Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagon Llalla: Ambasadori Lu është kthyer në prokuror dhe gjykatës

Editorial
E martë, 3 Gusht 2021 06:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklaratë e Adriatik Lallës, ish-prokuror i përgjithshëm, në lidhje me akuzat e Ambasadorit të SHBA, Donald Lu:

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënyrë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve. Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverije, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës. Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe Juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik. Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrëmbërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare” (Adriatik Llalla)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 4 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 13 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 16 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 19 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.