Pushtuesit e Rilindjes rrethojnë Shkodrën dhe presin financimet, si dikur turqit me Rozafën

-Sjellja e qeverisë me shkodranët mund të krahasohet vetëm me atë të një pushtuesi. Fillimisht e rrethuan me polici. Dhunuan qytetarët, i burgosën dhe grabitën me dhunë këshillin bashkiak. Kur po shohin se asgjë nuk po jep efekt dhe Bashkia po vazhdon punën e përditshme, rilindja ka zgjedhur një mënyrë më të poshtër duke bllokuar fondet. Është njëlloj si rrethimet e turqve që u ndërprisnin kalave dhe qyteteve furnizimin me ujë dhe ushqime, derisa të dorëzoheshin të gjithë.

-Hakmarrja qeveritare filloi ndaj Shkodrës. Që nga dje Bashkia e Shkodrës nuk ka lekë për të paguar çerdhet, kopshtet e fëmijëve, shërbimin e pastrimit të qytetit, pagat, investimet dhe as shërbimin e varrezave. Me një urdhër absurd politik, Shkodrës i janë ndërprerë të gjitha pagesat që bënë Thesari i Shtetit për bashkinë më të madhe në veri të vendit. Në komunikimin që Dega e Thesarit ka bërë më Bashkinë e Shkodrës, për ndërprerjen e fondeve, thuhet se Voltana Ademit i ka mbaruar mandati në datën 20 gusht dhe nuk mund t’i kalohen më fonde të buxhetit.

Që nga dje Bashkia e Shkodrës nuk ka para për të paguar çerdhet, kopshtet e fëmijëve, shërbimin e pastrimit të qytetit, investimet dhe as shërbimin e varrezave. Me një urdhër absurd politik, Shkodrës i janë ndërprerë të gjitha pagesat që bënë Thesari i Shtetit për bashkinë më të madhe në veri të vendit. Zyrtarisht, vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, Lavdërim Sahiti. Në komunikimin që Dega e Thesarit ka bërë më Bashkinë e Shkodrës, për ndërprerjen e fondeve, thuhet se Voltana Ademit i ka mbaruar mandati në datën 20 gusht dhe nuk mund t’i kalohen më fonde të buxhetit. Pavarësisht se kush e ka kthyer këtë përgjigje me email nga zyrtarët e shtetit, argumenti i paraqitur është budallallëku më i madh institucional. Për të kuptuar më thjesht, një drejtor i emëruar  i qeverisë ka vendosur që nga dje ta shkarkojë Voltana Ademin nga detyra si kryetare e ligjshme e Bashkisë së Shkodrës.

 

Ademi është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe mandati i saj përfundon vetëm kur të marrë detyrën kryetari i ri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Këtë bazë ligjore nuk ka jurist kamikaz të rilindjes që ta vërë në diskutim edhe pse këto ditë po përdoret çdo mjet për të larguar Voltana Ademin. Por ata që nuk ka guxim ta bëjë KQZ dhe as këshilli bashkiak i ri i mbledhur në mënyrë klandestine, e ka marrë përsipër ta zbatojë një drejtori dytësore e shtetit. Pra Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën për zgjedhjet me modelin e Edi Ramës e zbaton Dega e Thesarit të Shkodrës. Nga ana ligjore, një vendim i tillë është njëlloj sikur drejtoria e komunales të nxjerrë një urdhër që shkarkon kryeministrin.

Vendimi edhe pse antiligjor dhe absurd ka efekte direkte në jetën e qytetarëve të Shkodrës. Pagesat e buxhetit për Bashkinë e Shkodrës nuk shkojnë për Voltana Ademin dhe as vetëm për qytetarët opozitarë. Janë pagesa që lidhen me aktivitetin e përditshëm të qytetit dhe investimet që janë në proces. Bllokimi i tyre nuk është vetëm kundër Voltana Ademit por diskriminim i qartë ndaj banorëve të qytetit të Shkodrës. Vendimi i palogjikshëm nuk është marrë rastësisht nga Thesari, por është zbatim i një urdhri politik të Edi Ramës për të izoluar bashkinë e vetme që i ka mbetur pa marrë në gjithë Shqipërinë. Është një hakmarrje e pastër ndaj qytetarëve që nuk e votuan PS më 20 qershor dhe që u distancuan nga kandidati problematik që kryeministri u çoi për kryetar. Në vend të ndjesës dhe të reflektimit edhe për dhunën policore ndaj shkodranëve, dje Rama shkoi edhe më tej duke ndërprerë fondet për gjithë shërbimet e këtij qytetit. Në këtë pikë nuk flitet më për politikë, por për një hakmarrje të ulët dhe deri kriminale të qeverisë ndaj një komuniteti të veçantë.

Sjellja e qeverisë me Shkodrën mund të krahasohet vetëm me atë të një pushtuesi. Fillimisht e rrethuan me polici. Dhunuan qytetarët, i burgosën dhe grabitën me dhunë këshillin bashkiak. Kur po shohin se asgjë nuk po jep efekt dhe Bashkia po vazhdon punën e përditshme, rilindja ka zgjedhur një mënyrë më të poshtër duke bllokuar fondet. Është njëlloj si rrethimet e pushtuesve që u ndërprisnin kalave dhe qyteteve furnizimin me ujë dhe ushqime, derisa të dorëzoheshin të gjithë.

Urdhrat për rrethimin e Shkodrës në kohët moderne, pavarësisht se kush i firmos dhe i zbaton, janë të gjitha të dala nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Sot nuk po ndëshkon vetëm opozitarët, por gjithë qytetarët e Shkodrës duke ideuar dhe çmenduri si kjo e bllokimit të shërbimeve. Në këto 30 vjet Shkodra ka parë marrëzira nga më të ndryshmet, por rrethimi që po i bën Edi Rama ja kalon kujtdo tjetër. Atë që po bën kryeministri ndaj këtij qyteti, nuk ja ka bërë Shkodrës asnjë pushtues.

Qamil Xhani

SHKARKO APP