SPAK-u gati për ish-kryebashkiakun e Hasit! “Por unë jam “peshk” i vogël, pse nuk merreni me “peshqit” e mëdhenj?”- thotë i akuzuari

Fillon punë SPAK-u me thirrjen e të pandehurve të parë. SPAK ka marrë nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, i dyshuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën me 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga prokurorja Enkeleda Millonai.

Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë e cila më pas është anuluar. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK. Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

Mësohet nga burime të rezervuara, brenda SPAK-ut, se brenda korrikut do merren të pandehur dy ish-ministra dhe një zyrtar i lartë nga pushteti.

SHKARKO APP