Akuzat e Vasilit: Calavera do të frikësohet, kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar
Nga Petrit Vasili*
Calavera do të frikësohet, kur të auditohen milionat e BE për reformen e dështuar në drejtësi!! Genoveffa Calavera foli sërish, ashtu shtrembër, jo parimore dhe kundër reformës, si gjithmonë.
Përsonalisht, në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, kam debatuar fort me këtë zonjë, kur kjo insistonte të pranonim Kushtetutën e përkthyer gabim në anglisht dhe mbi këtë bazë të ndërtonim ligje të gabuara, që në fakt u ndërtuan si të tilla dhe rrënuan, që në start një reformë të shumëpritur.
Po kjo zonjë insistonte që për Operacionin Nderkombetar të Monitorimit të mos kishte një marrëveshje të miratuar me ligj në Kuvendin e Shqipërisë dhe se mjaftonin muhabetet e bëra mes saj dhe sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit, duke shkatërruar një reformë të miratuar me 140 vota në parlament.
Për këtë çështje i jam drejtuar me shkrim edhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në atë kohë. Por për Calaveren deformimi antikushtetues i reformës në drejtësi dhe kapja e drejtësisë nuk kishte asnjë rëndësi.
Cavavera heshti, kur Rilindja përbuzi dhe hodhi poshtë sugjerimet e ONM, ku dhe vetë kjo zonjë është pjesë, për anëtarët e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shpresë në zhgënjim dhe KLP dhe KLGJ u mbushen me njërëz pa asnjë integritet deri edhe me bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
Calavera deklaronte me zë shumë të lartë se ONM do të ishte garancia e integritetit të reformës, pasi ajo do të ishte përbërë nga juristë me integritet shumë të lartë nga SHBA dhe BE.
Calavera heshti edhe kur u hodhen poshtë sugjerimet e ONM gjatë Vetingut duke e shnderruar vetingun në një proces me dy standarte sipas konstatimeve të Komitetit të Helsinkit dhe të tjerëve.
Calavera heshti edhe kur vetë anëtarë të komisionit të Vetingut rezultuan pa asnjë integritet dhe që s’duhet të ishin kurrë pjesë të atyre komisioneve.
Calavera heshti edhe për dekapitimin e drejtësisë, që mbeti pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë.
Calavera heshti dhe nuk foli asnjë fjalë përpara këtij atentati juridik e moral, që po i bëhej reformës ndonëse mijërat e eurove vazhdonte ti merrte qetësisht si pjestare e bordit të ONM.
Përse shërbyen këto miliona euro të BE, pra të taksapaguesve europianë, që i faturohen qytetarëve shqiptare si ndihmë për reformën??
Ne do ta kërkojmë auditimin e këtyre miliona eurove.
Shqiptarët duhet ta dinë sa euro kanë marrë Genovefa me shokë për të prodhuar kapjen e drejtësisë nga Rilindja.
Calavera nuk shqetesohet fare, që drejtesia u kap dhe atë tanimë nuk e beson më kërkush.
Reforma e Calaveres & co thjesht i vuri emrin pronarit duke kthyer drejtesinë në pronë të Rilindjes.
Heshtja e dënueshme për këtë shkatërrim të Reformës në Drejtësi e Calaveres i ka hequr asaj të drejtën dhe mundësinë që të flasë, që të bëjë sikur preokupohet dhe të sugjerojë për këtë reformë.
Calavera e humbi mundësinë që të ndihmonte për të bërë reformën në drejtësi, që shqiptarët prisnin, bile për fat të keq ndihmoi për të kundërtën.
Tanimë i mbetet vetëm të vazhdojë të marrë edhe për pak kohë mijët e eurove për një reformë që zhgënjeu thellë shqiptarët.
Por auditimi i dhjetra milionë euro të BE për reformen në drejtësi do të kryhet patjetër e deri atëhere pres me durim të dëgjoj sërish Calaveren, sigurisht nëse do të ketë fuqi dhe kurajo që të flasë…
*Nënkryetari i LSI