarët festojnë Fiter Bajramin. Festa më e rëndësishme e myslimanëve zhvillohet çdo vit në bulevardin kryesor të Tiranës. Tradita tashmë historike e myslimanëve, pas një muaji agjërimi, kërkon që edhe këtë vit të mos bëhet përjashtim. Por kryeministri Edi Rama ka menduar ndryshe. Me urdhrin që ka dhënë dje kreu i qeverisë direkt ka anulluar dhe ceremonitë e besimtarëve dhe komunitetit fetar për këtë festë të madhe.

Shumica e vendimeve që Edi Rama ka marrë për frenimin e koronavirusit kanë qenë jashtë çdo logjike mjekësore. Dalja e qytetarëve paradite dhe izolimi pasdite, lejimi një ditë i pensionistëve, pastaj ditën tjetër i grave me fëmijë, nuk kanë ndryshuar asgjë në kurbën e virusit, a thua se virusi del me orar e sipas seksit! Më shumë se vendime të rekomanduara nga mjekët, kryeministri duket se ka zbatuar tekat personale nga Surreli. E tillë ishte loja e javës së kaluar, ajo e mbylljes së Tiranës si zonë e kuqe. Nuk u bë se Rama donte që virusi të mos përhapej, u bë për një arsye të pastër kriminale. Kryeministri mbylli Tiranën që fadromat e bashkisë dhe policia të punonin të qetë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Duke thënë se po frenon virusin, kreu i qeverisë i hapi rrugën antiligjit dhe korrupsionit te Teatri.

Një tekë po kaq absurde duket dhe mbyllja e Tiranës dhe qyteteve kryesore këtë fundjavë. Fiter Bajramit festohet çdo vit me “lejen e Zotit”, por këtë herë myslimanët nuk marrin dot lejen e Edi Ramës. Vendimi i kreut të qeverisë është gati fyes ndaj një komuniteti që për shkak të pandemisë pranoi të gjitha rregullat për të anulluar ritet fetare gjatë muajve të fundit në xhami. Nuk dihet nëse kreu i qeverisë po provokon qëllimisht komunitetin fetar apo ka në plan që këtë të dielë të bëjë ndonjë mësymje ushtarako-policore ndaj ndonjë tjetër prone publike.

Po kaq pa sens, në mos i qëllimshëm, ngjan vendimi i Edi Ramës nëse e krahasojmë me shtetet e tjera. Në SHBA, vendi me gati 100 mijë viktima nga koronavirus, Presidenti Donalt Trump urdhëroi që në fundjavë xhamitë, kisha, sinagogat dhe gjithë objektet fetare duhet të jenë të hapura. Sigurisht në të gjithë botën ka një protokoll sigurie kundër koronavirusit, edhe në objektet fetare, sigurisht. E njëjta gjë mund të bëhet dhe nesër nga besimtarët myslimanë duke mbajtur distancën dhe duke kryer faljen. Komiteti i Myslimanëve Shqipëtarë e ka kërkuar sheshin dhe xhamitë për nesër si dhe ka dhënë garanci se do të respektojnë distancat, sipas rregullave. Por kryeministri nuk pranon. Nëse numri i infektimeve dhe virusi do të ishte në nivele alarmante në Shqipëri, një qëndrim i tillë mbase do ishte i kuptueshëm. Por në kohën kur kryeministri thotë se ka fituar “betejën” me pandeminë, ndalimi i ceremonive fetare duket si provokim i qëllimshëm ndaj komunitetit mysliman.

Shpëtim Idrizi bëri thirrje që të gjithë besimtarët myslimanë, nesër, të dalin në sheshin Skenderbej për faljen sipas traditës. Me sa duket besimtarët do respektojnë fjalën e Allahut e jo urdhërat e Edi Ramës së II-të prej Surreli.

Se dikur na ishte një Edi Rama që shkruante për Partinë KristianMyslimane në vitin 1991 duke e quajtur partia KIS. Asokohe ky ishte Rama.

SHKARKO APP