Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE: Na shpëto nga Edi si kryeministër!

Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE: Na shpëto nga Edi si kryeministër!

Editorial
E shtunë, 11 Janar 2020 08:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përpara se kryeministri Edi Rama të zgjidhë konfliktin në Ukrainë, të vendosë dialogun SHBA-Iran,  të mësojë vendet europiane se si bëhen zgjedhjet, të reagojë fortë për korrupsionin në vendet problematike dhe të godasë ashpër regjimet që cënojnë lirinë e mediave, është mirë të hedhë sytë nga Tirana dhe shmang përplasjen e fortë politike dhe sociale, ku prej një viti mazhoranca ka përlarë  të gjitha pushtetet.

Shqipëria ndodhet prej një viti në krizën më të rëndë politike dhe institucionale që pas rënies së regjimit komunist. Parlament është ilegjitim, pasi opozita nuk është më pjesë e institucioneve. Pushteti vendor praktikisht është grabitur me votimet moniste të 30 qershorit. Qeveria dhe Kuvendi miratojnë ligje antikushtetuese dhe gjykatat nuk mund të flasin, pasi prej vitesh janë bllokuar qëllimisht nga mazhoranca, me justifikimin e reformës në drejtësi. Kriza e rëndë politike ka sjellë dhe pasoja në ekonomi dhe 2020 duket një vit më i keq se ai plot probleme që lamë pas. Si për çdo krizë  politike dhe sherr që ndodhë në Tiranë, shqiptarët kthejnë sytë nga ndërkombëtarët. Këta të fundit janë ata që vijnë në Shqipëri për të ndarë palët nga kacafytja dhe për të qetësuar situatën. Por me krizën e kësaj radhe kemi një problem shumë herë më të madh. Këtë herë ndërkombëtarët jemi vetë ne. Shqipëria, pra qeveria “Rama”, është për një vit presidentja e radhës e OSBE-së, organizata më e rëndësishme ndërkombëtare që menaxhon zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve, sidomos në vende problematike si ne. OSBE ka ndërhyrë për problemet tipike shqiptare me zgjedhjet. Ka reaguar për manipulimet, ka vlerësuar nëse një proces është i ligjshëm apo i manipuluar. Ky institucion ka ndërhyrë çdo 4 vjet për Kodin Zgjedhor. Ka negociuar mes palëve dhe ka ulur në shumë raste në tryezë opozitën me qeverinë. OSBE ka reaguar për krimin, korrupsionin dhe me qëndrimet apo raportet e saj ka vlerësuar nëse një qeveri ka pasur sukses apo ka dështuar në çështjet e sigurisë. Po ashtu, OSBE ka negociuar dhe krizat të tjera të rënda politike, kur opozita dhe pushteti janë përplasur ashpër në parlament apo në rrugë. Në krizën aktuale OSBE mund të kishte rolin e saj, por tani jemi para faktit të kryer se OSBE-ja është Edi Rama dhe qeveria e tij. Konkretisht media ka disa muaj që ka reaguar fort për ligjin e ri që rikthen censurën dhe penalizon gazetarët. Ligji u miratua dhe arbitri që do të vlerësonte nëse ishte në rregull apo një shkelje e të drejtave të njeriut është OSBE. Sot ndodhemi në situatën ku qeveria “Rama” që miratoi ligjin e debatueshëm që rikthen censurën, do të flasë në emër të OSBE për cilësinë e këtij ligji! Dhe kryeministri Edi Rama foli ditën që mori detyrën dhe në cilësinë e drejtuesit të presidencës së OSBE dhe tha se ligji është shumë i mirë dhe sipas standardeve të OSBE. Pas kësaj deklarate, ku mund të ankohen mediat për cilësinë e ligjit?!

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Swiss Digital

Situata me presidencën shqiptare të OSBE është qesharake dhe për debatin e fundit me reformën zgjedhore. Këtë proces e menaxhon historikisht OSBE dhe sherrin mes qeverisë dhe opozitës në 30 vite e kanë ndarë ekspertët e OSBE që marrin orientime nga qendra e organizatës në Vjenë. Ironikisht, nëse reforma zgjedhore është bërë në favor të PS apo opozitës, këtë vit do e vlerësojë “ndërkombëtari” Edi Rama. Sigurisht në qeveri thonë se Presidenca OSBE është vetëm një nga instrumentet që ka kjo organizatë, pasi qëndrimet mbahen nga institucionet e tjera si Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i Përgjithshëm. Por të gjithë ata që presin që kjo krizë në Shqipëri të zgjidhet nga ndërkombëtarët dhe ata të reagojnë me fortë për paligjshmëritë e kësaj qeverie, duhet të kuptojnë se gjithë selitë diplomatike do maten dy herë para se të flasin, pasi në Tiranë është vetë “koka” e OSBE për një vit.

Tashmë për zgjidhjen e krizës s’na mbetet vetëm t’i bëjmë thirrje presidencës së saj dhe Edi Ramës, axhendë të fusin dhe zgjidhjen e krizës në Tiranë. Me që Presidenca e OSBE këtë vit ka detyrë zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi për Krimenë, afrimin në dialog të palëve në Lindjen e Mesme, luftën kundër trafikut të armëve e korrupsionit në gjithë botën, si dhe ruajtjen e lirisë së mediave, duhet t’i kërkojmë “ndërkombëtarit” Edi Rama që të hedhë sytë njëherë nga Shqipëria dhe kriza politike dhe kushtetuese që ku e ka futur vendin.

Shqiptarët po i drejtohen Ramës së OSBE që na shpëto nga Edi si kryeministër! /Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.