Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shfaqja e shëmtuar e qeverisë dhe disa mediave kombëtare televizive

Editorial
E diel, 1 Gusht 2021 01:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Para Gjykatës së Tiranës sot është gjendje “lufte”. Mbi 1 mijë forca policie dhe forca speciale kanë bllokuar gjysmën e Tiranës. Nuk lejojnë të kalojë njeri në rrugën e Gjykatës së Tiranës, as në këmbë. Qindra qytetarë protestojnë për lirimin e 23 qytetarëve nga Kukësi që kundërshtuan vendosjen e taksës. Deputetët e PD-LSI u konfliktuan për të hyrë në sallën e gjyqit. Qytetarëve të arrestuar nuk u njihen të drejtat si shtetas të Shqipërisë, pasi janë arrestuar natën vonë. Prokuroria ka ndryshuar orën e arrestimit për t’i mbajtur me gjatë sesa e lejon ligji. Një pjesë e tyre janë paraqitur në seancë pa këpucë dhe në gjendjen që janë marrë nga shtëpitë ditën e shtunë në mesnatë. Pasi janë sjellë vërdallë nëpër komisariate e Kukësit, Tiranës, komisariatet 3, 4, 5 në kryeqytet, më në fund janë plasur në një sallë gjyqi që më shumë se proces gjyqësor duket si një show politik i urdhëruar nga lartë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Shteti po tregon dhëmbët fort dhe kërcënueshëm. Kryeministri Rama ka dirigjuar sot një skenar dinak ku në vend që mediat radiotelevizive  të transmetojnë lajmin nga gjykata apo protesta e qytetarëve, pasi ky është lajmi kryesor sot, ka sajuar një seancë gjoja analizë dhe raportimi të ministrit të Financave para Erion Braçes. Pra me urdhër mediat ose me saktë shumica e pronarëve mediatikë pasqyrojnë si lajm kryesor ministrin Arben Ahmetaj dhe jo seancën gjyqësore apo protestën para gjykatës. Dhe e mbajnë ekranin e tyre me frekuencë publike, atje ku e don Edi Rama. Kjo është sjellje jo profesionale, jo etike ose më saktë kriminale e kësaj media radiotelevizive, e cila i shërben qeverisë në një moment kritik për të e jo në interes të publikut, siç e do ligji për mediat.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndërkohë po kaq shqetësuese është shpëlarja e trurit që po u bëhet shqiptarëve ditën e sotme. Kur Tirana është në gjendje “lufte”, mediat nuk japin live nga gjykata, përjashtuar tek-tuk ndonjë televizion. Në mënyrën më të turpshme sot mediat transmetojnë live një takim të Erjon Braçes dhe Arben Ahmetajt. Kjo është qesharake, jo për personazhet, por për funksionet që kanë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë mund të takohet me mininistrin e Financave në çdo ditë të mundshme. Mund të pinë kafe, të takohen në zyrë madje të komunikojnë edhe në Facebook për financat. Por jo sot! Sot nuk mund të marrin gjithë mediat me “dhunë” për të transmetuar live pikëpamjet e tyre për taksën e Rrugës së Kombit. Ahmetaj, Braçe dhe kushdo nga PS kishte 5 vjet për të folur për këtë taksë. Kishin 5 vjet për të sqaruar kuksianët, kosovarët dhe shqiptarët se përse u vendos taksa dhe përse duhej 5 euro. Ajo që po bëjnë sot është vetëm një shfaqje e shëmtuar për të largur vëmendjen nga ajo që po ndodh në Tiranë. Tirana është në shtetrrethim. Po përballet opozita dhe të arrestuarit me shtetin e Edi Ramës e në një vend normal lajmi do të ishte në gjykatë atje ku është vëmendja kombëtare.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është ajo që po ndodh sot në Tiranë. Një ngjarje që ka mbërthyer vëmendjen e gjithë Shqipërisë dhe ambasadave të BE. Mënyra sesi do të gjykohen 23 kuksianë nuk ka të bëjë me fatin e tyre personal, por me nivelin e drejtësisë që po instalojmë në Shqipëri. Ka të bëjë me faktin nëse qeveria po kalon vijën e kuqe, atë vijë që tregon nëse një pushtet është demokratik dhe funksionon sipas ligjit, apo në vend po instalohet një regjim autokratik me tipare policore.

Ajo që po ndodh sot në Tiranë do të tregojë se çfarë do të ndodhë dhe në muajt dhe vitet në vijim. Proceset gjyqësore të tilla janë “sondazhi” më i mirë që tregon nëse një qeveri është në anën e qytetarëve apo mendon vetëm si të zgjasë jetën e pushtetit. Sigurisht sistemi gjyqësor është i pavarur në një vend normal, por letrat e prokurorisë që dolën dje në darkë, ku dukej një manipulim i hapur ishte dëshmia se policia dhe prokuroria funksiojnë sipas urdhrave të qeverisë dhe jo sipas ligjit.

Ndaj sot media ka mision qytetar të tregoj se çfarë po ndodhë me një proces gjyqësor që rrezikon të kthehet në një gjyq të turpshëm politik dhe jo të bëjë transmetime maratonë për takimin e disa deputetëve të PS. Po çfarë po transmetojnë televizionet kryesore sot? Herë pas here, gjoja sikur bëjnë profesionin e gazetarit, e kalojnë kamerën edhe te gjykata e Tiranës, por me vrik e spostojnë te ministri i Financave Ahmetaj, që ka mbi dy orë që flet live, aqsa edhe kryeministri nuk rri kaq gjatë. Por eshtë një skenar që të bllokojnë ekranet jo me pamje nga gjykata dhe turma e cila ka rrethuar kordonin e policisë e po konfliktohet. Mjeshtërisht dhe poshtërsisht mediat televizive (me ndonjë përjashtim të vogël) treguan se ku ka rënë niveli i pushtetit të katërt në Shqipëri.

Edi Rama është jo vetëm kryeministër, por edhe drejtor i shumicës së kryeredaktorëve!

Media si pushtet i katërt në shumicën e tij në Shqipëri nuk është më pushtet mediatik, por pjesë e oligarkisë dhe e kryeministrit.

LAJME TE TJERA PER PROTESTËN E SOTME

Gjakoset deputeti i PD në përpjekje për të hyrë në Gjykatë

Ylli Manjani: Të vetmit që duhen gjykuar janë Policët dhe Prokurorët

Lulzim Basha: Kjo është fytyra e shtetit kriminal

Kryemadhi: Edi Rama, frikacaku i madh

LSI: Situatë terrori, ishin të armatosur

Qeveria shpjegon taksën e Rrugës së Kombit ditën e “luftës”

Petrit Vasili: Kryeministri, një kufomë politike

Berisha: Gangsterët me uniformë të Ramës gjakosin Spahon

Dëshmitë tronditëse të protestuesve në gjykatë

Fotot e tubimit sot në Tiranë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 15 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.