Rama del nga ministria me Fatmir Xhafaj (FOTO)

Sandër Lleshi është emëruar zv/ministër i Brendshëm me fuqi ministri. Kryeministri Rama nuk u mjaftua vetëm me foto në zyrën e tij, por e shoqëroi të zgjedhurin e tij për Ministrinë e Brendshme deri në zyrë. Ndërkohë që Garda merrte masa për pritjen e tyre, befasi u duk edhe prezenca e ish-ministrit të Brendshëm të dorëhequr nga detyra, Fatmir Xhafaj, i cili buzëqeshte sikur të ishte emëruar ministër.

Në prezantimin kortezial ishin të pranishëm edhe 4 zv/ministrat dhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë. Pas 30 minutash takim me dyer të mbyllura, kryeministri Rama nuk doli prej andej me atë që hyri, pra me Sandër Lleshin. Në dalje, kreu i qeverisë shoqërohej nga ish-ministri Xhafaj, ndërsa për mediat nuk pati asnjë koment.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj qeshnin, takonin njerëz sikur vinin nga një dasëm politike, ndërsa që në zyrën e re të ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi thirri vartësit.

Fatmir Xhafaj iku sikur u emërua ministër!

SHKARKO APP