Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

U rrëzua çdo gjë, përveç solidaritetit

Editorial E enjte, 28 Nëntor 2019 14:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reagimet nga Kosova; ndihma në kohë rekord, mbledhja e fondeve, mbështetja me njerëz, mjete dhe ndihma njerëzore është nga ato ngjarje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Si rrallë herë Prishtina, shqiptarët e Preshevës, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë këto ditë në Tiranë, Durrës dhe Thumanë duke dhënë ndihmë dhe duke bërë akte që emocionojnë çdo shqiptar

Sot Shqipëria feston 107-vjetorin e Pavarësisë. Rrugët duhet të ishin me flamuj kuq e zi dhe shqiptarët në festë. Por ky përvjetor e gjen Shqipërinë dhe kombin në momentet më dramatike në historinë e tij. Tërmeti shkatërrues i së martës e ka zëvendësuar festën me flamujt e zisë dhe dhimbjen për viktimat e humbura. Dy ditë pas tërmetit të madh, 6.4 ballë bilanci i viktimave ka arritur në shifra të paimagjinueshme. 36 persona raportohen të kenë vdekur dhe gati 700 të tjerë janë plagosur. Fatkeqësisht nuk ka ende një bilanc sesa është numri real i viktimave, pasi dyshohet se ka akoma njerëz nën rrënoja. Por çfarë është më e keqe nuk dihet nëse tragjedia ka përfunduar me kaq. Lëkundjet e djeshme me 5.3 ballë rikthyen panikun dhe ankthin të qytetarët. Dëmet në banesa janë ende të pallogaritshme dhe do të kërkojnë investime dhe projekte për dekadat e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Tërmeti apokaliptik që goditi Durrësin dhe Thumanën, në prag të 107-vjetorit të pavarësisë, ka lënë pas shumë viktima e bashkë me banesat dhe pallatet ka rrëzuar shumëçka nga Shqipëria që ne kemi ndërtuar këto vite. Fatkeqësisht veç banesave, tërmeti rrëzoi shtetin tonë prej letre dhe propagandën boshe të qeverisë. Gjithë mburrjet e kësaj mazhorance se kanë ndërtuar shtet ranë brenda pak orësh, kur u pa sesa të pafuqishme dhe të lodhura janë strukturat tona të emergjencave. Dy ditë pas gjëmës kombëtare ende nuk dimë sa është numri i saktë i viktimave. Nuk dimë sa janë personat që ndodhen nën rrënoja. Nuk ka një bilanc të banesave të pabanueshme në Durrës, Thumanë apo dhe në Tiranë dhe Lezhë ku dëmet nuk kanë qenë të pakta. Reagimi i institucioneve ishte njerëzor dhe duhet përshëndetur, por jo profesional dhe i përgatitur për situata të tilla. E mirëkuptojmë çdo justifikim, por nuk kuptohet se në gjithë këto struktura shtetërore dhe zjarrfikëse ka vetëm fardoma, pompa uji, kazma dhe lopata dhe asgjë tjetër. Nuk është vendi as për humor dhe ironi, por ky shtet nuk kishte as edhe një qen për të kërkuar trupat e humbur në rrënoja. Ndërkohë pallavrat qeveritare mburren për epokën dixhitale dhe qeverisjen me anë të internetit ndërsa ne nuk kemi pajisjet bazë për të shpëtuar kokën e njerëzve. Sigurisht ata mijëra burra dhe gra, mjekë, policë, zjarrfikës kanë bërë këto ditë akte heroike duke rrezikuar jetë e tyre. Meritojnë mirënjohje, por këtu duhen të shihet ku janë strukturat e shtetit me mjete dhe ndihmë, e jo vetëm aktet heroike me risk të njerëzve.

Swiss Digital

Por tërmeti nuk rrëzoi vetëm propagandën bajate të kësaj qeverie. Kjo tragjedi rrëzoi gjithë qeveritë që ka pasur shteti shqiptar. Tërmeti ishte i rëndë dhe shkatërrues, por Shqipëria e ka problemin te ndërtesat dhe jo shkalla goditëse e tërmeteve. Shqipëria është zonë sizmike me risk dhe kushdo ndërtues e di se cilësia e pallateve dhe banesave duhet të jetë më e mirë se vendet e rajonit. Në vend të sigurisë në ndërtime, këto vite ne kemi prodhuar pallate dhe ndërtesa që sot janë bomba sociale. Në Thumanë godinat kishte marrë goditje dhe askush nuk mori masa. Në Durrës ndërtimet ishin në zonën e kënetës dhe zonën e plazhit, ku dikur ka qenë e ndaluar kategorikisht të ngriheshin objekte mbi dy kate. Tragjedia që goditi vendin është jo vetëm risk nga Zoti, por edhe një akt kriminal i gjithë qeverive që kanë lejuar ndërtime të tilla vrasëse.

Tërmeti rrëzoi dhe gjithë modelin ekonomik që kemi ndërtuar. Në 30 vite e vetmja që qeveritë dhe Shqipëria kanë prodhuar janë pallatet dhe betoni. Ndërtime pa hesap dhe pa kritier sipas rregullave moderne anti-sizimike. Grataçela dhe pallate shumëkatëshe që janë nxitur nga qeveritë për të rritur buxhetin dhe nga një pjesë e biznesit për të pastruar edhe paratë. Fatkeqësisht, një pjese e këtyre ndërtimeve janë pa standarde. Sot po provojmë në kurrizin tonë se këto ndërtime jo vetëm na kanë vjedhur pasurinë, por tani janë kthyer në kërcënim serioz për jetën. Ata që i lejuan në Durrës, etj, në vend të zhvillimit ekonomik i kanë sjellë vendit një kosto të madhe njerëzore dhe sigurisht ekonomike për dekadat e ardhshme. Kjo tragjedi që ka shokuar Shqipërinë dhe kombin ka rrëzuar gjithë modelin qeverisës, ekonomik dhe social që ka ndjekur Shqipëria këto vite.

Në këto orë të rënda për kombin, me viktima dhe panik ka vetëm një lajm të mirë. Solidariteti që shqiptarët po tregojnë këto ditë është i vetmi zhvillim që të kthen shpresën në një situatë kaq tragjike. Qëndrimet e qytetarëve për tu ardhur në ndihmë banorëve janë nga ato ngjarje që meritojnë vlerësim. Pjesa që të prek pozitivisht në këtë tragjedi është qëndrimi i shqiptarëve të Kosovës. Reagimet nga Kosova, ndihma në kohë rekord, mbledhja e fondeve, mbështetja me njerëz, mjete dhe ndihma njerëzore vëllazërore është nga ato ngjarje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Si rrallë herë, Prishtina, shqiptarët e Presheve, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë këto ditë në Tiranë dhe Thumanë duke dhënë ndihmë dhe duke bërë akte që emocionojnë çdo shqiptar. Një ndihmë të paçmuar ka dhënë Greqia duke dërguar, pak orë pas tërmetit shkatërrues, ministrin e Jashtëm në Tiranë vetëm në mbështetje për përballimin e situatës dhe t’u vijnë në ndihmë autoriteteve. Brenda ditës erdhën dhe ekipet më të mira të shpëtimit që nxorën nga rrënoja jo pak qytetarë. Italia, Franca, Çeka, Rumania, Izraeli, ushtarakët e SHBA në Kosovë, Serbia etj, janë vendet që në këto ditë të rëndë kanë sjellë ekipe speciale që kanë shpëtuar njerëz dhe kanë sjellë shpresën për banorët e dëmtuar. Janë ndihma që kanë shpëtuar jetë, por dhe kanë treguar se në këtë tragjedi që rrëzoi çdo gjë, ka mbetur në këmbë solidariteti dhe shpresa.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 9 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 34 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 34 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 35 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.