Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çukitja* e “kanarinës” Spiropali te shpina e Ramës!

Editorial E premte, 5 Qershor 2026 16:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çukitja e “kanarinës” Spiropali te shpina e Ramës!

(kliko për ta shikuar te Watch on YouTube)

*Fjala çukit përdoret për zogjtë kur godasin me sqep.

Kanarina e Elisës në garë me flamengot!

Teksa qindra protestues po mbushin sheshin përpara Kryeministrisë, e ku kryeministri Rama deklaronte nga Mali i Zi se pas protestave fshihen elementë të financuar nga Irani, Elisa Spiropali zgjodhi një rrugë krejt tjetër. Ajo foli për protestën, për qytetarët, për Makbethin, për ndërgjegjen, për gjumin e prishur dhe për nevojën e reflektimit.

Nuk ishte një status i zakonshëm. Ishte një tekst me nënkuptime politike, që shumëkush e lexoi si një shigjetim ndaj kryeministrit Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur një figurë e nivelit të dytë në hierarkinë shtetërore, si Spiropali, kujton protestat spontane kundër diktaturës komuniste dhe i krahason me protestat e sotme, natyrshëm lind pyetja: kujt po i drejtohej në të vërtetë ky mesazh?

Më interesant bëhet fakti se vetëm pak javë më parë, në një bashkëbisedim me botuesin e KOHA JONË, Nikoll Lesi, kryeministri Rama lëshoi një paralajmërim publik ndaj Spiropalit. Ai tha se nëse ajo kishte kaluar dy vija të kuqe, ekzistonte edhe një vijë e tretë, ku me pas përjashtohej. Ishte një mesazh që shumëkush e interpretoi si një sinjal politik për të mos shkuar më tej në pozicionimet e saj publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por duket se Spiropali nuk ka ndërmend të heshtë. Me statusin e saj të fundit ajo nuk sulmon drejtpërdrejt Ramën, nuk përmend emra dhe nuk artikulon akuza të hapura. Por politika nuk është letërsi. Në politikë rëndësi ka nënteksti.

Mund t'ju interesojë

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

13 Nëntor 2026, 14:23
Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

11 Nëntor 2026, 17:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Dhe nënteksti i këtij statusi duket i qartë: protestat nuk duhen demonizuar, qytetarët duhen dëgjuar dhe pushteti duhet të reflektojë, sepse qeveria është dhunuese. Pra ajo në të vertetë ka sulmuar pas shpine qeverinë dhe partinë e saj. Dhe për me tepër se Spiropali nuk flet në grup parlamentar, por në facebook, duke dhënë leksion se si bëhet shteti.

Ironia është se ndërsa Rama po merret me “flamingot” e protestës para Kryeministrisë, nga brenda vetë shumicës po dëgjohet cicërima e një “kanarine” politike që po i kujton se si ndërtohet shteti dhe ku duhet të vendoset kufiri i pushtetit.

Natyrisht, statusi ishte i shkruar bukur. Me referenca shekspiriane, me simbolika dhe me fraza që tingëllojnë elegante.

Një investim prej 4 miliardë dollarësh, i lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, nuk është një çështje që mund të trajtohet vetëm me slogane proteste. Mund të ketë debate për mjedisin, transparencën apo procedurat, por kur ka reagime nga shoqëria, rruga normale është dialogu dhe negociimi mes palëve.

Protestuesit kanë të drejtën e tyre të kundërshtojnë. Qeveria ka të drejtën e saj të mbrojë projektin. Por zgjidhja nuk mund të jetë formula: “Ik kryeministër dhe pastaj flasim”. Në demokraci fillimisht flitet, debatohet dhe negociohet.

Për më tepër, Edi Rama sapo ka marrë një mandat të ri nga zgjedhësit. Dorëheqja e një kryeministri nuk mund të jetë kusht paraprak për dialogun.

Por Elisa Spiropali nuk përfaqëson linjë fraksioni në PS, edhe për vetë staturën e saj reale, ajo i është drejtuar programit të intelegjencës artificiale për ti hartuar statusin. Kaq është takati i saj. Sidoqoftë çukiti fort pas shpinës së Ramës.

Etiketat e lidhura

Daniel MuçakuramaSpiropali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.