Tritan Shehu: Presidenti nuk duhet të dekretojë ministrin e ri të Jashtëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ka bërë thirrje sot kreut të shtetit që të mos dekretojë disa nga ministrat e rinj të kabinetit “Rama”.

Në një postim në Facebook, Shehu ndalet kryesisht te ministri i ri i Jashtëm i propozuar nga Edi Ramës, Genc Cakaj.
Si ish-ministër i Jashtëm, Shehu thotë se emërimi në një post kaq të rëndësishëm i një njeriu pa përvojë është aventurizëm i rrezikshëm për vendin. Deputeti i PD thotë se për emërimin e ministrit të ri të jashtëm ka shqetësime të shprehura edhe nga partnerët ndërkombëtar.
Shehu shton se Edi Rama duhet të bëjë sqarime për arsyet e këtij emërimi dhe nga kush i ka ardhur propozimi. Ai lë të kuptohet se propozimi i Cakaj lidhet me disa procese të rrezikshme, duke nënkuptuar edhe idenë për ndarën e Kosovës.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtëm, do të ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja për në Qeveri përbejnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…
Emërimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtëm, detyrë që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit të Rajonit, ruajtjes së tërësisë territoriale të kombit, marrëdhënieve me NATO-n etj, përben së paku aventurizëm politik i maskuar ky me një “nacionalizem” grotesk.
Kryeministri duhet të qartësojë veçanërisht qëllimin e atij emërimi (që po shqetëson edhe miqtë tanë), origjinën e propozimit te asaj kandidature, mundësinë e një korelacioni me disa procese të rrezikshme, etj.
E kundërta, ulja e nivelit te argumenteve deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet për mungese serioziteti, qe veçse shton paqartësitë.
N.q.s ne shqiptarët nuk do të dimë të prezantohemi dhe të mbrojmë me dinjitet e besueshmëri interesat tona, apo akoma më keq n.q.s ne do të pranojmë që disa “argatë a pupace” në “shqip” dhe në emrin tonë t’i servirin partnereve obsionet e kundërta e të “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë te mirë”.

SHKARKO APP