RTSH Publik një “gjigand” i përgjumur

Presidenti Bujar Nishani nuk dekretoi dje ndryshimet në ligjin për “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ligji në fjalë u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste në datën 10 mars dhe synonte të zgjidhte situatën e krijuar  në Radio Televizionin Publik Shqiptar, i cili prej tre vjetësh nuk ka një drejtor të zgjedhur sipas ligjit. Nuk ka drejtor, por nuk ka as shikueshmëri të publikut, ndonëse emrin e ka publik. Çdo familje paguan taksë për televizionin publik dhe ka nevojë të shoh një model BBC, natyrisht në miniaturë, ku TVSH të jetë tamam i publikut e jo televizionet private, të cilat kanë emisione shumë të mira e konkuruese, porse përgjithësisht lajmet janë nën dirigjimin e interesave të pronarëve të tyre. Dikush për leje ndërtimi, një tjetër për leje të tjera, por janë privatë, ndonëse edhe privati si rregull perendimor duhet të ketë prioritet publikun, të vertetën dhe kurajon. Por pakkush e ka nga televizionet private. Atëhere duhet patjetër gjigandi i fjetur TVSH të ringrihet dhe të konkurojë si i barabartë, në mos edhe më tepër, me radiotelevionet e tjera private.

Vendimi i kreut të shtetit rikthen edhe një herë në vëmendje lojën politike që po bëhet me institucionin më të madh mediatik në vend dhe që mbahet me taksat e qytetarëve. Konkretisht çfarë ka ndodhur deri më sot me Radio Televizionin Shqiptar?  Prej gati tre vitesh Këshilli i Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar (KDRTSH) ka dështuar të zgjedh me konsensus Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. KDRTSH ka 11 anëtarë, ku pesë përfaqësojnë mazhorancën dhe pesë opozitën, ndërsa Kryetari zgjidhet me shumicë votash nga Kuvendi. Për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH duhen 7 vota ose 2/3. Në raundet që janë zhvilluar gjatë vitit 2015 morën pjesë rreth 20 kandidatë, por askush nuk arriti të marrë shumicën e duhur. Në raundin e fundit gara mbeti mes dy kandidatëve, intelektualit dhe artistit Petrit Malaj dhe gazetarit të njohur Thoma Gëllçi, por edhe në këtë rast asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë shumicën prej 7 votash. Në këtë situatë ngërçi, Këshilli Drejtues nisi procedurën për rihapjen e garës me kandidatë të rinj, por siç duket një urdhër politik kërkoi ndryshimin e rregullave të lojës. Deputetët e Partisë Socialiste depozituan në Kuvend ndryshimet në ligjin për zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së, ku parashikohej që gara të vazhdonte mes dy kandidatëve dhe zgjedhja të bëhej jo me shumicë të detyruar,  por me shumicë të thjeshtë kur dështonin raundet e para.

Por kjo nismë ligjore e Partisë Socialiste është vlerësuar sipas Presidentit si antikushtetuese. Në argumentin e tij, Presidenti rendit të paktën tre arsye që e bëjnë këtë nismë jo vetëm antiligjore, por edhe të dëmshme për median e vetme publike të hapur. Në mënyrë të hapur, Nishani shprehet se ligji ka si qëllim që të zgjedh në krye të të vetmit institucion mediatik publik një njeri “të pëlqyer nga mazhoranca”. Një nismë e tillë bie ndesh jo vetëm me ligjet e vendit, por edhe me rekomandimet e Komisionit Europian për pavarësi të mediave.  Ndërsa ligji ekzistues kërkon konsensus për zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së, ndryshimet e miratuara nga PS-ja sanksionojnë zgjedhjen e një drejtori që ka vetëm votat e një kampi politik dhe përjashton opozitën.

Pika e dytë që cilësohet si antikushtese nga ana e Presidentit për ligjin e mediave ka të bëjë me procedurën e shkarkimit të Drejtorit të RTSH-së. Sipas ligjit drejtori i ri, pra një nga dy kandidatët që janë në garë zgjidhet me 3/5 (6 vota), ndërsa për shkarkimin e tij duhen sërish 6 vota. E thënë ndryshe, pasi të jetë zgjedhur drejtuesi i ri me gjashtë vota është e pamundur të shkarkohet më me këtë kompozim të të Këshillit Drejtues të RTSH.  Mund të jetë rasti i rrallë ligjor, kur për emërimin e një drejtuesi nuk duhet konsensus, ndërsa për shkarkimin e tij duhet patjetër të ketë shumicë votash. Nw kwtw pikw e ka gabim Presidenti.

Pika e tretë që kundërshtohet nga Presidenti lidhet me fuqinë prapavepruese të ligjit. Në ligjin e miratuar nga Kuvendi kërkohet që të kalohet në zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së në pikën ku ka mbetur procesi, pra në garën mes Petrit Malajt dhe Thoma Gëllçit. Në raundin e fundit, Gëllçi mori 6 vota, ndërsa Malaj 5 vota. Në këtë mënyrë mazhoranca duket se me ligjin e ri përcakton jo vetëm rregullat e reja, por edhe emrin e drejtorit të ri. Ndërkohë që do të ishte më e udhës që procesi të niste nga fillimi. Të hapej gara më kandidatë të rinj, të kishte prapë disa amendime në ligj, natyrisht me PD-në dhe të jepej një mundësi për konsensus. Ka njw nwn qw pwrjashton kot sw koti konkurimin nwse ke kandiduar  pwr deputet. Por pas gjithë këtyre spërdredhjeve juridike që ka miratuar mazhoranca, çfarë vlere ka fjala konsensus kur ligji bëhet vetëm për një njeri.

Me kthimin nga Presidenti ligji i PS-së përveçse nuk ishte konsensual, siç deklaruan shoqatat e mediave me në krye Aleksandër Çipën, Komisioni Europian dhe opozita, por  është dhënë një shans i fundit për t’i kthyer nderin dhe emrin konkurues këtij “gjigandi” të fjetur, i cili nëse gjendet njeriu i duhur profesionist, me autoritet në media dhe bashkëpunues, TVSH kthehet brenda vitit në një televizion konkurues, i cili do të detyrojë edhe radiotelevizionet private të jenë me të saktë, pasi ndryshe humbasin tregun, reklamat, shikueshmërinë.

Edi Rama ka nevojë të jetë ai që ishte në opozitë kur kërkonte një autoritet mediatik ta drejtonte, bile thoshte se tre muajt e parë TVSH ka nevojë të mbyllet ,të pastrohet e lyhet në çdo cep, pasi “myku” i paftësisë është kudo aty. Tani ka ndryshuar kryeministri duke bërë të njëjtën gjë si parardhësi me TVSH-në, të cilin e vodhën, e shkatërruan dhe e përdorën  me qëllim konkurentët privatë.

Ka plot emra media, shoqëria civile për të dhënë një drejtor të përgjithshëm të TVSH-së, i cili (a) të ketë prioritet vetëm ringritjen dhe kthimin e këtij gjigandi radioteleviziv në një BBC të vogël shqiptare.

Po të ketë deshirën Rama, Meta dhe Basha e gjejnë!

SHKARKO APP