“The Economist” 2015:Si po ndryshon roli i Gjermanisë në botë

Çdo vit revista e mirënjohur botërore “The Economist” boton një numër special me atë që pritet të ndodhin në botë në vitin në vijim. Këtë e ka bërë edhe për 2015-ën. Pikërisht shkrimet më të mira të kësaj përmbledhjeje ju do t’i gjeni, duke filluar që tani tek “Lapsi.al”: “Si do të sillet Obama gjatë këtij viti (shkrimi i parë i botuar pak dite me pare shiko poshte)? Si të mësojë bota të jetojë me ariun Rus? Si po bëhet Gjermania një superfuqi? Kush mund ta ndalojë Kinën ? Mësimet që duhen nxjerrë nga epidemia e Ebolas, shpikjet e reja të smartfonëve dhe Luvri që zbarkon në Abu Dabi këto janë disa nga temat e « The Economist » që do ti sjeellë në shqip, Lapsi.al. Ne do të postojmë nga një artikull të ri, për të rrijuar një ide më të qartë se si do të jetë bota në ditët që do të vijne. Shkrimi i dytë i The economist i takon Gjermanisë. Thhuajse neutralë për 70 vjet, gjermanët do t’i futen më në fund një debati të ashpër mbi misionet e diplomatëve dhe të ushtarëve të tyre të angazhuar jashtë vendit, thotë revista e cila bën një prognoze se cdo te ndryshojë këtë vit në vendin e Anxhela Merkelit…

Nga Andrea Kluth*

Historianët do ta mbajnë mend periudhën 2014 – 2017 njësoj si kohën kur Gjermania doli nga guacka e saj e pasluftës dhe u bë një prej fuqive perëndimore. Por ndryshimet e premtuara në 2014 -ës nuk do të përmbushen në 2015 -ën. Fillimisht gjermanët duhet të ndryshojnë gjendjen shpirtërore dhe t’i futen një debati të hidhur. Ata duhet ta rimendojnë pacifizmin radikal dhe zakonin e tyre për ta lënë Amerikën, Francën apo Mbretërinë e Bashkuar të ndërhyjnë në kriza ndërkombëtare, për t’i kritikuar më pas kur diçka shkon keq. Më në fund duhet të kuptojnë se edhe ata e kanë për detyrë që të ruajnë rendin botëror, ndonëse këtë do të mund ta bëjnë me gjasë vetëm pas vitit 2015. Presidenti gjerman Joachim Gauck ka bërë thirrje për një ndryshim të tillë të mentalitetit gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë, të mbajtur në Mynih në janar 2014. Në prani të Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtës, zoti Gauck deklaroi se Gjermania nuk mund të qëndronte më e mënjanuar nga komuniteti ndërkombëtar. Pasi janë sjellë mirë përgjatë 7 dekadash, zoti Gauck vlerëson se gjermanët duhet të kenë besim, sikurse bëjnë edhe të tjerët, për të kontribuuar në të mirën e botës.

Agresioni rus në Ukrainë, kërcënimi i ri i shtetit islamik, përhapja e Ebolës në Afrikë: a duhet Gjermania të merret me probleme të tilla? Gjatë Luftës së Ftohtë përgjigjja ishte “Jo”. As Gjermania Perëndimore dhe as Gjermania Lindore nuk kishin një politikë të jashtme realisht të pavarur. Mbi çështjet gjeopolitike, Boni ia besonte mbrojtjen dhe diplomacinë, Uashingtonit. Përsa u përket çështjeve europiane, ai mbështetej tek Parisi. Përsa i përket lindjes, Berlini e mbante frymën në Moskë. Më 3 tetor 2015 gjermanët do të festojnë 25 -vjetorin e ribashkimit, që i dha fund ndarjes dhe ktheu zyrtarisht sovranitetin gjerman. Gjatë këtij çerek shekulli, Gjermania është transformuar. Dikur një vend i mbyllur, sot është një superfuqi e hapur pjesërisht. Elita dipolomatike dhe anglofone gjermane ka zënë mend nga vërejtjet e pandërprera të diplomatëve perëndimorë, që e nxisin atë të tregohet më e pranishme në skenën ndërkombëtare. Për këtë nuk gjen përkrahje tek populli. Hapi më i vogël përpara shkakton polemika të hidhura në popull, siç ishte rasti i vendimit të marrë në fund të viteve ’90 për të dërguar trupa në Kosovë, për arsye humanitare, në kundërshtim me pacifizmin kategorik gjerman.

Gjermania ka bërë shpesh hapa pas, siç ishte rastin në vitin 2012 kur kancelarja Angela Merkel abstenoi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndërhyrjen në Libi. Por konfliktet botërore aktuale janë shumë më të rënda, që Gjermania të qëndrojë duarkryq. Problemet në Afrikë janë ndoshta përgjegjësi e Francës dhe ato në Azi, te Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por përballja mes Perëndimit dhe Vladimir Putinit në Ukrainë ndodhi në një rajon ku Gjermania duhet të tregojë veten si lidership. Vendet që i luten Gjermanisë që ta bëjë këtë janë fqinjët lindorë, mes të cilëve Polonia, sot një nga vendet më të afërta të Gjermanisë, por që shumë herë në të shkuarën e ka gjetur veten mes saj dhe Rusisë.

Arroganca ruse

E megjithatë, pavarësisht tmerrit të polakëve dhe balltikëve, shumë gjermanë dëshmojnë një simpati të habitshme kundrejt arrogancës ruse. Partizanët e Die Linke (të së majtës) që vijnë nga komunistët gjermano -lindorë akuzojnë Shtetet e Bashkuara dhe NATO -n që pretendohet të jetë ekspansioniste, se janë më përgjegjës për krizën sesa Putin. Në këtë fushë shahu politik, shumica e gjermanëve refuzojnë pa ngurrim të përdorin ushtrinë, përveçse kur bëhet fjalë për të shpërndarë plaçka e shishe uji. Zonja Merkel, në vend që të tërhiqet si zakonisht, po noton aq mirë sa mundet në ujërat e trazuara të Gjermanisë dhe botës. Ajo diskuton me Vladimir Putin në telefon më shumë se çdo udhëheqës tjetër perëndimor. Ajo koordinon gjithashtu sanksionet e BE kundër tij, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2015 ajo do t’i shtojë sanksionet po të jetë e nevojshme. Por gjithashtu do të vazhdojë të luajë rolin e xhandarit të sjellshëm përballë sherifit të keq amerikan. Ajo do të vazhdojë dialogun, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të jenë aty për të nxitur kërcënimin ushtarak. Gjatë kësaj kohe, Ministri i Jashtëm Frank Walter Steinmeier do të punojë fort në rrugë dhe në emisione televizive gjermane për të sensibilizuar publikun dhe për të siguruar mbështetjen e tij. Momenti më i rëndësishëm i vitit 2014, marrë nga një video në Youtubë që bëri xhiron në internet, ishte kur ai trajtoi çështjen e krizës ukrainase në një shesh në Berlin. Mes turmës së njerëzve gjendeshin edhe protestuesit e zakonshëm paqësorë të rremë, që i kërkonin (ata dhe jo zoti Putin), që të shkonte në luftë. I zoti i vetes, si zakonisht, z.Steinmeier shpërtheu me një ligjëratë të ashpër mbi hipokrizinë e manifestuesve. Episode të tilla do të shtohen në vitin 2015. Por që tani e deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshmë, në 2017 -ën, Gjermania do të jetë e pjekur mjaftueshëm për të ndihmuar aletatët e saj që të ruajnë paqen, edhe ushtarakisht nëse do të duhet.

* shef i zyrës së The Economist në Berlin

SHKARKO APP