Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sulm Amerikan, direkt nga Siria në Shqipëri!

Editorial
E martë, 3 Gusht 2021 19:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këto ditë ka dy ngjarje për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë lajm kryesor në mediat shqiptare. I pari është sulmi me raketa ndaj regjimit diktatorial të Bashar Al Asadit në Siri, i cili u provua se mes shumë mizorive të luftës kishte përdorur edhe armët kimike duke thyer ligjet ndërkombëtare. Pas një periudhe tërheqje ndaj konflikteve botërore, Presidenti Donal Trump urdhëroi bombardimin duke dëshmuar se Amerika, pavarësisht emrit të presidentëve, ka të njëjtin qëndrim parimor kur shtrohet çështja e dënimit të krimeve.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ngjarja e dytë kur SHBA është temë kryesore lidhet direkt me zhvillimet në Shqipëri. Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi shpalljen “non grata” në SHBA të deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit bëhet e ditur se ndaj ligjvënësit të parlamentit shqiptar aplikohet shpallja i padëshirueshëm në SHBA, në bazë të informacioneve që DASH ka për përfshirjen e tij në korrupsion. Njoftimi jep në mënyrë të detajuar dhe emrat e familjarëve të tij që nuk lejohen më të hyjnë në territorin e SHBA. Në njoftimin e DASH shkruhej se “Ligji (SHBA) lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”,- thotë deklarata. Deputeti i Partisë Social Demokrate reagoi dje për mediat kundër këtij vendimi të SHBA. Tom Doshi tha se nuk kishte nevojë të shkonte në SHBA dhe as të merrte vizë, pasi ai dhe familja e tij kanë nënshtetësi australiane. Gjithashtu kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të faktonte akuzat ndaj tij për korrupsion.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Vendimi për shpalljen të padëshirueshëm të një zyrtari, në rastet kur merret nga Sekretari i Shtetit, cilësohet si vendimmarrje e institucioneve më të larta të SHBA për shtetasit joamerikanë. Informacioni mblidhet jo vetëm nga Ambasada në vendet respektive, por edhe nga shërbime të tjera të specializuara të cilat informojnë Departamentin e Shtetit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tom Doshi është zyrtari i dytë i lartë shqiptarë që shpallet i padëshirueshëm në SHBA. Në muajin shkurt të këtij viti, DASH shpalli “non grata” ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Ish-kreu i akuzës shqiptare u bë zyrtari i parë në botë që u shpall i padëshirueshëm në SHBA në mënyrë publike. Në të dy rastet, si për Adriatik Llallën ashtu dhe për Tom Doshi argumenti i vendimit të Sekretarit të Shtetit është “informacione të besueshme për përfshirjen në korrupsion”.

Vendimi i DASH nuk ka efektet e vendimit të një gjykate, por nga pikëpamja morale shpallja i padëshirueshëm i një zyrtari për shkak të “korrupsionit” është një sinjal i qartë që SHBA dërgon në Tiranë. Është një mesazh për organet e reja të drejtësisë që po ngrihen, të cilat edhe nëse hezitojnë të veprojnë për mijëra arësye, tashmë kanë prova shtesë që u vijnë nga përtej Atlantikut. Është dhe një mesazh për politikanët shqiptarë që kanë qenë me imunitet jo vetëm ndaj gjykatave në Shqipëri, por edhe ndaj qëndrimit të partnerëve strategjikë. Po u thuhet hapur se këtë herë nuk kanë më shpëtim. Në fund është dhe një sinjal inkurajimi që vjen për qytetarët që mendojnë se në Shqipëri çdo gjë është e korruptuar dhe hetimet nuk kanë vlerë. Nëse të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri dështojnë përballë presionit, pushtetit politik dhe korrupsionit, atëhere SHBA janë hallka e fundit ku të korruptuarit nuk kalojnë dot. Nga ana e tij deputeti Tom Doshi lëshoi sfidë të hapur DASH, ku tha për mediat se le të ma verifikojnë amerikanët se jam i korruptuar, pasi nuk kam qenë asnjëherë në punë në shtet, por vetëm deputet, bile theksoi Doshi se mbetem deputeti më i votuar në parlamentin e Shqipërisë.

Vendimet e DASH në këto muaj ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë u ngjajnë “bombardimeve” të flotës amerikane kundër Sirisë. Krahasimi nuk vlen për nivelin e krimeve të diktatorit Asad, por për parimet. Me të njëjtat parime të një demokracie të madhe, SHBA po imponohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Shqipëri për të dënuar korrupsionin në nivelet e larta.

Informacione të besueshme tregojnë se pas ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe të deputetit Tom Doshi, Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë edhe emra të tjerë të rëndësishëm mes të cilëve zyrtarë të lartë, njërëz nga media dhe deputetë të tjerë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 3 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 15 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.