Video editorial i ”Koha Jonë”: Balla apo Dako rrëzuan Fatmir Xhafën?
Video editorial i ”Koha Jonë”: Balla apo Dako rrëzuan Fatmir Xhafën?
Nga Daniel Muçaku-
Fatmir Xhafa dhe Edi Rama janë dy socialistë tradicional, ndonëse Rama e mbulon gjakun e majtë me dekor ngjyrash që hutohesh kur i shikon!
Por tani në PS këto të dy janë historikë në këtë parti, pa harruar ish-zv/kryeministrin Erjon Braçe.
Edi Rama ka gen të majtë që nga koha e komunizmit, por duke oponent dhe sfidues ndaj regjimit, fati ja solli që mori në dorë pikërisht atë parti e cila ka fije që nga viti 1941.
Ndërkohë Fatmir Xhafaj njihet publikisht si majtist i thekur dhe pa asnjë droje për karrieren e tij rinore në atë kohe para vitit 1990.
Ndërkohë ndër vite dolen emra të tjerë nga bota e biznesit dhe nga tranzicioni që u futen mes Ramës dhe Xhafës në mandatin e fundit qeverisës, aq me tepër se Fatmir Xhafaj quhet si njeriu që skicoi platformen e Reformes në Drejtësi. Kur ishte ministër i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte, siç është edhe sot, njeri skrupuloz dhe popullor në të majten shqiptare.
Por asokohe në PS kishte grupime dhe individë të fortë që në një mënyrë a tjetrën bënin presion me vota te Kryeministri Rama, i cili e kishte fiksim deri në një obligim të pa shpjegueshem ndaj vetes që duhet të hynte në histori si politikani që bëhet tre herë kryeministër i Shqipërisë. Me shumë se kaq kishte qëndruar vetëm Kryeministri Mehmet Shehu në historinë e Shqipërisë.
Të tjerët kanë qëndruar me pak ose kanë përfunduar në burg.
Në vitet e Fatmir Xhafës si ministër i brendshëm marrëdheniet mes tij dhe kryeministrit Rama ka qenë ekselente, aqsa të dy ishin NJË si ide dhe praktikë. Por dikush në PS sajoi apo futi pyka mes Ramës dhe Xhafës. Në PS sot nuk flet askush nga frika prej kryeministrit Rama që ka super autoritet në PS dhe kudo në jetën shtetrore, por edhe atë mediatike. Pa harruar edhe te biznesi i madh që ndonëse para zgjedhjeve te 25 prillit një çante e çonte edhe te PD sepse mendonin se po ikte Rama, por pas zgjedhjeve tani bërtasin NUK KA SI RAMA!
Pra në PS e donin të vetëm Edi Ramën, pa socialistë real afër tij. Ky ky grupim e donte për vete dhe interesat e tyre karrieriste ose e donin që kur të rrëzohej nga pushteti në mënyre që ta copëtonin me mafien e Elbasanit apo të Durrësit.
Dhe t’ia bënin më keq se sa ia bëri Basha, Berishës!
Në Elbasan mbreteron akoma Taulant Balla, natyrisht si autoritet. As Edi Rama nuk ka siguri në Elbasan pa lejen e Balles, sepse strukturat e tij dhe njerëzit që ai mban në koridorin Prrenjas-Elbasan mbeten shumë të fuqishëm. I ka si socialistë për punë të mëdha. Jemi dëshmitarë se atje votuan me shumë Ballen se sa PS-në. Dhe të gjitha grupet e ndryshme u lëshuan katundeve për vota pëer KOMANDANTIN BALLA!
Kur ministri i kohes, Fatmir Xhafaj, donte të kryentë një operacion të madh arrestimesh në ata koridor, ministri u shkarkua!
Fatmir Xhafaj thotë se ika vetë, por si ka mundesi që ai iku nga ministër duke u sulmuar fort nga PD që furnizohej prej një njeriu brenda grupit parlamentar të PS. Iku prej atyre që ditën rrinin në PS dhe natën takoheshin me PD të njeëhotel sa kalon Elbasanin!
Sikurse ka dyshime të forta se ministri Xhafaj u bllokua nga Vangjush Dako në arrestimet e Shijakut. Por në të dyja rastet skema e sulmit dhe masakres ndaj tij e familjes u ideua në PS.
Dhe jo nga Edi Rama!
Jo për ta shfajsuar se është kryeministër dhe të bën gjëmen, aq me tepër se tani nuk ka më as opozitë.
E verteta mbetet se ai nuk kishte gisht në këto pazare nëntokesore në PS.
Pazaret e Elbasanit apo hotelet buzë detit në Durrës janë ato që e larguan ministrin më të suksesshem të PS-së, ndonëse Fatmir Xhafaj e fitoi betejen e tij, edhe me PS-në. U zgjodh deputet në Tiranë falë votave personale.
Por historia nuk duhet harruar pasi PS duke qenë parti e madhe, mbart brenda vetes të mirë, të dobët, por edhe hileqarë që ditën flasin në parlament kurse natën takojnë Gazmend Bardhin. Sikurse ka informacione se një deputete femër e selisë blu, e cila pret në makinen e saj poshtë pallatit të madh 44- katsh te Kastratit për të marrë herë pas here ndonjë çantë!