U p*ordh edhe emri i Princit shqiptar!

(Ky editorial shikohet më i plotë si video, ndaj kliko)

Ahmet Zogu ka qenë mbreti i shqiptarëve. Ishte burrë shteti, lider absolut me të mirat dhe të këqijat e tij. Por ai ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve si një burrë që bëri shtet, vendosi ligje perëndimore, kishte parti politike, ishte njeriu që hoqi shaminë e kokës grave myslimane me ligj në punët shtetrore dhe në arsim e shëndetsi. Ahmet Zogu mbeti legjendw e shtetit ligjor.

Ndërkohë i biri Leka Zogu i parë punoi me mish e shpirt jashtë Shqipërisë pas ardhjes në fuqi të komunizmit të Enver Hoxhës, që të rikthehej Monarkia dhe sistemi kapitalist.

Nuk ia arriti, por ama ruajti vlerat njerëzore të një Mbreti.

Kurse Princ Leka pas sherrnajës që ka pushtuar mediat për një goditje, e cila nuk duhej të ndodhte, shkoi me vrap në polici dhe dha kujën duke e dërmuar përfundimisht imazhin e vobektë të mbreterisë, paçka se sistemi politik shqiptar nuk e njeh, ndonëse moralisht kishte një status si Princi i Shqipërisë.

Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat.

Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

Është zbardhur dëshmia e Elia Zaharisë për përplasjen e saj fizike me Princ Lekën në sy të vajzës së tyre, Geralinda, ditën e djeshme.

Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste.

Aktoja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia janë vetëmbrojtur.“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

Leka Zogu është paraqitur në komisariatin nr 6 ku ka bërë denoncim për sherrin që ka pasur me ish vjehrrin e tij Gjergj Zahari. Në denoncimin para policisë, kur ka kërkuar urdhër-mbrojtje, ai thotë se ish vjehrri i tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe një send të fortë pra me një statuj druri.

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statuj druri) me të cilën më ka goditur” ka treguar Leka Zogu.

Pas kësaj që ka pushtuar mediat dhe portalet shqiptare, statura e Princit është rrënuar, duke u tallur njerëzit nëpër rrjete sociale, aqsa shumica shkruajnë: U pordh edhe Princi!

SHKARKO APP