Studentët do të mblidhen përsëri me 7 janar për protestë para kryeministrisë
Protesta e studentëve pritet të fillojë me datë 7 janar. Kështu ka deklaruar studenti Igli Tola i ftuar në Fax News, ku analizoi Paktin për Universitetin që ka propozuar kryeministri Edi Rama.
Studentët thonë se nuk janë realizuar pikat kryesore dhe se kanë frikë se pa ndryshuar ligjin e arsimit të lartë, qeveria i ndryshon vendimet e saj. Përveç kësaj ata shprehen se nuk janë të plotësuara 8 kërkesat e deklaruara dhe të kërkuara publikisht.
Sipas studentit Tola shumë nga pikat e kërkuara nga studentët janë lënë të paqarta dhe nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.
“Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje shteruese dhe propozimi për paktin e universitetit nuk ezauron të gjitha kërkesat tona. Jemi të detyruar që në datë 7 të rinisim protestat.
Është lënë evazive pjesmarrja e studentëve nga 10% në 20% në senatin akademik në universitete. Po ashtu dhe për pëfshirjen e një studenti nën organin drejtues të shtetit ,siç është Bordi i Administrimit.
Ne duhet të kemi një ligj të ri i cili do të hartohet me të gjitha faktorët e impaktit. Duhet hartuar një ligj i ri, i plotë, që ti shërbejë Shqipërisë për brezat e ardhshëm. Ligji për Arsimin e Lartë duhet të shihet në mënyrë thelbësore.”- u shpreh Igli Tola.
Janari po fillon me protesta dhe ku pritet të kemi një 6 mujor të parë të vitit, të vështirë për qeverinë e re e cila nuk duket të ketë lidhje me PS-në, por mbetet një garniturë mish-mashi e cila prapë shërben kryeministrit për të kaluar lumin.