Tërmetet nuk po ndalojnë, paniku vazhdon

Tërmetet nuk po ndalen në Shqipëri, lëkundje të forta janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Laç. Forca e lëkundjeve ishte e madhe deri ne 5.6 e shkallës rihter. Ende nuk ka një raport të dëmeve të mundshme veçanërisht në objektet e dëmtuara nga tërmeti i një dite me parë. Por paniku është i madh. Në qytetin e Durrësit njerëzit kane dale jashtë ne rruge nga frika se ndërtesat e tyre mund te shemben.

Në harkun e 30 minutave, Shqipëria e Mesme është goditur edhe nga 4 tërmete të tjera. Epiqendra në të 5 goditjet ka qenë në Detin Adriatik. Magnituda e tyre ka qenë më e vogël, por tregon se aktiviteti sizmik vijon ende.

Po kështu dhe në Tiranë njerëzit po marrin plaçkat duke ikur nga banesat e tyre. Radha e makinave në drejtim të Elbasanit është e madhe. Po kështu po luftohet për zënien e vendeve për makinat në rrugën e TEG pasi duan të flenë në makina në vende të sigurta.

Si rregull pas një tërmeti të madh pasgoditjet e tjera duhen të vijnë duke e ulur intensitetin e tyre.

 

 

SHKARKO APP