Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Partia Socialiste mban qëndrim të dyzuar me ministrin Fatmir Xhafaj?

Editorial
E diel, 8 Gusht 2021 00:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për të gjashtën ditë me radhë Partia Demokratike akuzoi edhe dje ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për vëllanë e tij, të dënuar në Itali. Pas akuzave se ministri Xhafaj ka shmangur ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, dje PD-ja prezantoi një audio-përgjim në të cilin deputetët e PD pretendojnë se vëllai i ministrit vijon të merret me trafik droge. Kjo sipas selisë blu, por askush nuk pohoi se kur ishte bërë audioincizimi, a ishte montazh, a kishte pjesë të prera dhe më kryesorja nuk e dorëzoi në prokurori për ta hetuar vertetsinë e tij. Gjithsesi akuza është e rëndë. Deputetët e PD-së ishin kujdesur për të sjellë para medieve një regjistrim të kuruar me kujdes regjisorial dhe me efekte speciale. Por jashtë efektit bombastik që kanë në opinion përgjimet, materiali i prezantuar nga PD ngre jo pak pikëpyetje, të paktën me aq sa tregoi PD deri dje. Pa dashur  të zbehim misionin dhe rolin e dobishëm që ka një opozitë në një shoqëri demokratike, minimalisht kur publikohet një audio-skandal duhet të bëhet e ditur koha kur është realizuar, kush e ka realizuar, si dhe personat e përfshirë të jenë të identifikuar qartë e jo me “dëshmitari X” apo mjedisi “Y”. Nga video e djeshme e PD, nëse nuk dëgjon ato të thotë deputeti i PD-së, Ervin Saljani nuk kuptohet asgjë nga këto. Nuk dihet se kush e ka bërë përgjimin edhe pse PD flet për një “operacion” dhe “bashkëpunëtori X”.  Megjithatë akoma nuk ka asnjë specialist apo institucion që të vertetojë nëse është një audiopërgjim apo një montim përfekt.  Deri tani asnjë përgjegjsi penale nuk ka ministri Xhafaj.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në zhvillimet e djeshme vëmendjen nuk e morën vetëm akuzat e Partisë Demokratike, por edhe reagimi që erdhi nga Partia Socialiste. Pak orë pas publikimit të audio-përgjimit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një deklaratë të paqartë. Që në fillim të deklaratës të cilën Taulant Balla e lexoi të shkruar, mesa duket dhe me miratimin e Edi Ramës dhe nuk e improvizoi në moment, flitet për përgjegjësi morale të Ministrit të Brendshëm. “PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë menjë provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit”,- deklaroi Taulant Balla. Bile as emrin “Fatmir Xhafaj”, qoftë edhe për respekt nuk ia tha, por  citoi “këtë të fundit”, dmth nuk donte t’ia përmendte emrin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Më pas deklarata vijon me shprehje standarde për hetimin e prokurorisë dhe dëmtimin që opozita po u bën negociatave. Nxitimi i Taulant Ballës për të përcaktuar përgjegjësinë morale Fatmir Xhafës la shijen e një qëndrimi të dyzuar të PS-së ndaj ministrit më të rëndësishëm të qeverisë. Është një qëndrim që duket se fakton edhe skenarin që qarkullon që pas nisjes së sulmeve të PD-së ndaj Fatmir Xhafaj. Një skenar që shpjegon se pas akuzave dhe përgjimeve nuk është vetëm opozita, por dëshira e një pjese të mazhorancës për të rrëzuar Ministrin e Brendshëm. Lufta e klanëve në PS po kërkon kokën e Fatmir Xhafës. E duan shumë karriken e ministrit të brendshëm disa deputetë në selinë rozë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

PD nisi akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm vetëm pak ditë pas Saimir Tahiri, në konferencën e dhënë për mediat, e sulmoi hapur pasardhësin e tij në krye të ministrisë. Janë jo të paktë ata që besojnë se një pjesë denoncimeve kanë rrjedhur nga sirtari i sekreteve të ish-ministrit Tahiri që akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Pas ndryshimeve që Xhafaj bëri në Ministrinë e Brendshme dhe goditjes që u bëri policëve të implikuar në trafikun e drogës, Saimir Tahiri ka jo pak arsye të hakmerret duke përdorur PD-në. Por veç ish-ministrit që tashmë ka punë me drejtësinë, aksionet e Famir Xhafaj kundër trafiqeve, kokainës dhe bandave kanë prekur interesa të mëdha edhe në PS, gjë që ka sjellë reagimin e tyre duke synuar goditjen e ministrit. Dhe rasti më i mirë sesi mund të sulmojnë një ministër është certifikimi i akuzave të PD-së edhe kur ato nuk janë bindëse. Megjithatë do jetë prokuroria e cila do vendosë për vertetsinë apo jo të audiopërgjimit, por deri në këto momente PS-ja dhe natyrisht kryeministri Rama mezi presin të jap dorëheqjen Fatmir Xhafaj.

Nuk është karrike e vogël ajo e ministrit të brendshëm. Nga selia rozë kanë filluar përgatitjet për emrin e ri dhe klanet se cili të kap këtë post të rëndësishëm.

Me sa duket PS-ja nga ish-ministri Tahiri që quhet “ministri i kanabisit” duan ta fusin në dorë ministrinë e brendshme me një ministër të ri të brendshëm i cili do jetë “ministri i kokainës”. Planet i kanë bërë duke përdorur PD-në me një çështje të  vjetër, por të veshur me petk të ri.

Burime konfidenciale thanë mbrëmë për “KJ” se pas sulmeve mund të jetë edhe grupi i goditur i 613 kilogram kokainë në portin e Durrës të cilët humbën 180 milionë euro nga goditja që iu bëri ministrit Xhafaj.

PD-ja godet se është opozitë dhe përfiton politikisht, ndërsa PS-ja po lë në baltë ministrin e saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.