Pushime në Shqipëri? Jo, faleminderit!
Nga Mili Xhani/
Në Greqi e cilësojnë turizmin industri të rëndë, për shkak të të ardhurave që i sjellë buxhetit. Në Shqipëri turizmi është cilësuar si një nga shtyllat e ekonomisë së vendit në këto kohë krize dhe këtë vit u premtua se do të ishte më mirë sesa vitet e para. Por çfarë ka ndodhur realisht?
Nga Velipoja në Ksamil, vija bregdetare sot ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike. Blackout-i ka përfshirë gjithë bregdetin pa bërë dallime për plazhet ku një dhomë hoteli kushton 20, apo 150 euro. Pa drita ishin fastfoodet, por edhe restorantet ku një drekë normale kushton me shumë se në Greqi, Itali, Kroaci apo gjetkë. Çmendurisë së çmimeve dhe truizmit alla-shqiptar u janë shtuar dhe problemet teknike për të cilat faji nuk është i pronarëve të hoteleve apo të ashtu-quajturave resorte, por i institucioneve. Kjo ka bërë që shumë pushues të shprehen se këto janë pushimet e fundit që kalojnë në Shqipëri. Deklarata që tingëllojnë si patetike në ekranet e televizioneve ka ardhur koha të merren seriozisht. Turizmi jo vetëm nuk po zhvillohet, por ku nga babëzia e pronarëve dhe ku nga mosegzistenca e institucioneve po shkatërrohet.
Mungesa e energjisë është problemi më i dukshëm dhe paralizues për turizmin, por nuk është i vetmi. Ndotja e plazheve, ndërtimet që në disa zona vijojnë pavarësisht sezonit të pushimeve, abuzimet me ccmimet dhe mungesa e theksuar e kulturës së shërbimit në restorante dhe hotele kanë bërë që koha e relaksit për shumë kënd të kthehet në kohë stresi.
Infrastruktura është problemi më kryesor. Në zonat turistike investimet e vetme në rrugë janë ato që janë kryer gjatë qeverisjes së kaluar. Nuk mund të pretendosh zhvillnim e turizmit nëse nuk ofron minimalen, rrugë më standarde. Investimi i vetëm në këtë sezon ishte hapja e disa librarive verore në Durrës. Në fakt, edhe këto nuk ishin investime të qeverisë po të disa bizneseve shqiptare. Problemi tjetër ka të bëjë me mënyrën sesi klasifikohen dhe kontrollohen bizneset turistike. Përgjatë bregdetit yjet që u vendosen hoteleve janë në dëshirën e pronave dhe jo sipas standardeve. Në të shumtën e rasteve javë vetëm një mënyrë për të rritur cemin e shërbimeve dhe produkteve. Sigurisht çdo qytetar i zgjedh vetë se u i kalon pushimet. Minimalisht ka dhe një informacion lidhur me çmimet. Por ofrimi i shërbimeve me cime të tilla të kripura dhe pa standarde është një vjedhje e hapur ndaj qytetarëve. Shteti mund të mos kontrollojë çmimet, por të paktën standardet ka të gjithë të drejtën ti kërkojë tek bizneset. Kuptohet këto shqetësime vlejnë për ata që janë të “dënuar” për shkak të të ardhurave të pushojnë në Shqipëri.
Bregdeti shqiptar po shfrytëzohet në maksimum nga pronarët e komplekseve. Fitimin e një viti po përpiqen ta marrin në një pak muaj. Kjo mund të sjellë të ardhura për pronarët këto vite. Por me ritmet që po ndotet bregdeti nga Saranda në Velipojë dhe më këtë vjedhje të hapur ndaj pushuesve, ka gjasa që bregdeti shqiptar shumë shpejt të kthehet si Durrësi, një tualet i madh publik ku askush nuk dëshirë të shkojë më për pushime.