Situatë lufte në Tiranë. Dhunë mizore nga policia. Rrethohet drejtoria e policisë së Tiranës

Situatë lufte në Tiranë.

Lulzim Basha dhe liderët e opozitës kanë rrethuar në këto momente drejtorinë e policisë së Tiranës. Policia ka goditur dhunshëm Sait Dollapin, sekretarin organizativ të PD, duke e ndaluar në drejtorinë e policisë pa asnjë shkak ligjor.

Pak me parë policia ka dalë nga rrethimi i parlamentit dhe sulmoi protestuesit me shkopinjë gome. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u turren me dhunë mbi protestuesit. Ka dhunë të tmerrshme nga forcat e policisë, sidomos mbi Seit Dollapin, drejtuesin e PD-së, të cilin e shqyen me grushta dhe shkopinje, ndonëse ai nuk reagoi apo nuk bëri ndonjë veprim kundra ligjit.

Policia ka dalë në rrugët e Tiranës duke ushtruar dhunë mbi çdo protestues. Por situata e goditjes mbi Seit Dollapin mbetet skandaloze. Lulzim Basha bëri thirrje që turma të shkojë drejt drejtorisë së policisë së Tiranës pasi kanë dhunuar me urdhër të kryeministrit Rama sekretarin organizativ të PD, Seiat Dollapi.

Tamam si në Siri ku hidhet gaz dhe bomba. Situata është jashtë kontrollit.

Zhvillimet në protestë minutë pas minute

Ora 21:40 – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sot një mbrëmje një tjetër apel për protestuesit. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”,- thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Ora 21: 32 – Policia ka përdorur sot në mbrëmje gaz lotsjellës më shumë se çdo herë tjetër.  Gazetarët në terren raportojnë se qindra qytetarë janë helmuar nga gazi. Mes protestuesve ka gra, fëmijë dhe të moshuar që efektet e gazit i kanë bërë të ndjejnë shqetësime serioze. Shumë njerëz janë shtrirë në rrugë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia qëlloi mbi protestuesit pa pasur asnjë sulm ndaj saj.

Ora 20: 55 – Rreth tre orë pas nisjes së protestës, opozita zhvendos turmën e protestesve drejt Parlamentit nën udhëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. “Të gjithë drejt zonës ku strehohet krimi. Të gjithë pas liderit të opozitës.” -kërkoi Noka prej protestuesve.

Pas apelit të ish deputetit të PD, turma e protestuesve, ashtu si edhe në cdo protestë tjetër të opozitës i është drejtuar godinës së parlamentit, ndërsa në sfond mbajnë si kolonë zanore, këngën ‘Vendi im’ të grupit Troja.

Ora 20: 26- Pas incidenteve në protestë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.  Veliaj nënvizon se  Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë.

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon”, thekson Veliaj.

Ora 20: 30 – Një përplasje ka ndodhur mes protestuesve në krahun e sipërm të Kryeministrisë, nga ana e Rognerit. Në krye të të cilëve ishte ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka. Ata kanë rrëzuar gardhin metalik të vendosur nga policia dhe janë futur në pjesën e lulishtes së Kryeministrisë duke u konfrontuar me forcat e policisë. Nga ana tjetër policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe protestuesit janë shpërndarë.

Ora 20: 20 – Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës sot në mbrëmje në Tiranë. Media si AFP, Daily Mail dhe të tjera pasqyrojnë pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në protestë, si dhe incidentet me policinë.

Pothuaj të gjithë agjencitë dhe gazetat kombëtar italiane, ANSA, Corriere Della Sera, Republica etj, kanë pasqyruar zhvillimet në Tiranë.

Ora 20: 00 – Pas incidenteve të para, drejtuesit e PD u kanë bërë thirrje protestuesve të mos konfrontohen me forcat e rendit. Në mënyrë simbolike protestuesit kanë ndezur çakmakët dhe dritat e telefonave duke dhënë mesazhe paqësore.

Ora 19: 52 – Pas incidenteve në Protestë, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke kërkuar nga palët që të evitojnë dhunën. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”,- njoftoi Presidenca në një deklaratë urgjente për mediat.

Ora 19:50 – raportohet për dy të plagosur gjatë protestës.  Mësohet se nga përleshjet mes forcave të rendit të vendosura përgjatë perimetrit të sigurisë në godinën e Kryeministrisë, kanë mbetur të plagusur një efektiv policie dhe një qytetar protestues.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në orën 19:40 për protestën e opozitës dhe për flakët që rrethuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit. Ai thotë se askush nuk mund ta djegë Shqipërinë dhe i ka bërë thirrje protestuesve, që të dinstancohen nga sulmi ndaj institucioneve.  ”Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”,-shkruan Lleshaj.

orën 19:30 kanë përplasjet fizike mes protestuesve dhe policisë. Përplasjet kanë nisur në momentin që kreu i PD-së, Lulzim Basha po mbante fjalim. Gjatë kohës që Lulzim Basha fliste, drejtues të policisë bënin thirrje me megafon për ruajtjen e qetësisë. Ndërsa Lulzim Basha u kërkoi portestuesve të mos cënojnë efektivët e policisë. “Beteja jonë është me krimin dhe me Edi Ramën. Mos sulmoni vëllezërit policë”,- tha Lulzim Basha.

Pas thirrjeve të Bashës, policia ka hedhur gaz lotësjellës duke tentuar të shpërndajë protestuesit. Pas disa minutash ndërpreje për shkak të gazit lotësjellës, Lulzim Basha mori sërish fjalën duke deklaruar se protesta vijon.

Kreu i PD-së deklaroi se forca e protestuesve është te qëndresa dhe jo te dhuna. “Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë. Bashkimi i edi ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.  Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi. Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve.  Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madhështore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, trioumfi i idealit të europës është sot”,- tha Lulzim Basha.

orën 19:20 protestuesve para kryeministrisë u janë bashkuar krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Në fjalimin e mbajtur në protestë, Basha deklaroi se kjo është një qeveri që duhet të largohet një orë e më parë. “Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik”,- tha Basha.

Rreth orës 19:15 kanë nisur incidentet e para. Protestuesit kanë hedhur bojë dhe i kanë vënë flakën derës së Kryeministrisë. Flakë shihen edhe dhe në fasadë e godinës së Kryesisë së Kuvendit. Policia nuk ka ndërhyrë as për të ndalur protestuesit dhe as për të shuar flakët.

 

Kryemadhi drejt kryeministrisë: Kam një mesazh për Ramën!

Kryemadhi ka dalë nga selia e LSI-së, bashkë me mbështetësit, duke u nisur drejt kryeministrisë. “Falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që i janë bashkëngjitur protestës së opozitës. Kam edhe një mesazh për Ramën, i cili nuk është në zyrën e tij, por ai e di se në një sekondë me këta njerëz mund ta heqim nga zyra e tij. Akti final i protestës do të jetë kur të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet t’u japim shqiptarëve shansin që të zgjedhin atë që duan”, deklaroi Kryemadhi.

PD: Protesta sot do jetë ndryshe

Ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ish-deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh në një lidhje për News24 se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si dhe sa do protestohet. Salianji u shpreh se revolta e qytetarëve është shumë e madhe, ndërsa theksoi se janë qytetarët ata që kanë përgatitur supriza gjatë protestës së sotme.

“Do jetë protestë ndryshe, por edhe për suprizat e qytetarëve nuk do të mungojnë. Revolta e qytetarëve është më e madhe se herët e tjera. Do të vendosin qytetarët se e sa esi do të protestohet.”  Tha Salianji ndërsa komentoi edhe punën forcave të rendit.

“Policia është seksion i PS-së, qytetarët e kanë kuptuar që tashmë ajo është shtojcë e PS. Për ne nuk do të thotë asgjë, respektojmë punonjësit e ndershëm e policisë po drejtuesit e saj kanë treguar se nuk kanë asnjë interes për ligjin”, tha Salianji.

(Lajmi, në përditësim…)

Protestuesit hedhin bojë mbi Kryeministrinë

Mijëra shqiptarë janë bërë bashkë në protestën e katër kombëtare të opozitës kundër qeverisë ”Rama 2”. Protestuesit kanë hedhur bojë mbi kryeministrinë. Simpatizantët kanë qëlluar me bojë blu dhe të zezë. Ndaj godinës janë hedhur edhe fishekzjarrë.

“SHQIPËRIA SHTËPIA JUAJ”

“SHQIPËRIA SHTËPIA JUAJ”

Posted by Monika Kryemadhi on Saturday, May 11, 2019

FOTO: Forcat e policisë para godinës së Kryeministrisë

Lexoni edhe…

SHKARKO APP