Veprim kushtetues dhe i mençur i kryeministrit

Sot Presidenti i Republikës në cilësinë e kryetarit të shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Që dje kur u lajmërua kjo mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u fol në mediat qeveritare në formë “sugjerimi” se kryeministri Rama nuk do të shkojë, por do të dërgojë zv/kryeministrin Braçe si dhe për çdo funksion ministri që janë anëtarë të Këshillit të Mbrojtjes do të dërgohen zv/ministra.

E gjitha kjo një lojë për të denigruar kryetarin e Shtetit, ndonëse Ilir Meta e kishte gati përgjigjen sot live për shqiptarët, nëse veprohej kështu siç ishte menduar te oligarkët e vendit.

Por sot kryeministri Rama dhe krejt kabineti i tij ishin në mbledhjen e kërkuar nga Kryetari i Shtetit, Ilir Meta. Nuk dihet se si ka shkuar mbledhja, por në pjesën e dukshme për publikun, kryeministri ishte në takim.

Ky është qëndrim korrekt dhe kushtetues i kryeministrit për tu bërë bashkë në zgjidhjen e problemeve të krijuara nga tërmeti shokues dhe vdekjeprurës.

Edhe lideri opozitar Lulzim Basha duhet t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Rama. Nuk themi për pazar apo marrëveshje si ajo e 18 majit 2017, por takimi për Kombin duhet dhe i shërben zgjidhjes së hallëve të popullit.

SHKARKO APP