Rama nis hakmarrjen ndaj opozitës dhe medias: mbyll portale, arreston opozitarë
Ka disa limite në aktet e qeverisë që ndan nëse një shtet është demokratik apo një formë regjimi autoritarist. Limiti është liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit. Dje, të dyja këto dy shtylla kryesore që mbajnë në këmbë shtetet europiane, u rrëzuan në mes të Tiranës. Goditja e parë që iu dha demokracisë është ligji “anti-shpifje” që u miratua në parlament. Çfarëdo të thotë kryeministri, deputetët e PS apo një pjesë e mediave që kanë mbyllur gojën, ligji nuk ka të bëjë me shpifjen dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ligji censuron mediat online për çdo lajm që nuk i pëlqen në qeverisë. Me 82 vota dje Rama e votoi ligjin antimedia.
Nëse deri dje në media lexoheshin denoncime ndaj qeverisë dhe zyrtarëve, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo qeveritar edhe i kapur në korrupsion flagrant, ka të drejtë të thotë se “lajmi është shpifje”. Dhe që lajmi është shpifje nuk e vlerëson gjykata, por AMA një institucion që zgjidhet nga qeveria dhe për pasojë do i bindet gjithmonë qeverisë. Me këtë ligj, për çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë AMA detyron fshirjen e tij brenda pak orës dhe pagesën e një gjobë te majme që rrezikon mbylljen e mediave. Gjykatat dhe drejtësia nuk janë asgjëkund në këtë ligj. E vërtetat e denoncimit nuk vlerësohet nga drejtësia, por vetëm nga qeveria dhe AMA. Ky është thelbi i ligjit dhe projekti i qeverisë është as më shumë dhe as më pak, por censurë e mirëfilltë ndaj mediave. Një hap pas dhe një regres që Shqipëria kishte kujtuar se e kaloi që pas viteve ’90 dhe vitit të mbrapshtë ’97. Një pjesë opinionit ende nuk e ka kuptuar dëmin që i është bërë shoqërisë me këtë ligj. Nuk është fjala te shpifja, sepse ligjet aktuale, Kodi Penal dhe Kodi Civil e kanë shprehur qartë sesi paditet një media për shpifje. Ligji nuk merret me shpifjen, por censuron median dhe për pasojë qytetarët të kritikojnë qeverinë. Me këtë ligj shqiptarët dhe media humbasin atë që fituan me shumë mund të vitet ’90, të drejtën për të folur dhe kritikuar pushtetin. Nga sot, nëse kritikon quhet shpifje dhe ndaj ky ligj rrëzon kolonën kryesore të demokracisë.
Goditja e dytë që kryeministri Edi Rama i dha sistemit demokratik në vend është vendimi i gjykatës për dënimin e ish-deputetit, Edvin Salianji dhe gazetarit, Jetmir Olldashi, për të ashtuquajturën çështja “Babale”. Është rasti më flagrant sesi gjykatat vihen në lëvizje me urdhër politik dhe nuk hetojnë denoncimin e opozitës dhe gazetarit, por dënojnë me burg opozitën dhe gazetarin. Para këtij denoncimi kujtojmë se Salianji është i pari deputet i opozitës që në vitin 2014 çonte kamerat në fushat e mbjella me hashash që policia dhe qeveria nuk i “shihte”. Asnjë verifikim nuk u bë për këto denoncime dhe gjykatat nuk hapën kurrë çështje. Ndërsa sot, për një denoncim publik ndaj familjarit të ish-ministrit të Brendshëm u dënua, me procedurë “të përshpejtuar” me një vit burg. Të thuash që një vendim i tillë është i pabazuar është pak. Më shumë se kaq është hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës. Në të dyja rastet, si për dënimi i Salianjit dhe ligji për mediat, tregojnë se kryeministri i ka tjekaluar caqet e një qeverisje të ligjshme. Nga dje ka nisur hakmarrja. Pasi ka marrë të gjitha pushtetet dhe ndërkombëtarët e miratojnë me heshtje, si mbetet gjë vetëm të vazhdojë planin për të mbyllur mediat kritike dhe për të burgosur opozitën.