Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria ofron baza të posaçme ushtarake për ushtrinë e SHBA

Editorial
E mërkurë, 4 Gusht 2021 01:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. Ajo u takua këtë të mërkurë me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis në Pentagon.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri Rama me sa duket ka bërë një lëvizje të shpejt duke iu ofruar SHBA baza apo çfarë duan ata në territorin shqiptar. Ndaj ka dërguar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me mision sekret, ndonëse e veshur me petk zyrtar, duke iu ofruar gjithçka palës amerikane në raport me ushtrinë dhe sistemin mbrojtës. Një gjë të tillë palës amerikane ua kanë ofruar edhe ish-kryeministri Meta dhe ish-kryeministri Berisha. Por në kontekstin e ngjarjeve të fundit të rritjes së pranisë ruse në Ballkan, pala shqiptare ribëri kërkesën me anë të ministres Xhaçka.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

“Duhet të dërgohet një mesazh shumë i fortë se Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi dhe se ne të gjithë i ndajmë dhe na duhet të mbrojmë parimet e vlerat e njëjta duke pritur të forcojmë partneritetin tonë strategjik“, – tha ministrja Xhaçka.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ndajmë dhe mbrojmë parime e vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Do vijojmë të luajmë një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. SHBA mund të mbështeten tek ne. Besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare. Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Ju mund të mbështeteni tek ne që të jemi një aleat shumë i besueshëm … Shqipëria mund të jetë vërtet një fortesë e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ne besojmë se koha mund të jetë e pjekur për një gjurmë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri“, – shtoi ajo.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka e pyetur në “Zëri Amerikës” për ofrimin e bazave dhe territorit shqiptar për ushtrinë amerikane u përgjigj shkurt duke thënë se këto gjëra nuk mund të sqarohen në media.

Komenti i radios shtetrore “Zëri Amerikës”:

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.

Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen.

Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipëris

Zonja Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi.

Zonja Xhaçka tha se “fati i Ballkanit Perëndimor është ai euro atlantik dhe kjo është përgjigjja më e mirë ndaj nacionalistëve ekstremistë fetare dhe ndërhyrjes ruse.”

Komentet e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Mattis:

“Që nga anëtarësimi i saj në NATO në 2009, Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj, duke kontribuar me trupa në misonet e NATO-s, duke u bërë vendi i parë që ka dhuruar armë dhe municione për të mposhtuar koalicionin e IS-sit. Gjithashtu ju keni punuar për të luftuar kundër përhapjes së ekstremizmit në Ballkan dhe më tej nëpërmjet Qendrës suaj të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët terroristë të huaj. Faleminderit! Të gjitha këto tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024. Faleminderit për rolin udhëheqës duke dhënë shembull për këtë. Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare. Amerikanët dhe shqiptarët kanë lidhje të forta. Programi i partneritetit me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit pasqyron një lidhje më të thellë mes dy vendeve. Gjithashtu sot është dhe një moment mjaft i rëndësishëm për vendin tuaj.” (Zëri Amerikës)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 16 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.