Reformë dhe ARRESTIME !

-Një ministër dhe një deputet presin firmën e Prokurorit të Përgjithshëm.

 Dita e djeshme ka qenë e ngarkuar me negociata dhe debate për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Megjithëse ecejaket mes ndërkombëtarëve dhe drejtuesve të partive kryesore në vend sërish palët janë larg konsensusit. Kryeministri Edi Rama, pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe diplomatët e SHBA-ve dhe BE-së, në një konferencë për mediat tha se ishte gati të negocionte me PD-në deri në minutën e fundit. Sërish në lojë janë “vendet e rezervuara” për politikën në sistemin e drejtësisë, për të cilat PS-ja nuk është dakord.

Debati mbi ligjet me 2/3 apo 3/5, vendet e rezervuara, komisionet e vetingut, institucionet re reja, dhe gjithë amullia e termave që flasin për reformën në drejtësi duket se ua kanë sjellë në majë të hundës dhe vetë politikanëve. Kryeministri, në konferencën e djeshme nuk e fshehu se po e humbiste durimin. “O do të bëjmë reformë në drejtësi siç duhet, ose kurrë mos u bëftë reforma!”,- tha ai. Ndërkohë draftet, propozimet, variantet e partive që qarkullojnë paradite për kompromis, pasdite rrëzohen. Prapë takohen, kundërshtojnë, bien dakort për të mos rënë dakort! Kreu i opozitës disa orë më pas Ramës, në një konferencë për mediat, përshëndeti Kryeministrin për një deklaratë që ai e cilësonte si tërheqje nga vendet e rezervuara. Në fakt nuk vonoi shumë dhe Kryeministri përsëriti qëndrimin; “Nuk jam tërhequr nga asnjë pikë që kemi diskutuar në takim”,- i është përgjigjur Bashës. Edhe pse palët deklarojnë se janë në fundin e afateve për miratimin e reformës, duket se edhe dje e humbën me deklarata dhe akuza pa dhënë shenjë kompromis. Ilir Meta bëri përpjekje institucionale si Numri dy i Shtetit me liderin e Opozitës ditën e dielë dhe dje me kryeministrin e vendit, por duket se nga zyrat e kryeministrisë nuk ka dalë aq i kënaqur, pasi dalja e kryeministrit në mesditë para mediave ishte si për të thënë se “nuk bëj asnjë hap pas për negociata”, gjë që u kuptua me gojën e Fatmir Xhafës se Rama synon ta dështojë reformën në sallën e Kuvendit. Qëllimi ta çojë Reformën në Referendum, pasi edhe e fiton dhe karikon elektoratin e tij për zgjedhjet parlamentare. Një llogari e kuptueshme si nga Meta dhe nga Basha. Reforma fiton në Referendum, pasi shumë njërëz janë rë revoltuar me drejtësinë. Këtë ia rekomandojnë njërëzit pranë tij.

Veç deklaratave dhe negociatave ka pasur dhe zhvillime të tjera, që nuk lidhen me konsensusin, por indirekt kanë të bëjmë me reformën dhe drejtësinë e pavarur që palët kërkojnë. Pasditen e djeshme, Policia e Kavajës arrestoi kryebashkiakun Elvis Rroshi. Prangosja erdhi pas hetimit disa javorë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kishte vënë re mangësi serioze në formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut. Emri i Rroshit është i njohur në media për disa probleme që ka pasur me drejtësinë në Itali. Sipas tij, kanë qenë keqkuptime të palë italiane dhe ishte dënuar gjatë kohës që ishte minoren. Por hetimi i prokurorisë ka nxjerrë fakte të tjera të rënda. Elvis Rroshi rezulton se ka përdorur të paktën pesë emra të tjerë gjatë emigrimit në Itali dhe Zvicër. Ndërkohë që po në këto dy vende është dënuar për të paktën 4 vepra penale të ndryshme, të cilat nuk janë deklaruar. Me këto shkelje prokuroria kërkoi dje arrestimin e tij, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Sipas ligjit të dekriminalizimit për këto akuza mund të dënohet nga 3 deri në 5 vjet burg.

Po dje Prokuroria e Shkodrës i vuri prangat Drejtorit të Tatimeve të këtij Qytetit Hysen Hysaj. Ai akuzohet se i dha në mënyrë të paligjshme 100 milionë lekë nipit të tij, duke shkelur ligjin për rimbursimin e TVSH.  Të dyja këto raste nuk kanë lidhje direkte me njëra-tjetrën. Ajo që i bën bashkë është niveli i zyrtarëve që goditen nga ligji. Kryetari i Bashkisë së Kavajës është një personazh me peshë politike në Partinë Socialiste. Është zgjedhur dy herë kryebashkiak dhe njihet për afërsinë e tij më Kryeministrin Edi Rama dhe deputetë të tjerë socialistë. Rasti i Rroshit është dhe prova e besueshmërisë që Prokuroria ka dhënë në sytë e opinionit publik. Për vetë mbështetjen që i ka dhënë PS-ja, Rroshi konsiderohej i paprekshëm. Ndërkohë që dje Prokuroria e Përgjithshme nuk hezitoi të kërkonte arrestimin e tij duke treguar se nuk ka frikë nga presionet politike.  Nga ana tjetër, edhe një drejtor Tatimesh, sado i panjohur të jetë për publikun,  në atë detyrë është vendosur me dhjetëra fije dhe interesa politike të PS-së. Ndaj arrestimi i tyre nga Prokuroria nuk është në ato raste që shënohen vetëm në raporte.

 Pavarësisht se do të jetë gjykata që provon fajësinë apo pafajësinë e tyre, kemi të bëjmë me një qëndrim korrekt të organit të akuzës. Teksa flitet gjthë ditën për drejtësi të korruptuar dhe gjykatës sekserë është koha të vlerësohen dhe ato raste kur këto institucione funksionojnë. Sigurisht, të korruptuar ka në drejtësi, madje dhe me shumicë. Por mes tyre ka dhe njerëz që para presioneve dhe teserave të partive vënë ligjin.

Prokuroria ka nën hetim intensiv dy deputetë dhe një ministër të kabinetit Rama. Priten fletëarrestet, sidomos për ministrin dhe një deputet biznesmen, i cili ka fallsifikuar formularin e dekrimininalizimit, pasi ka përdorur tre emra jashtë shtetit, bile në një shtet të largët. Përveç kësaj ka fallfikuar edhe bilancet e  biznesit të tij në tatime.

 

SHKARKO APP