Rama-Basha, lojë nervash për të mos u takuar

Në dy ditët e fundit Partia Socialiste ka ndryshuar qëndrim lidhur me nevojën e një dialogu politik për miratimin e reformës në drejtësi. Nga deklaratat se takimi Rama-Basha-Meta është i panevojshëm për reformën, Kryeministri ka kaluar në ekstremin e kundërt.Tashmë është ai që kërkoi me ngulm një takim mes tij dhe Bashës. E bëri kërkesën formalisht gjatë konferencës me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn. E përsëriti dhe dje me anë të një letre dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha. Tha se ishte i gatshëm “të përqafohej në çdo kohë me opozitën” dhe dje i shtronte e bardhë mbi të zezë pyetjen Bashës: “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”. Ndërsa Basha, njëlloj si në një histori dashurie, ku partneri apo partnerja ka dyshime për sinqeritetin e tjetrit, po shijon bashkë me ofertën edhe poshtërimin që po i bënë rivalit politik që tashmë i lutet. E la gjithë ditën duke pritur “dashurinë e re të Ramës” dhe në darkë iu përgjigj “Jo!”.

Rama u kthye në idenë e dialogut politik pas një sërë hezitimesh dhe refuzimesh që u ka bërë ideve të tilla. Ka qenë fillimisht kreu i LSI-së dhe aleati kryesor i PS-së, Ilir Meta, i cili që në nisje të debatit për reformën tha se ndryshime kaq të mëdha në Kushtetutë kanë nevojë për një konsensus politik dhe publik. Tek e fundit nuk po ndryshohej statuti i një partie, por gjithë baza ligjore e drejtësisë së vendit. Për një reformë të tillë që do të përcaktojë se cila do të jetë drejtësia e 20 apo 30 vjetëve të ardhshme, minimalisht duhet një dakordësi politike. Pak me vonesë, por Rama më në fund e mori në konsideratë këtë këshillë të hershme të aleatit të tij. Meta e njeh mirë shtetin si funksionon, ndaj iu lut miqësisht dhe politikisht që takimi para se të fillonte sherri mes Ramës dhe PD-së,të ishte nw nivel të lartë dhe të debatohej derisa të gjendej konsensusi. Kryeministri e refuzoi prerë deri para dy ditëve. Ndërkohë ka rrjedhur shumë ujë mes ofertës së Metës dhe kërkesës së Ramës.

Me pranimin e tryezës Rama bënë një prapakthehu dhe në raport me opozitën. Që në nisje të reformës, pas tryezave të teknikeve ligjorë, PD-ja ka kërkuar konsensus politik. Mund ta kishte me hipokrizi opozita, porse Rama mund ta bwnte takimin edhe pwr t’u thwnw shqiptarwve e tw huajve “ se unw dua, por kwta nuk duan reformwn”. Dhe i diskretitonte ose i detyronte nga presioni publik. Nëse ky hap do të ishte hedhur që më parë, sot reforma mund të ishte miratuar në Kuvend. Kjo pasi është më e lehtë të gjejnë konsensusin Fatmir Xhafa dhe Eduard Halimi për teknikalitetet ligjore,kur kanë rënë dakord parimisht Edi Rama-Lulzim Basha-Ilir Meta. Në thelb, bllokimi i reformës deri më sot ka ngecur në çështje që kanë të bëjnë me vullnetin politik, duke nisur që nga shumica e votave që duhet për votimin e ligjeve, apo roli i ekzekutivit në kontrollin e sistemit të drejtësisë. Janë çështje për të cilat edhe Komisioni i Venecias kur u pyet dy herë dha pak a shumë të njëjtën përgjigje:“Të gjitha propozimet e debatueshme të reformës (drafti i PS, PD)  qëndrojnë, nëse ka vullnet politik”. E vullneti politik nuk është ndonjë fuqi e mbinatyrshme që realizon reformën. Nis me një takim si ky që kërkoi sot Kryeministri Edi Rama. Kryeministri bëri dje veprimin e duhur, vetëm se jo në kohën e duhur. Mund ta kishte hedhur dorezën e sfidës që në fillim dhe sot do të kishim edhe reformën, edhe hapjen e negociatave për në Bashkimin Europian. Ose në letër të kishte bërë edhe autokritikë për mostakimin e shumëkërkuar nga Basha e Meta. Populli thotë “ Një mendje-hiç mendje..”. PS-ja donte vetëm me ekspertët e saj të bënte e vuloste gjithçka. Por prapw letra e Ramws tregon njw formw ndjese e duhet pranuar nw politikw edhe ndjesa. Ndjesa wshtw kulturw, por kur je “rrahur e sakatuar” me tjetrin edhe ndjesa duket si lojw.

Çwshtja e dialogut të nivelit të lartë nuk është tërheqja e parë e Ramës. Që nga muaji dhjetor Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Akuzohen se të afërmit e tyre kanë përfituar fonde publike. Akuza mund të vërtetohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.Partia Socialiste, ashtu si në rastin e Koço Kokëdhimës, ka vendosur që këtë çështje ta mbyllë me votim në Parlament, ku i ka votat për të rrëzuar çdo kërkesë të PD-së. Për Koço Kokëdhimën, Gjykata Kushtetuese vendosi se çështjen e mandateve mund ta vendos vetëm ajo dhe jo Parlamenti. PS u tërhoq dhe e dërgoi vendimin për Kokëdhimën në gjykatë, por jo për Leskajn dhe Sulin. Deri dje në PS nuk kishte asnjë dilemë se mandatet e dy deputetëve duhet të dërgoheshin në Gjykatë. Në intervistën me gazetaren Ivla Tare, Rama mbrojti deri në fund idenë së Kushtetuta nuk e detyron të dërgoj mandatet e dy deputetëve në gjykatë. Por dje, vetë deputetja Valentina Leskaj paraqiti kërkesën në Kuvend që mandati i saj të shqyrtohej nga gjykata. Është nga ato vendime që siç duket deputetja nuk e ka vendosur personalisht. Të njëjtin hap pritet të hedh në ditët në vijim dhe deputeti tjetër, Rakip Suli. Pra i detyroi Edi Rama dhe bëri mirë, por kush e keshillon kryeministrin që “bëjë të fortin”, kur ai ka të gjitha mundësitë që t’i zgjidhë me konsensus disa reforma të mëdha, të cilat do kenë jetëgjatësi mbi 30 vjet.

As më shumë as më pak është një tërheqje e Kryeministrit ndaj një tjetër kërkese të Partisë Demokratike. Fillimisht  hoqi dorë nga moszhvillimi i dialogut, tashmë dhe nga kërkesa për mandatet e deputetëve të dyshuar për konflikt interesi. Janë nisma që vijnë nga presioni i ndërkombëtarëve dhe vetë PD-së, por  kryeministri ka nevojë ta marrë vetë stafetën për takime të nivelit të lartë në kohën e duhur. Letra e Ramës dje për Bashën u cilësua në PS si një shenjë e dialogut dhe politikës moderne të socialistëve. Është një mënyrë për t’i dhënë tërheqjes pak dinjitet.  Në fakt, të gjitha këto lëshime kanë vetëm një emër; zbythje. Ose siç thuhet në gjuhën popullore: “Të dhjerw,por krenarë!”.

Si të mos mjaftojë kjo në darkë Lulzim Basha u tha “jo”. Dhe renditi një sërë  argumentash, sipas tij se nuk ka pse takohet me kryeministrin dhe liderin e mazhorancës.

Gjithsesi Basha, duke ardhur nga një shkollë perendimore dhe është i vetmi politikan sot që e ka këtë “biografi” politike edhe mund të kishte thënë “Po”.

Nuk humbiste Basha, fitonte opozita, por natyrisht duke vendosur disa kushte.  Ndonwse analistët mbrëmë mendonin se Basha në thelb ka thënë një “jo” për “PO”!

Alban Prulli

SHKARKO APP