Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spiunë të vjetër në Drejtësinë e re. Pse heshtin ndërkombëtarët?

Editorial
E hënë, 20 Shtator 2021 19:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Hije skandali me ish-sigurisma, por që janë bërë pjesë e institucioneve të Vettingut, ndaj po vënë në pikëpyetje gjithë reformën në drejtësi.

-Denoncimi i PD: Prokurori i KLP, Bujar Sheshi është  ish-bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “Venusi”.  Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili: Reforma ra. Arta Marku duhet të jap dorëheqjen dhe të hetohet, fshehu dokumentet e prokurorëve. Reagon ashpër prokurori Sheshi, i akuzuar: Nuk është e vërtetë!

Një denoncim i bërë dje nga Partia Demokratike kundër një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka hedhur dyshime të forta mbi gjithë procesin e reformës në  drejtësi. Deputeti i PD-së, Gent Stazimiri publikoi dje një dokument të Autoritetit të Dosjeve, ku sipas tij, thuhet se prokurori i KLP, “Bujar Sheshi ka qenë para viteve 1990 bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq të Shtetit”. Strazimiri publikoi dhe emrin “Venusi”, që sipas PD-së ishte pseudonimi me të cilin prokurori është regjistruar në dosjen sekrete si pjesë strukturave të shërbimit të fshehtë të diktaturës komuniste. Gjithashtu, deputeti i PD-së tha se dosja për verifikimin e figurës së këtij juristi është vonuar qëllimisht për rreth tre muaj në institucione dhe vetëm disa ditë më parë është lejuar të bëhet publike. Akuzave të rënda, prokurori Sheshi iu përgjigj dje në një prononcim dhënë për agjencinë “BIRN”. Ai deklaroi se qëndrime e PD janë sajesa, ndërsa shtoi se  do të reagonte  “sapo të informohem zyrtarisht sepse deri tani unë dhe as KLP nuk kanë ndonjë dokument në dorë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një akuzë politike nga opozita apo mazhoranca nuk mjafton për të rrëzuar karrierën e një juristi, por në historinë e shfaqur këto ditë, ka disa detaje që janë flagrante për reformën në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku bën pjesë dhe prokurori në fjalë, është cilësuar si institucioni më i rëndësishëm, ose si gjykata e prokurorëve të gjithë Shqipërisë. Normalisht njerëzit që janë zgjedhur aty duhet të ishin juristët më profesionistë dhe prokurorët që në dosjen e tyre nuk kanë as shkeljen më të vogël.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në rastin në fjalë, vet prokurori e pranon se ende nuk e ka parë dokumentin zyrtar me të cilin e akuzon PD. Ndërkohë pastërtia e figurës së anëtarëve të KLP është bërë që gjatë procesit të kandidimit rreth 3 muaj më parë dhe dokumenti i parë që merret është verifikimi i figurës nga Autoriteti i Dosjeve. Rezulton se zgjedhja e prokurorit është bërë në organin më të lartë të prokurorisë, KLP, pa u pritur përgjigja zyrtare nga Autoriteti i Dosjeve të ish-komunizmit. Sipas ligjit, të gjithë kandidatët që duhet të garonin në KLP duhet të kalonin Vettingun dhe duhet të ishin verifikuar më parë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për pastërtinë e figurës. Kryeprokurorja Arta Marku, sipas akuzave të PD, ka certifikuar një anëtar të KLP pa marrë përgjigje nga institucionet duke shkelur ligjin dhe duke futur një precedentë të rrezikshëm që ngre dyshime mbi gjithë anëtarët e tjerë të këtij institucioni. Dhe jo vetëm të KLP, por edhe KLGJ.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili deklaroi dje se kryeprokurorja Arta Marku duhet të përgjigjet ligjërisht për këtë skandal. “Arta Marku i është drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në 26 tetor 2018. Autoriteti është përgjigjur në 22 janar 2019. Pra është shumë e qartë, që pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës Arta Marku ka përcjellë kandidaturën si kandidat që plotëson kriteret, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante. Shkarkimi i Arta Markut është vetëm hapi i parë”,- deklaroi Vasili. Por skandali nuk mbaron vetëm në zyrat e Prokurorisë. Më 24 tetor 2018, Bujar Sheshi kaloi Vettingun si prokurori i Krimeve të Rënda pa asnjë vërejtje serioze, përveç disa paqartësive për blerjen e një makine. Për pjesën tjetër, anëtarët e komisioneve të Vettingut, përfshi edhe ndërkombëtarët që monitorojnë procesin nuk kanë pasur asnjë rezervë. Pra edhe institucionet e Vettingut që betohen se po verifikojnë me themel prokurorët dhe gjyqtarët kanë shkelur ligjin, pasi kanë certifikuar një jurist pa pasur gjithë dokumentet.

Vetëm në këtë rast, nëse akuzat e PD, janë të vërteta, janë të paktën tre institucione të drejtësisë së re që kanë dështuar në mënyrë flagrante duke rrëzuar gjithë fasadën e reformës në drejtësi. Kanë lejuar një jurist, që dyshohet se ka probleme me të kaluarën komuniste të arrijë në majën e pushtetit të drejtësisë së re. Për reformën në drejtësi ka pasur akuza për ndërhyrje të qeverisë dhe vet Edi Ramës. Ka pasur dhe akuza dhe për përzgjedhje gjyqtarësh sipas shijeve politike dhe lidhjeve të afërta të qeverisë. Por kur një ish-sigurims, sipas akuzës dhe autoritetit të dosjeve, arrin në postin më të lartë të drejtësisë së re pa e kapur asnjë prej institucioneve të famshme të Vettigut, kjo tregon se reforma ka dështuar plotësisht. Në këtë proces gabimet njerëzore dhe harresa e dokumenteve nuk është variant i besueshëm. Një skenar që përflitet nga opozita është se prokurori u zgjodh për tu përdorur dhe në momentin që nuk zbatoi një urdhër, ata që e kaluan në Vetting i nxorën problemin e dosjes si ndëshkim.

Cilido qoftë skenari me spiunë të vjetër në drejtësinë e re apo shantazhe të politikës, jemi para një skandali ku të parët që duhet të flasin janë ndërkombëtarët. Në të kundërt Drejtësia po bie në duart e një klani mafioz politik, dhe kjo e rrënon me shumë drejtësinë dhe Shqipërinë./Arbër Marku/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 6 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.