Tërmet, tmerr, tragjedi, panik dhe solidaritet
Tërmeti që tronditi me 6.4 ballë vendin, por që shkatërroi Durrësin si dhe la pa frymë Tiranën, Thumanën, Lezhën dhe zonën e Kavajës, ishte katastrofal. Deri tani ka marrë 24 jetë njerëzish dhe me sa duket, fatkqesisht, mund të marrë të tjerë që dërgjen rrënojave të pallatëve apo ndërtesave të tjera. Ka lenë edhe mbi 600 plagë e lëndime, ose tamam 600 qytetarë që u dërgjen spitalëve nga çka u shkaktoi tërmeti. Mjekët flasin se 65 përsona janë akoma në spitale e ku për 9 prej tyre nuk japin shpresa.
Shpresojmë dhe lutemi Zotit të mos i bashkohen numrit 24!
Historianët rreken të thonë se ky ishte ndër tërmetet ku futet ndër 55 e historisë botërore të tërmetëve që kanë mbetur në mëndje si shkatërrimtar.
Edhe pa historinë, ky tërmet ishte shkatërrimtar. Hotele, pallate, godina dhe shtëpi i rrënoi, duke mos patur aspak mëshirë.
Pamjet video dhe fotot janë dëshmi e gjallë e katrahurës që solli ky tërmet.
Por pas tërmeti solli një tërmet solidariteti njerëzor, kudo. Brenda dhe jashtë shtetit.
E megjithatë 24 jetë njerëzish na i mori, deri tani.
S.P.