Tensione në protestë. Policia sulmon qytetarët me gaz lotsjellës (VIDEO)

Protesta e sotme, e nisur në mënyrë normale dhe madhështore nga ana e opozitës, është shoqëruar me incidente dhe dhunë nga ana e policisë së shtetit. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës pa pasur asnjë motiv duke helmuar jo vetëm protestuesit, por edhe banorët e zonës në qendër të Tiranës. Ndërkohë një gazetar është plagosur nga policia.

Një orë pas nisjes së protestës së opozitës, kanë nisur tensionet me policinë. Një grup qytetarësh ka çarë kordonin e policisë. Ish-deputetë të PD janë munduar të mbajnë nën kontroll situatën, por grupi i protestuesve ka vijuar të qëndrojë para Kryeministrisë.

Në orën 19:30, Nënkryetari i PD, Edi Paloka u bëri thirrje protestuesve të ndjekin liderin e opozitës Lulzim Basha në marshim drejt parlamentit. Pas mbërritjes të protestuesve te Parlamenti kanë filluar edhe konfrontimet me policinë. Në orën 19:55, policia ka përdor gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

Nga gazetari i “Koha Jonë” që ndjek protestën, raportohet se nuk ka pasur përpjekje për të çarë kordonin e policisë, por policia ka hedhur gaz në gjithë perimetrin që rrethon Parlamentin. Sasia e gazit që po hidhet është më e madhe se në çdo protestë tjetër.

Në orën 20:05, Policia ka ndërprerë energjinë elektrike dhe ndriçimin në sheshin përballë parlamentit. Një masë e tillë e policisë e bën më të vështirë raportimin e mediave që ndjekin protestën.

Në orën 20:20, një fotoreporter, Arben Dajçi është plagosur nga ana e policisë. Ndërkohë ministri Sandër Lleshaj në një reagim në Twitter, flet për policë të plagosur.

E paprecedentë/ Policia plagos gazetarin në protestë

Skandaloze dhe e paprecedentë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi duke zbatuar urdhrat e Edi Ramës ka vendosur të hedhë gazlostësjellës në të gjitha rrugët e Tiranës. Dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur në këmbë kundër Edi Ramës, por Lleshi sërish zbaton urdhrat e shefit të tij, duke hedhur gaz në të gjithë Tiranën. Ndërsa nga ky sulm ka mbetur i plagosur foto-reporteroi, Arben Dajçi.

VIDEO LIVE/Tensione para Parlamentit 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2124677570986131/

Tensionet nisën pas fjalimit të kreut të PD, Lulzim Basha. “Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë, si kurrë më parë, sonte. Jemi sot më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë, kundër krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së. Lideri i partisë Demokratike nuk ngurroi të përmendë sërish akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për lidhje të tij të forta me krimin, por edhe për faktin se “u ka vënë fadromën pronave të shqiptarëve”.

“Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë “Rama Ik””, shtoi më pas Basha. Kryetari i PD-së përsëriti vendosmërinë e forcës së tij politike, por edhe të gjithë protestuesve, se nuk do të bëjnë kompromis me kryeministrin Rama, duke ia adresuar mesazhin e tij edhe faktorit ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/413645096128161/

“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha.

Watch live: Anti-government protests in Albania

SHKARKO APP