Shkodra, si “Stalingradi”* për kryeministrin, por Rama jo në rolin e Stalinit!

-Mazhoranca po provokon me qëllim shkodranët, të cilët durojnë sa durojnë, porse kur vendosin për të dalë në sheshin e Shkodrës, marrin jo vetëm Shkodrën, por edhe kryeministrinë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të rrëmbejë bashkinë e Shkodrës me çdo kusht.

E ka ndarë mendjen.

Një ditë pasi Valdrin Pjetri, fituesi i zgjedhjeve moniste të 30 qershorit dha dorëheqjen për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Rama ka gati skemën për të marrë bashkinë. Këtë herë socialistët nuk do të marrin mundimin të bëjnë as zgjedhje farsë, por praktikisht synojnë të uzurpojnë bashkinë në mënyrë anti-ligjore. Juristët afër Edi Ramës i kanë propozuar kryeministrit një skenar që, sipas tyre, i ndërpret mandatin kryetares së zgjedhur ligjërisht Voltana Ademi dhe e kalon drejtimin e Bashkisë së Shkodrës në dorë të Këshillit Bashkiak. Konkretisht, këtë të hënë socialistët do të ngrenë këshillin e dalë nga votimet e 30 qershorit. 52 anëtarët e dalë nga zgjedhjet e parregullta do të zgjedhin kryetarin e këshillit dhe nënkryetarët. Socialistët pretendojnë se mëqënëse Valdrin Pjetri hoqi dorë nga posti, Bashkia e Shkodrës nuk mund të drejtohet më Voltana Ademi, e cila është zgjedhur ligjërisht katër vite më parë, por do të zgjedhin kryetar një prej nënkryetarëve të këshillit.

Një skenar i tillë parashikon që këshilli, vetëm me anëtarë të PS, faktikisht të “shkarkojë”  Voltana Ademin, duke e kaluar vendimmarrjen në dorë të Partisë Socialiste. Edhe pse zyrtarisht PS-ja nuk ka mbajtur qëndrim publik për këtë çështje, pritet që të hënën këshilltarët e PS të kërkojnë largimin e Ademit.

Zyrarisht Voltana Ademi ka një mandat të ligjshëm, e cili në situatë normale mbaron më 30 gusht, kur plotësohen 4 vite në detyrë. Por situata në Shkodër dhe gjithë bashkitë e vendit, pas votimeve të 30 qershorit, nuk është normale, pasi nuk ka patur zgjedhje me dekret presidenti. Me largimin e Valdrin Pjetrit, edhe pse fitues me zgjedhje të kontestuara, Shkodra nuk ka zyrtar të zgjedhur ligjërisht veç Voltana Ademit. Në një situatë normale, KQZ do t’i drejtohej Presidentit për të shpallur një datë të re zgjedhjesh për këtë bashki.  Por edhe këtu ka një problem jo të vogël ligjor të krijuar po nga Partia Socialiste. Presidenti i Republikës i ka anuluar votimet e 30 qershorit dhe ka caktuar datën 13 tetor për zgjedhje të përgjithshme vendore dhe jo për zgjedhje të pjesshme si rasti aktual i Shkodrës. Sipas kreut të shtetit 13 tetori është një datë për zgjedhje në të gjithë vendin, përfshirë edhe për Shkodrën.

Lidhur me ngërçin e krijuar me pushtetin vendor, dje nga Kosova, Presidenti Ilir Meta deklaroi se ligji është i qartë dhe se Voltana Ademi qëndron në detyrë deri në zgjedhjet e reja të 13 tetorit në gjithë Shqipërinë. Këtë datë PS nuk e njeh dhe ministria e Drejtësisë nuk e ka publikuar as në Fletoren Zyrtare. Për pasojë dorëheqja e Valdrin Pjetrit nuk ndryshon asgjë në dekretet e kreut të shtetit dhe në qëndrimet e opozitës lidhur me produktin që ka sjellë 30 qershori, pasi kryeministri Rama e ka ndarë mendjen ta marrë Shkodrën me çdo kusht.

Tamam si dikur Hitleri që u turr drejt Stalingradit! Por dihet fati i gjermanëve, asokohe.

Zgjidhja që po mendon PS-ja parashikon një grabitje të pushtetit më anë të këshilltarëve, me argumentin se Voltana Ademit i mbaron mandati. Një zgjidhje e tillë nga PS nuk është as ligjore dhe as e moralshme. Nuk është ligjore, sepse Voltana Ademi, sipas ligjit qëndron në detyrë derisa bën betimin kryebashkiaku tjetër i zgjedhur ligjërisht. Ligji nuk parashikon që mandati i kalon një anëtari apo nënkryetari të Këshillit të ri Bashkiak, në rastet kur një kryetar, siç është rasti i Voltana Ademit, është në detyrë.

Një skenar i tillë nuk është moral për një fakt të thjeshtë. Shkodra ishte qyteti që bojkotoi në masë farsën e 30 qershorit të PS. Valdrin Pjetri, fituesi i dorëhequr mori diku te 12 përqind të votave të shkodranëve. Ndërsa Këshilli Bashkiak i përbërë vetëm nga socialistë që pretendon të drejtojë gjithë bashkinë, ka marrë vetëm 12333 vota. Në një Bashki me më shumë se 130 mijë votues, e pra t’i japësh drejtimin një këshilli me 12 mijë vota është jo vetëm jo jormale, por grabitje e pushtetit vendor. Shto këtu se tani PS-ja nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur pasi ai dha dorëheqje.

Deri të hënën Partia Socialiste do të kërkojë shumë mënyra për të legjitimuar këtë grabitje. Në lojë mund të futet KQZ-ja dhe ekspertët e “pavarur” të PS që do të interpretojnë ligjet dhe Kushtetutën sipas qejfit të Kryeministrit. Ndërkohë provokimi i kryeministrit Rama me Shkodrën nuk po njeh limit. Fillimisht mori bastionin e djathtë me votime farsë dhe tani po kërkon ta grabisë mandatin në tavolinë.

Por ka mundësi që Shkodra të jetë për Edi Ramën si “Stalingradi” për Hitlerin!

Kryeministri nuk ka pse shkon me kaq arrogancë drejt fundit të vetë politik duke përdorur Shkodrën, pasi ka plot variante të tjera për të ikur më butë dhe pa përplasje.

Qamil Xhani

*Shënim: Çfarë ishte beteja e Stalingradit

Beteja e Stalingradit. Beteja më e madhe dhe vdekjeprurëse e Luftës së Dytë Botërore dhe e historisë botërore në përgjithësi.

Është vlerësuar se më shumë se 1.500.000 njerëz (ushtarë dhe civilë) u vranë. Kur flasim për “Betejën e Stalingradit”, nënkuptojmë një seri betejash midis gjermanëve dhe sovjetikëve, të cilat u zhvilluan nga 23 gushti 1942 deri më 2 shkurt 1943 në periferi dhe në qytetin e Stalingradit (Volgograd) tani. Pas operacionit katastrofik të vitit 1941 për pushtimin e Moskës, gjermanët stabilizuan pozicionet e tyre në Ukrainë dhe në pranverë të vitit 1942 ishin gati për të nisur ofensivë të re kundër Rusinë jugore.

Hitleri, me nxitjen e ekonomistëve të Rajhut të Tretë synonte të merrte kontrollin e fushave të naftës të Kaukazit për të siguruar sasitë e nevojshme të naftës, të cilat do ta lejonin të vazhdonte luftën. Stalingradi u konsiderua një fushë strategjike e rëndësishme për shumë arsye. Ishte një qendër e madhe industriale në brigjet e lumit Vollga (rrugë deti me rëndësi jetike mes Detit Kaspik dhe brendësisë veriore të Rusisë), posedimi i së cilit do të siguronte pjesën e pasme të forcave gjermane që do suleshin mbi Kaukaz. Por në nivel simbolik Stalingrad ishte gjithashtu i rëndësishëm. Dhe vetëm që mbante emrin e kundërshtarit, Stalinit, ishte një mjet i mirë ideologjik dhe propagandistik në duart e Hitlerit. E njëjta gjë vlente dhe për liderin sovjetik, i cili donte të mos të linte qytetin në duart e armikut. Prandaj urdhërat për gjeneralët në të palët ishin: ” Mbani pozicionet tuaja me çdo kusht dhe me çdo kosto”.

Sulmi filloi më 28 qershor 1942 me përparimin e shpejtë të ushtrisë gjermane (850,000 burra) dhe sidomos të Ushtrisë së 6-të të Paulus, i cili i zmbrapsi sovjetikët në brigjet e lumit Don, në fund të korrikut. Beteja e Stalingradit filloi më 23 gusht 1942 me një bombardim të stuhishëm nga “Luftwaffe”. Brenda pak ditësh, 80% e infrastrukturës së ndërtimit të qytetit u shkatërrua, duke marrë parasysh mbrojtjen e pamjaftueshme ajrore në të cilën shërbeni vullnetarë të rinj. Në ditët e para të shtatorit, forcat tokësore të “Wehrmacht” kishin rrethuar pothuajse qytetin. E vetmja linjë e mbetur e furnizimit ishte nga rruga detare e Vollgës. Në mes të shtatorit, gjermanët i kishin shtrënguar sovjetët në një brez të gjatë 14 kilometrash të gjatë dhe 5 kilometrash të gjerë. Sovjetikët zgjodhën për të mbrojtur veten e tyre në qytet dhe në tre muajt e ardhshëm Stalingradi i shkatërruar Stalingradit u bë teatër i konflikteve të egra, të një egërsie të paparë, por heroizëm të pathënë. Rrugët, blloqet e banimit, madje edhe ndërtesat individuale pretendoheshin centimetër për centimetër dhe me kokëfortësinë më të madhe nga luftëtarët, në luftime të afërta. Sado e çuditshme që mund të duket, pushtimi i një kuzhine në një nga ndërtesat e pakta të paprekura të Stalingradit kushtonte dhjetëra të vdekur. Në mes të tetorit, situata e mbrojtësve ishte e dëshpëruar, pasi ishte e vështirë nga Volga të furnizoheshin me karburant, pasi ishte nën zjarrin e armëve gjermane. Megjithatë, morali i sulmuesve kishte rënë për shkak të lodhjes, dimrit të ardhshëm dhe humbjeve të rënda. Snajperistët e Ushtrisë së Kuqe, të cilët, nën mbulesën e rrënojave, u shkaktuan dëme të pallogaritshme ushtarëve gjermanë.

Në nëntor 1942, 90% e Stalingradit ishte një mori rrënojash dhe ishte nën kontrollin e gjermanëve. Ndërtesat e vetme që mbetën në këmbë ishin disa fabrika që mbrojtësit i mbanin me thonjë dhe dhëmbë për nevojat e karburantit të tyre. Megjithatë, Stalini nuk kishte thënë fjalën e tij të fundit. Më 19 nëntor 1942, sovjetikët filluan një kundërsulm nën emrin “Urani”. 

Nëntor 1942. Kundërsulmi sovjetik u zhvillua me tre ushtri nën gjeneral Nikolai Vatutin dhe shënoi sukses të madh. Gjermanët u bllokuan dhe brenda disa kilometrave katrorë u gjendën të rrethuar 250,000 ushtarë. Sovjetikët kërkuan që gjermanët të dorëzoheshin, duke ofruar kushte të favorshme. Por urdhri i Hitlerit ishte sulm deri në fund. Një urë ajrore që u krijua për të furnizuar forcat gjermane, rezultoi një dështim i plotë. Mbrojtja anti-ajrore sovjetike shkatërroi 490 aeroplanë Luftwaffe. Më 16 dhjetor, 1942 sovjetikët nisën një ofensivë të re, koduar “Saturn”, me qëllim që të fusnin në kurth këtë herë Group e Ushtrive A, i cili kishte stabilizuar pozicionet në Kaukaz. Nuk ia dolën, sepse rezistenca e Ushtrisë 6 të bllokuar në Stalingrad i dha mundësinë von Kleist të kryente një tërheqje të rregullt. Në të vërtetë, Hitleri gradoi Paulusin në rangun e marshallit për heroizmin dhe vetëmohimin e tij. Por tri ditë më vonë, përkatësisht më 2 shkurt 1943 Marshal von Paulus u detyrua të dorëzohej kur sovjetikët rrethuar selinë dhe e gjithë rezistenca ishte e kotë. Ai ishte oficeri më i lartë i cili u detyrua të dorëzohej në historinë e ushtrisë gjermane. Me të u dorëzuan 22 gjeneralë dhe 91.000 ushtarët e mbetur të ushtrisë së 6-të. Nga ata, vetëm 5,000 u mbijetuan vështirësise të robërisë dhe u kthye në Gjermani disa vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në përgjithësi, humbjet për gjermanët dhe aleatët e tyre ishin 800.000 të vdekur dhe të plagosur. Sovjetikët, nga ana e tyre, kishin humbje të mëdha: 478,741 të vdekur dhe 650,000 të plagosur, ushtarë dhe civilë.

Beteja e Stalingradit ishte një pikë kthese në luftën midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Shfarosi forca të vlefshme ushtarake për Hitlerin dhe poshtëroi makinën luftarake gjermane. 

Image may contain: 1 person
Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: outdoor

SHKARKO APP