Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video editorial i ”Koha Jonë”: Prapë Bullgaria i prish punë Shqipërisë

Editorial
E mërkurë, 6 Tetor 2021 00:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Video editorial i ”Koha Jonë”: Prapë Bullgaria i prish punë Shqipërisë

Prapë Bullgaria i prish punë Shqipërisë

Nga Daniel Muçaku-

Vendi ynë rrezikon të vonojë në hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-Shqipëri për fajin e sherrit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

E kjo është krejt e padrejtë pasi vonojmë shumë në integrim dhe në thithjen e fondeve nga BE që na takojnë, sepse Tirana zyrtare ka plotësuar çdo kërkesë të Brukselit.

Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fakt fokusi i samitit që do të mbahet në Brdo afër Kranjit, por lista e temave të tjera është e gjatë: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit. Këto tema në veçanti do të mbizotërojnë darkën e përbashkët.

Diplomatët e BE-së janë në siklet dhe nuk dinë si të zgjidhin kushtëzimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka bllokuar procesin e hapjeve të negociatave me BE. Peng i këtij problemi ka mbetur edhe Shqipëria, sepse këto dy vende do të duhej të fillonin së bashku negociatat për anëtarësim. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi gjatë vizitës në rajon se të dy vendet i kanë përmbushur “të gjitha kushtet”. Por Bullgaria aktualisht qeveriset nga një qeveri kalimtare që nuk dëshiron të marrë asnjë vendim. I gjithë progresi është bllokuar që nga viti 2019, kur Tiranës dhe Shkupit iu premtua fillimi i negociatave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E njëjta vlen edhe për rastin problematik të Kosovës, e cila ende nuk njihet si shtet i pavarur nga disa vende të BE-së. As këtu nuk ka ndonjë lëvizje serioze. Javën e kaluar BE u arrit marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë, por përveç kësaj të gjitha përpjekjet janë të bllokuara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Franca ka qenë prej kohësh një nga bllokuesit, kur është fjala për zgjerimin e BE-së. Diplomatët në Paris thonë se progresi në negociata ka ngrirë aktualisht, por kjo nuk do të thotë se kjo ngrirje duhet të zgjasë përgjithmonë

Edhe Holanda është në parim një nga kundërshtarët e zgjerimit. Nuk është sekret që Holanda ka veçanërisht frikë nga përhapja e mëtejshme e krimit të organizuar dhe drogës nga Shqipëria. Bandat shqiptare janë vendosur gjithnjë e më shumë në këtë vend dhe supozohet se do të kontrollojnë nga atje trafikun e drogës në të gjithë Evropën, thonë burimet e KOHA JONE në Bruksel.

Mund t'ju interesojë

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

Kallëzim në polici për Nichin? Lidhja mes dy femrave dhe akuza e fortë që trondit Akilin

13 Nëntor 2026, 14:23
Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

11 Nëntor 2026, 17:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Shqetësime ka edhe në Gjermani, ku ka zëra që duan të pezullojnë pjesërisht liberalizimin e vizave. Shumë qytetarë nga disa vende të Ballkanit paraqesin kërkesa për azil, ndonëse është e qartë se nuk kanë shanse, ose përpiqen të vazhdojnë deri në pafundësi lejet e qëndrimit. Edhe në Berlin entuziazmi për zgjerimit është i zbehur, veçanërisht pasi vendimet do të merren nga qeveria e ardhshme federale. Fituesit e rinjë të zgjedhjeve gjermane duken më skeptikë ndaj Ballkanit.

Udhëheqësit e BE-së duan që mungesën e vullnetit politik për zgjerimin ta kompensojnë me para. Nëntë miliardë euro do të jepen si grante për Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të ardhshme. Ndërsa 30 miliardë euro si investime. Qëllimi është që të zbatohen projektet urgjente të infrastrukturës, të zgjerohen rrugët dhe lidhjet hekurudhore, të modernizohet telekomunikacioni dhe të përmirësohet kujdesi shëndetësor.

Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mbetur shumë prapa ekonomikisht nga anëtarët e BE-së të Evropës Lindore dhe Juglindore. Por kjo gjë përveç problemeve nga qeverisja e shtetëve përkatëse vjen edhe nga indiferenca e Brukselit.

Deri tani shtetet e BE zihen për interesa politike brenda vetes dhe në kurriz të jetës së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një mënyrë e keqe e politikës që po bën Brukseli, sidomos ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, për të cilat me fjalë thuhet se janë mirë, por akoma BE nuk po hedh hapin e duhur dhe të shumëpritur nga Tirana dhe Shkupi.

Edhe Presidenti Amerikan Biden tha sot, sipas Zërit të Amerikës, se duhet që BE të anëtarsojë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por po vonohet padrejtësisht ky proces, duke i zhgënjyer shtetet që aspirojnë BE.

Më i ashpër ndaj këtyre burokracive të Brukselit ka qenë kryeministri Edi Rama, që ka thënë në sy të Presidentes së BE, Ursula von der Leyen, se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat, dhe se tani nuk rrijmë me vesh në krah se kur i teket Brukselit të nis krushqit drejt Tiranës. Ironia e Edi Ramës ndaj marifeteve europiane dhe sidomos të disa shteteve të BE është përkrahur nga gjitha shtetet aspirante për në BE të Ballkanit Perëndimor.

Por korrespodenti i KOHA JONE në këtë Samit, në Brdo afër Kranjit, ka mësuar se i druhen fjalimit të kryeministrit shqiptar në Samit, sepse notat e tij sarkastike ndaj hezimit të Bullgarisë dhe ndonjë shteti tjetër që mund të shfaqet këto dy ditë, mund të jenë therëse dhe shpotitëse.

Vonesat që bëhen ndaj Shqipërisë këtë herë janë nervangritëse për popullin shqiptar, sepse duke e shtyrë pa fund këtë histori pretekstesh vetëm sa shtojnë numrin e emigrantëve drejt shteteve europiane.

Dhe emigrantët do dynden drejt BE, nëse ata tallen me ne!

Etiketat e lidhura

Daniel Muçaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.