Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë

Dhjetëra mijëra protestues të opozitës kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonën e Piramidës dhe gjithë qendrën e Tiranës ku ndodhet Kryeministria dhe Kryesia e Kuvendit.

Në orën 11:00 gjithë krerët e opozitës u janë bashkuar qytetarëve që kanë marrë pjesë në një tubim të pazakontë nga masiviteti.

Në një lëvizje të panjoftuar më parë, drejtuesit e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të nisin një marshim rrethim në godinën e Kryeministrisë

Qytetarët kanë hequr barrierat metalike në zonën e Piramidës pa përplasja me policinë kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë.

Apeli për të nisur marshimin-rrethim të Kryeministrisë u bë nga ish-deputeti Flamur Noka.

Deklarata e Flamur Nokës: “Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!
Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë,
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Populli ka folur! Rama ik!
Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!
Rama ik! Rama ik!
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.
Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste! Do të marshojmë, protest ndaj bandës.
Përpara!”.

orën 12: 00 ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka folur sërish para qytetarëve duke kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë protestën. Ai deklaroi se “ne do të vazhdojmë të mbajmë të rrethuar strehën e krimit që është godina e Kryeministrisë”.

Lexoni edhe

Pjesëmarrja është fitorja e parë e protestës. Sot ka shumë protestues se në çdo miting tjetër

Tubimi i opozitës ka arritur fitoren e parë që në nisje të tij. Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj.

Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në tubim duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrja masive është fitorja e parë e opozitës dhe ky është mesazhi kryesor i mitingut. Mbetet që tashmë qeveria dhe kryeministri ta lexojnë siç duhet këtë mesazh që vjen nga gjithë shqiptarët.

ORA 11:38: Basha: Beteja jonë është pa kthim

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë nisur nga selite e tyre drejt kryeministrisë përe të zhvilluar atë që e kanë quajtur protesta më e madhe që do të bëjë të mundur rrëzimin e kryeministrit Rama.

Mijëra mbështetes të PD dhe LSI nga Tirana dhe rrethet i janë bashkuar thirrjes së drejtuesve te këtyre partive për të mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër kësaj qeverie që ata e quajnë kriminale. Protestuesit mbanin në duar flamuj të PD-LSI por edhe flamurin kombëtar. Nuk mungonin gjithashtu edhe parrulla të shumta kundër Ramës. Afër “Piramidës”, Basha u takua edhe me lideri historic te PD, Berisha duke vijuar marshimin drejt kryeministrisë. “Beteja që kemi nisur është pa kthim. Kjo betejë do të përfundojë me largimin e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa”, tha Basha.

ORA 11:15: Djali i Azem Hajdarit në protestë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet aktualisht në mes të turmës që po proteston përpara Kryeministrisë. Ai u nis nga selia blu i shoqëruar nga një numër i madh mbështetësish, së bashku me bashkëshorten Aurela Basha.  Gjatë ecjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në krah të Bashës qëndronte Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdarit. Ai ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes të mediave për shkak të qëndrimit të kundërt që ka mbajtur me motrën e tij, deputeten Rudina Hajdari, sa i përket djeges së mandateve.

Ora 11:00 -Mediat ndërkombëtare ndjekin protestën e opozitës

Televizioni kombëtar gjerman ZDF i cili ka qenë shumë aktivë këto ditë duke i kushtuar një sërë kronikash dhe reportazhezh të gjata krizës shqiptare po e ndjek nga afër ha pas hapi protestën e opozitës. Me të dalë Basha nga selia  PD ai i ka dhënë një intervistë grupit gjerman të xhirimit i cili do ta shoqërojë atë gjatë marshimit në bulevard.

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh shumë shqetësues për Shqipërinë. Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën. ‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta. Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh ku mbështetet të gjitha akuzat që opozita bën për gjendjen në vend.

SHKARKO APP