Berisha:Me 16 shkurt rrethohet Kryeministria. Monika Kryemadhi: Do ta largojmë Edi Ramën!

Ish-kryeministri Berisha tha ndër të tjera mbrëmë në në emisionin “Opinion” te Fevziu, se do ta rrëzojmë me çdo kusht Edi Ramën me 16 shkurt, në protestën e madhe të Opozitës. Bile ai shtoi, pas insistimit të gazetarëve në studio, se mund të ketë edhe rrethim të krejt kryeministrisë me datë 16 shkurt dhe nuk do ta lejojë populli të futet në zyrën e tij të kryeministrit. Dhe nëse ai prek popullin, duhet të mëndojë mirë, se çfarë do ta gjejë nga populli, shtoi ish-kryeministri.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar zhvillimin e protestave të forta në vend që do të sjellin rrëzimin e qeverisë “Rama”. Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama do të ketë faktin e Nicolas Maduro, atë që njihet si diktatori i Venezuelës.

Paralelizmi i kreut të qeverisë me presidentin e Venezuelës nuk është i rastësishëm dhe bëhet vetëm pak ditë para nisjes së protestave masive të opozitës në Shqipëri. Këto ditë, vendi i Amerikës Latine është kthyer në vëmendje të gjithë ndërkombëtareve për shkak të një situate të paprecedentë. Nicolas Maduro u zgjodh një vit më parë president si pasues i linjës së ashpër marksiste dhe komuiste të Hugo Çaves. Zgjedhjet u kundërshtuan nga opozita dhe nga një pjesë e madhe e faktorit ndërkombëtar. Korrupsioni, kriza ekonomike, varfëria e gati 75 përqind e popullsisë bëri që populli prej disa ditësh të dalë në rrugë dukë kërkuar largimin e presidentit. Në situatën e një prag lufte civile, kreu i opozitës Juan Guaidó, vendosi të marrë në dorë drejtimin e vendit për të shmangur kaosin. Asambleja parlamentare e Venezuelës e votoi dy ditë më parë si President të përkohshëm për të shmangur luftën. Pak orë pas zgjedhjes, Juan Guaidó u njoh si president nga shumica e vendeve perëndimore, SHBA dhe BE.

Mes Venezuelës së largët dhe zhvillimeve këtu në Tiranë opozita sheh shumë gjëra të përbashkëta. Sipas tyre, edhe kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet më shumë se një vit më parë me një proces të manipuluar dhe jashtë standardeve. Sipas PD, edhe në Shqipëri ka një varfëri të tejskajshme dhe një korrupsion që ka grabitur paratë e shqiptarëve. Si në Venezuelë dhe në Shqipëri korrupsioni, paaftësia qeverisë dhe metodat diktatoriale kanë krijuar një klimë që sipas Lulzim Bashës “do të sjellë përplasje dhe konflikt civil”.  Në qëndrimin që mbajtën SHBA për mbështetjen e presidentit të ri, theksohen mbrojtja e parimeve demokratike dhe largimi i liderëve autoritarë dhe të korruptuar. Të gjitha këto qëndrime për Partinë Demokratike dje shihen si nisja e një ere të re të ndërkombëtareve lidhur me modelet autoritariste të pushtetit që po instalohen edhe në vende të tjera. Shqipëria, sipas opozitës ka kohë që lundron me Ramën në këto ujëra të turbullta dhe ndaj dje Sali Berisha bëri paralajmërimin dhe krahasimin e Edi Ramës me  Nicolas Maduro.

Ndërkohë kryetarja e LSI ka bërë thirrje popullit që me datë 16 shkurt të mblidhemi në sheshin para kryeministrisë dhe nuk do largohemi pa rrëzuar kryeministrin Rama me çdo mjet./A.Marku/

SHKARKO APP