Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E padëgjuar/Të korruptosh Gjykatën e Strasburgut

Editorial
E martë, 7 Shtator 2021 20:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Denar Biba: “Nuk kam bërë presion”. Ledi Bianku deklaron posaçërisht për “Koha Jonë”: “Biseda është bërë me mua dhe kam informuar kryetarin e gjykatës së Strasburgut për ndërhyrjen. Nuk e di kush e ka bërë përgjimin”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Një përgjim i publikuar dje mes një zyrtari i të lartë të zgjedhur nga PS, Denar Biba dhe gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Ledi Bianku, hedh dyshime të forta për tentativë presioni, shantazhi dhe korrupsioni nga qeveria shqiptare ndaj gjyqtarit të lartë europian. Portali “Exit.al”, në një material audio që është regjistruar në vitin 2014, zbardh bisedën mes Denar Bibës, në atë kohë nënkryetar i KQZ dhe Ledi Biankut. Zyrtari i qeverisë, Denar Biba, i cili është një mik i vjetër i  Biankut, i thotë se ka ardhur në takim në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe një nga njerëzit me të afërt të Edi Ramës. Biba i kërkon që gjyqtari të shfrytëzojë pozicionin e tij në Gjykatën e Strasburgut për të bllokuar të gjitha proceset gjyqësore për kthim dhe kompensim pronash që kjo gjykata ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Në këmbim të këtij shërbimi, (sipas bisedës së zbardhur nga Exit.al) Denar Biba i thotë se pas mbarimit të mandatit në Strasburg ai do të shpërblehej me një post në Tiranë. “Treni një herë të vjen në stacion”,- citohet të këtë thënë Denar Biba. Në të kundërt, nëse Bianku nuk do të ndihmonte qeverinë për të bllokuar gjyqet, pas kthimit nga Strasburgu mund të mbetej pa punë. Shantazhi dhe kërcënimi se do të mbetej pa punë pasi mbarimit të mandatit është thelbi i përgjimit ku rezultojnë të përshirë Denar Biba dhe Sekretari i  Përgjithshëm i Kryeministrit, Edi Rama. Engjëll Agaçi përmendet, por realisht ai nuk ka asnjë asnjë përgjim. Zyrtari i lartë i KQZ ka përmenduar emra për të cilat përgjigjet ai personalisht penalisht. Gjithnjë nëse prokuroria arrin në konkluzionin e penalitetit. Kreu i sotëm i KQZ-së, Denar Biba reagoi dje për mediat duke sqaruar pozicionin e tij lidhur me publikimin e këtij përgjimi. Ai tha e biseda është nxjerr jashtë kontekstit, pasi bëhet fjalë për një komunikim që është zhvilluar mes dy miqsh dhe nuk ka pasur shantazh dhe as kërcënim. Denar Biba tha se shprehja e “trenit që vjen një herë në stacion” ishte një referencë për karrierën e tij personale dhe jo atë të gjyqtarit shqiptar në Strasburg. Ai kërkoi që të publikohet dhe biseda e plotë që është zhvilluar mes tij dhe Ledi Biankut. Pasi Denar Biba pranoi bisedën, por mohoi përmbajtjen e saj, “Koha Jonë” kontaktoi dje gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku. Për “Koha Jonë”, Bianku tha se “biseda, në vija të përgjithshme, është ajo që është publikuar në media. Pas takimit kam informuar në lidhje me këtë ndikim kryetarin e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Dean Spielmann. Nuk e di kush e ka bërë përgjimin”. Deklarata e gjyqtarit, Ledi Bianku hedh poshtë dhe qëndrimin e fundit të Denar Bibës, i cili thotë se bëhet fjalë për një bisedë që ku nuk kishte shantazh.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Të dy personat e përfshirë në këtë përgjim janë ndër juristët më të mirë të vendit dhe e dinë rëndësinë e asaj që ka ndodhur, e njohin mjaft mirë peshën ligjore të deklaratave publike. Bianku ka arritur në majën sistemit gjyqësor europian në Strasburg, një post ku pak jurist plotësojnë aftësitë profesionale për tu zgjedhur. Ndërsa Denar Biba është pedagog i të Drejtës Kushtetuese dhe një nga profesionistët më të zotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht qëndrimit që Denar Biba mbajti pas publikimit të bisedës, vetëm përmendja e emrit të Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama nuk lë vend për dyshime mbi motivin e takimit. Këtu komplikohet biseda dhe nga miqësore siç thotë dje Biba, duket se ka qenë dërguar me mission special nga qeveria. Pas daljes së emrave qeveritarë nga regjistrimi, kryetari i KQZ, duhet të shpjegohet hapur para prokurorisë se kush e nisi dhe pse. Për të krijuar një ide më të qartë për atë që ka ndodhur duhen shpjeguar rrethanat dhe koha kur është zhvilluar biseda. Takimi është bërë në të njëjtën ditë që në Strasburg ndodheshin Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe drejtues të institucioneve qeveritare ku do të takoheshin me kreun e kësaj gjykate, Dean Spielmann. Delegacioni qeveritar ndodhej në Strasburg për të bllokuar shqyrtimin e gjithë dosjeve të pronave, me argumentin se qeveria në Tiranë po miratonte një ligj që do të zgjidhte përfundimisht këtë problem. Ligji në fjalë edhe sot nuk është miratuar nga qeveria, por katër vite më parë, kabineti “Rama” refuzonte të paguante vendimet e GJEDN me argumentin se kishin shumë kosto të lartë për buxhetin e shtetit. Qeveria “Rama” me anë të juristëve të saj ishte në kërkim të një zgjidhje ligjore që mos lejonte nga Stasburgu të vinin vendime të tjera ku kërkohej dëmshpërblimi për prona të pakthyera apo për vendime shpronësimi që ka marrë vet qeveria “Rama”. Zgjidhja që kanë menduar juristët e Ramës është tipike shqiptare; “të fusim miq në Stasburg dhe të korruptojmë me poste ose shantazhojmë gjyqtarin shqiptar në këtë institucion”.  Është një lëvizje që duket sikur bëhet për të mbrojtur interesat e shtetit, por në fakt është kundër interesit të qytetarëve shqiptarë. Praktikisht qeveria “Rama” po korruptonte Gjykatën e Strasburgut që të mos jepte vendime në favor që qindra familjeve që pasi janë tallur nga drejtësia në Shqipëri kanë parë si shpëtim gjykatën ndërkombëtare. Kjo është shkelja e parë ligjore dhe kundër interesave të qytetarëve. Shkelja e dytë është presioni ndaj një gjyqtari shqiptar duke e kërcënuar me vendin e punës, njëlloj si të ishte një specialist i thjeshtë në kryeministri.  Tamam siç ndodh me gjykatat shqiptare ku qeveria kërcënon gjyqtarë dhe prokurorë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokuroria nisi dje hetimet pas publikimit të bisedës. Pavarësisht sesi do të përfundojë kjo histori, tashmë opinioni e ka të qartë se një qeveri që thotë se po bën reformën historike në drejtësi jo vetëm kontrollon gjithë gjykatat këtu, por synon të korruptojë dhe gjykatën kryesore europiane, në Strasburg.

E tha bukur avokat Ngjela në lidhje më këtë përgjim:” “Këta kujtojnë se janë në Gjykatën e Rrogozhinës. Është turp për nivelin. Me këtë kuptojmë se këta nuk duan të harxhojnë para për pronat. Këta nuk kanë buxhet, duhet të ikin. Është kërkesë e qeverisë kjo sepse përmendet Niko Peleshi. Nëse nuk ke para zgjidh problemin me veten, jo me ligjin”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.