Rama: Opozita nuk ka parë gjë akoma. Basha: Qeveria jote është KÇK
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë përfshirë sot në replika për ligjin special AntiKÇK (Kap ç’a t’kapësh).
Në një postim në Twitter, Edi Rama deklaron se opozita ka bashkëpunuar dhe përfituar nga krimi. Duke mbrojtur paketën e debatueshme ligjore Anti KÇK, Rama ka përdorur shprehjen e tij të preferuar duke thënë se opozita “nuk ka parë gjë akoma”.
“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”,- shkruan kreu i qeverisë në një postim në Twitter.
PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij🤮
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2020
Pas deklaratave të kreut të qeverisë ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Po në një reagim Twitter, Basha shprehet se kryeministri po mbron kriminelët që rrethojnë qeverinë. Basha shton se sot qeveria Rama është vet KÇK. “Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”,- deklaron Lulzim Basha.
Rama ka frikë nga hija e vet.Është tmerruar nga ligjet e veta.I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 3, 2020