Sa herë Rama ndodhet buzë humnerës, shfaqet ish-kryetari Fatos Nano

Edi Rama do mbledhë Kongresin jashtë radhe të PS-së me datë 23 mars. Në kulmin e krizës politike dhe kur opozita ka dorëzuar jo vetëm mandatet e deputetit, por ka filluar edhe protestat e forta për largimin e kryeministrit Rama, shfaqet ish-kryeministri Nano.

Edi Rama ka edhe frikën e grupit antiRama të kryesuar nga Pandeli Majko, të cilët kanë manifestuar haptazi shenja kundër qëndrimit arrogant dhe konflikutal të kryeministrit. Flitet se do ketë kritika për kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, në Kongres. Ndaj Edi Rama ka thirrë në ndihmë Fatos Nanon. E ka ftuar në Kongres për antiRamët. Edhe në momentin kur Rama ishte keq para zgjedhjeve të vitit 2017, ish-kryeministrin Nano e thirrën në vilën qeveritare në Durrës. Më pas Nano bëri një deklaratë pro Ramës, duke paralizuar antiramët në PS. Dhe thonë, disa media, se Fatos Nano pas asaj deklarate mori një leje të madhe ndërtimi pas TEG, ku sot shkruhet “Rezidenca Xhoy”. Natyrisht se nuk mund të akuzohet se e ka bërë këtë pazar ish-kryeministri me kryeministrin, por fjalët e liga drejtojnë gishtin pikërisht te leja e ndërtimit që u dha pas kësaj deklarate.

A do të flasë në Kongres prapë Fatos Nano?

Nëse ka nevojë për ndonjë leje ndërtimi, PO, thonë gojët e liga në selinë rozë. Në të vertetë Fatos Nano ishte kryetar PS-ja shumë liberal, kurse Rama mbetet arrogant.

SHKARKO APP