Thashethemet e OSBE-së për “200 milionë eurot” e Edi Ramës
Një raportet konfidencial i dalë nga zyrat e OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë) ka shkaktuar një situatë të paprecedentë në Shqipëri. Pjesë të raportit të publikuar nga mediat online përmendnin akuza të rënda në adresë të Kryetarit të Kuvendit, numrit 2 të shtetit, Ilir Meta; kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Raporti përmban emra të 31 politikanëve dhe ligjvënësve shqiptarë, që sipas dokumentit janë të korruptuar e madje, edhe deri porositës vrasjesh. Dhe të gjithë kujtuan se OSBE ka raporte të Prokororisë apo të Shërbimeve Intelegjente Perendimore, apo edhe dokumenta e video e inçizime, sepse akuzat ishin shumë shumë të rënda. Më ato çka shkruante OSBE duhej të jepte dorëheqjen kryeministri Rama e Kryeparlamentari Meta dhe së bashku me ish-kryeministrin Berisha, pra të tre duhen të arrestoheshin mënjëherë nga Prokurori i Republikës. E pas kësaj Presidenti Nishani të shpërndante parlamentin e vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme për 45 ditë.
Kjo ishte përshtypja e parë kur një dokument del nga OSBE. Dhe ja se çfarë kishte të shkruar nga OSBE:”Edi Rama, kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000- 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10-20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në SHBA”.
Për Ilir Metën: “Kryetar i LSI-së, ish-Kryeministër dhe zëvendës-kryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje, ndërsa ishte zëvendës-kryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Për Sali Berishën: “Argita Berisha, vajza e ish-Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes qeverisë dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkëlzen Berisha, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009, një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Ëikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin”. (tek Berisha mjaftohet me kaq !)
Këto janë akuzat më të rënda që janë bërë ndaj politikanëve shqiptarë. Mirëpo pyetja që shtrohet në këtë rast është sa të vërteta janë dhe si janë siguruar të dhënat? Përgjigjia ka ardhur nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë. Në një njoftim për mediat, OSBE-ja pranon se raporti është hartuar nga ekspertët e saj dhe se ka dalë në media në mënyrë të paautorizuar. Fakti nëse është i autorizuar, apo i paatoriuar nuk ndyshon asgjë, por mënyra sesi janë mbledhur faktet dhe akuzat të lë pa fjalë teksa lexon argumentin e OSBE-së. Ja se ç’thotë dje OSBE: “Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media. Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së”. Shkurt dhe shqip OSBE thotë: Raporti është yni, por informacioni është mbledhur nga mediat dhe ne nuk mbajnë përgjegjësi për vërtetësinë e tyre! Një përgjigje e tillë, e një institucioni pjesë e të cilit është dhe Shqipëria, në mos një lapsus pas pushimeve të gushtit, është një lajthitje e diplomatëve të OSBE-së. Nëse zyra e OSBE-së në Tiranë do të mbante përgjegjësi për ato që shkruan në raport, sado skandaloze dhe të rënda që janë përshkrimet për çdo politikan, ky do të ishte një zhvillim pozitiv. Pasi do të kuptonim se një institucion ndërkombëtar ka vendosur të denoncojë korrupsionin në nivelet më të larta. Por OSBE-ja thotë se ato që thuhen për Ramën, Metën dhe Berishën, janë thashetheme mediatike. Pra janë “fakte” të mbledhura nga mediat ! Pra, OSBE-ja duket se tallet jo vetëm me politikanët këtu, por edhe me drejtuesit e lartë të organizatës që financojnë prezencën e misionin në Tiranë. Kjo është tallje dhe me opinionin shqiptar që i sheh institucionet e huaja si mishërimi i së vërtetës dhe modelit të seriozitetit. Është tallje, sepse një institucion serioz ndërkombëtar të paktën përpiqet të ruajë imazhin. Dje, OSBE-ja zbuloi se aktiviteti kryesor i saj në Shqipëri mbeten jo faktet, por thashethemet dhe të lahen në pishinat e Hotel Rogner dhe hotel Sheraton, mundësisht me ndonjë femër të paguar në euro për jetë nate! Ekspertët e këtij institucioni paguhen të pasqyrojnë faktet dhe kontribuojnë në standardet shtetformuese të Shqipërisë, por rezulton se puna që bëjnë është mbledhja e informacioneve të pakonfirmuara dhe thashethemet e kafeneve luksoze në Tiranë apo nga lokalet e natës në ish-bllok. Por edhe këtë punë duket se nuk e kanë bërë mirë. Sepse nëse ndjek mediat, sidomos ato partiake, tek ‘RD’-ja shkruhet se Rama ka më shumë se 200 milionë pasuri. Ndërsa tek ‘ZP’-ja se Berisha jo vetëm ka ndihmuar djalin, por ka urdhëruar personalisht vrasje. “Faktet” e servirura nga OSBE janë si “faktet” që mund të themi se zyrtarët e OSBE-së në Tiranë shkon nëpër lokale kurvash dhe dehen sa harrojnë të shkojnë edhe në vilat me qera që ua paguan organizata, ku bën pjesë edhe Shqipëria!
Berisha, Rama, Meta nuk janë ëngjëj në politikë. Sigurisht që kanë mëkatet e tyre, por problemi është se nga një institucion ndërkombëtar shqiptarët presin fakte e seriozitet dhe jo titujt e faqes së parë të gazetave partiake.
Raporti kondidencial i djeshëm hap edhe një debat mbi rolin e misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Prezenca e tyre në Shqipëri sigurisht që e ka bërë atë të jetë afër standardeve të BE-së, por nga ana tjetër, kur lexon raporte dhe lajthitje të tilla kupton se çfarë ndodh në këto seli. OSBE-ja u vendos në Tiranë 19 vite më parë si mision. Pra, kishte një afat të shkurtër qëndrimi. Më pas, nga mision u quajt prezencë, duke justifikuar jetëgjatësinë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit lidhej me problemet që ka vendi në hartimin e bazës ligjore, trafiqet dhe proceset elektorale. Veç ndihmave konkrete në projekte të ndryshme, institucioni paraqet raportet për problematikën në vend. Por sa më problematikë të jenë raportet, aq më shumë zgjaten misionet e OSBE-së në Tiranë. Dhe më shumë iu rritet paga mujore atyre. Në jo pak raste, politikanë të ndryshëm kanë denoncuar faktin se raportet për Shqipërinë nxihen me qëllim që misionet të zgjasin qëndrimin në Tiranë. A është dhe raporti i djeshëm konfidencial pjesë e këtij skenari? Si çdo institucion tjetër, edhe OSBE-ja ka nevojë të justifikojë ekzistencën tek eprorët e saj. Drejtuesit dhe stafi i institucionit kanë rroga marramendëse që arrijnë në mijëra euro. Kanë zyrat në zonën më luksoze në Tiranë dhe duke marrë parasysh adhurimin me të cilin i shohin politikanët tanë diplomatët e huaj, përfaqësuesit e këtyre misioneve ndjehen shpeshherë si guvernatorë të Shqipërisë. Ndaj dhe raporti konfidencial duket se është një lajthitje për të justifikuar pagat e larta dhe qëndrimin e një ushtrie me administratë të një misioni ndërkombëtar që merret me thashetheme, sikur në Shqipëri ka tre kriminelë si Berisha, Meta e Rama. Ndërkohë që kanë drejtuar Shqipërinë, me të mirat e të këqijat e tyre, por ama nuk mund t’i akuzosh me raporte të tilla, sa dje u bë nami në rrjetet sociale për “200 milion eurot” e Edi Ramës se ku janë dhe po shikonin të vëllain e tij Olsin, një djalë korrekt dhe që nuk ka asnjë akuzë deri dje ndaj tij. E shikonin Olsin disa gazetarë se ku ka makinat e blinduara apo bodigardët apo vilat që siç thoshte OSBE! Por ai ishte në këmbë, si gjithë qytetarët e tjerë, pa frikën e atyre “200 milion eurove” që shkruanin zyrtarët shkërdhata të OSBE, zyrtarë të cilët kur bien në qoftet shqiptare hanë një barrë gomari me qofte, dhe më pas i fusin kërkim natën tek semaforët e kuq për …. !
Qamil Xhani
Njoftimi i OSBE: Informacioni është marrë nga mediat lokale
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.
Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.
Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së. Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”.