Sondazhi Fevziu/ 79 për qind e popullit mendon se po shkojmë në përplasje

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut në Tv Klan mbrëmë u debatua rreth fillimit të përplasjeve mes popullit dhe palës qeveritare që ka hapur KZAZ-të për votimet me datë 30 qershor dhe kur nuk ka datë zgjedhjesh, sipas dekretit të shfuqizimit nga Presidenti Meta.

Presidenti Republikës ka kërkuar që partitë politike të fillojnë bisedimet për gjetjen e një date të re zgjedhjesh, bile ka filluar takimet e para, por kryeministri Rama nuk e njeh dekretin e po shkon me vrap drejt sherrit me 30 qershor.

Ndërkohë bashkitë kanë kërkuar të respektohet dekreti presidencial, si i vetmi organ kushtetues që ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet. Bashkitë kanë kërkuar që KQZ-ja të largojë KZAZ-të me materialet e votimit të cilat janë vendosur nëpër shkolla që janë mjedise pronë e bashkive. Nga ana e saj policia ka filluar shtetrrethimin e KZAZ-ve duke e çuar në konflikt civil, siç ndodhi dje në Tropojë dhe Shkodër. E ku do të vazhdojë sot dhe përditë përplasja.

Ndaj Blendi Fevziu futi një sondazh online në Opinion për të parë mendimin popullor se ku po shkojmë me 30 qershor. 79 përqind e njerëzve mendojnë se po shkohet drejt përplasjes civile me 30 nëse kryeministri nuk tërhiqet. Kjo është katastrofale për vendin dhe jetën e qytetarëve.

Ndaj duhet patjetër të ndalet ky turravrap vrasës.

SHKARKO APP