Rama ndërroi fjalimin në mesnatë për në Parlament

Kryeministri Rama ishte përgatitur për një fjalim shumë të ashpër, këtë të martë, në Parlament kundër Presidentit Meta. Burime shumë konfidenciale tregojnë se kryeministri kishte në skenar që pas fjalës së tij të dilnin, gjoja të revoltuar, disa deputetë në foltoren e Kuvendit ku do të sulmonin Presidentin duke i kërkuar Gramoz Ruçit fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Meta, ndonëse nuk i kanë numrat, sepse duhen 93 deputetë me Kushtetutë. Por i gjithi ishte një skenar i thurrur për publikun, duke i bërë presion Ilir Metës. Ndërkohë të njëjtat burime tregojnë se ka qenë fillimisht Gramoz Ruçi e më pas disa deputetë që e kanë këshilluar kryeministrin se betejën juridike dhe politike, njëkohësisht, me Presidentin e kemi të humbur, aq me tepër që vetë Presidenti kishte kërkuar ti sfidonte mu në sallën e Kuvendit. Presidenti kishte kërkuar që të shkonte në Kuvend dhe ti sqaronte e të përgjigjej çdo pyetje të deputetëve. Por kjo do të ishte lojë e rrezikshme për mazhorancën, duke ditur se Ilir Meta e njeh mirë debatin, duelin dhe politikën sepse ka që në vitin 1992 në atë parlament.

Sot në mëngjez kryeministri ka grisur fjalimin e përgatitur, i shkruar në stilin e tij masakrues dhe ironik, i denjë për fushatë elektorale. Dhe doli me një pamje tjetër, në dukje paqtuese. Tha se Ilir Meta mbetet presidenti më i mirë në 28 vite dhe nuk jemi penduar në zgjedhjen e tij, por këtë herë gaboi. La të kuptohej se ka një krisje mes tyre, por uroj të mos shkojë në çarje, shtoi Rama. Çarjen e lidhte me dekretin për Sandër Lleshin.

I pyetur nga “Koha Jone” Gramoz Ruçi,kryetar i Kuvendit, nëse duhej të shkonte Presidenti tu jepte llogari deputetëve të PS-së për mosdekretimin, ai tha se nuk mund të ndodhë kurrë që Presidenti të vijë për të dhënë llogari; ai i drejtohet parlamentit me mesazhe apo vjen vetë për të folur. Por kurrsesi, theksoi Ruçi, nuk mund të thirret Presidenti për të dhënë llogari.

 

SHKARKO APP