A e dinte ambasadori i BE, Soreca se anëtari i Kushtetueses do shkarkohej para se të jepej vendimi?!

Nuk ndalojnë akuzat kundër ambasadorëve të BE në Tiranë. Fillimisht ishte ish-ambasadorja Romana Vlahutin e cila u akuza fort nga opozita dhe media si e përzier në punët e PS dhe Rilindjes. Për Vhahutin pati edhe akuza për korrupsion për vilën e BE në Tiranë, por nuk dihet se si u mbyll nga Brukseli.

Ndërsa edhe tani për pasardhësin e Vhautin, italianin Soreca, ka akuza. Për njëanshmeri me pushtetin. Dhe jo vetëm.

Besnik Muçi, i cili u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta, por më pas u shkarkua nga Vettingu, ka vendosur të vijojë betejën ligjore në Gjykatën e Strasburgut. Por ai akuzon fort edhe ambasadorin Soreca.

Muçi, në një intervistë për Ora News, thotë se shkarkimi i tij nga vettingu përveç ngarkesës politike ka edhe shkelje të tjera ligjore.

“Po vazhdoj procedurat, e kam dërguar aplikimin tim në Gjykatën e Strasburgut. Kam vlerësuar që procesi përbën shkelje të pastër të të drejtave të mia, shkelje të pastër të dispozitave kushtetuese që më mbrojnë qoftë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe si ish-prokuror, jurist. Ka shkelje të pastra të nenin 6, 7 të Konventës. Sanksioni me natyrë penale është marrë pa bazë të mjaftueshme ligjore. Ka shkelje të nenin 8 dhe 13 të Konventës. Vlerësoj se motivi i shkarkimit tim ka pasur edhe ngarkesa politike përveç ngarkesave të tjera”, deklaroi Muçi.

Raporti i Komisionit të Venecias për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese foli qartë në favor të tij, por ai Kritika ka ndaj diplomatëve në vendin tonë, duke veçuar ambasadorin e BE-së.

“Në mënyrë pak surprizuese për mua kur Komisioni i Venecias nxori raportin që shqyrtoi mënyrën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shprehja e Komisionit ishte e qartë që gjithë zgjedhjet e tjera ishin antikushtetuese, përveç zotit Muçi. Ajo që më ka indinjuar ka qenë qëndrimi i institucioneve ndërkombëtare. Çuditërisht përfaqësuesit e agjencive shumë të rëndësishme në Tiranë përshëndeten zgjedhjen e të gjithë anëtarëve përveç meje. Ndërsa Venecia thotë se të gjithë anëtarët janë zgjedhur në mënyrë antikushtetuese përveç meje. Është një situatë që askush nuk do ta dëshironte. Ambasadori i BE përshëndeti zgjedhjen e dy anëtërëve të nderuar që janë sot anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk përshëndeti zgjedhjen time në momentin që unë isha anëtar i zgjedhur në respekt të çdo procedure në Shqipëri. Ndoshta ai ka pasur dijeni që unë do të shkarkohesha dhe ishte në dijeni që do shkarkohesha nga vettingu, është tjetër gjë kjo”, u shpreh më tej ai.

Dhe vertet interesante kjo rastësi! Me sa duket planet e Vettingut kalojnë fillimisht në kryeministri e më pas të ndonjë ambasadë, e ku vendoset se cilët do ikin, ndërsa Komisionet e Vettingut lexojnë ç’ju sjellin.

SHKARKO APP