Qeveria e cila nuk lindi as për Krishtlindje!

Zhurmë e madhe para KrishtLindjeve dhe pas protestës së studentëve se kryeministri do bënte namin ditën e hënë në vigjilje të Krishtlindjeve. U dhanë skenarë nga njerëz të afërt pranë kryeministrit se kush ikën e kush rri, bile u tha se asnjë nuk do qëndronte. U tha se edhe Edi Rama po shikonte pozicionin e tij në qeveri dhe ku Pandeli Majko kishte blerë kostumin e ri para Krishtlindjeve. Ministrat që takonim apo komunikonin me median tregonin se kishin marrë me urgjencë nga zyrat e tyre sendet personale, kishin bërë gati firmat e fundit e disa ishin deleguar kompetencat zv/ministrave, sepse ditën e martë, pra sot Ditën e Krishtlindjeve, nuk do të ishin më si ministra. Politikisht, pasi formalisht ata detyrohen të qëndrojnë në detyrë derisa të vijë ministri tjetër, i dekretuar dhe votuar në Kuvend.

Dje pritej që kryeministri të bënte një mbledhje kryesie të PS-së live e ku do të dëgjonin shqiptarët se cilët ministra nuk kishin punuar mirë, ndonëse populli tashmë e di mirë se cilët duhet të ikin me dajak, cilët drejt burgut dhe ndonjë edhe mund të qëndronte.

Por nuk e bëri kryeministri Rama, që thotë se “bashkëqeveris me qytetarët”, me ata qytetarë që zhvasin përditë disa biznesmenë miq, e tashmë urdhërues të qeverisë.

Kryeministri foli, por nuk tha asgjë. Si nëpër dhembë cicëroi se ka nevojë për ndryshime, por jo më shumë. E la hapur fjalinë për me datë 28 te “Asambleja e popullit oligark”.

Burime të besuara tregojnë se dje Kryeministri do paloste shumë ministra, me emra e mbiemra, por me sa duket nuk guxoi se dy oligarkë të mëdhenjë, biznesmenë superiorë në këtë vend, nuk e lejuan Edi Ramën të bënte ndryshime radikale.

Ndaj nuk lindi qeveria e re e Krishtlindjeve, parashikuar nga Sokol Balla!

SHKARKO APP