Video editorial i “Koha Jonë”: Rilindja në gjurmët e Lukashenkos

Video editorial i “Koha Jonë”: Rilindja në gjurmët e Lukashenkos

EDITORIAL/ Rilindja në gjurmët e Llukashenkos

Në Bjellorusi partia e Aleksandër Lukashenkos fitoi dje mandatin e gjashtë qeverisës. Mediat e qeverisë thanë se partia në pushtet fitoi mbi 80% të vota. Sipas të gjitha organizatave ndërkombëtare zgjedhjet ishin të manipuluara dhe liderët kryesorë të opozitës prej disa vitesh janë në burg politikë. Në zgjedhje për opozitën kandidoi, Svetlana Tichanovskaja, bashkëshorti i së cilës është arrestuar nga Luashekno si kundërshtar i regjimit. Fushata fallso në Bjellorusi ka bërë që mediat ndërkombëtare dhe nga vet Departamenti Amerikan i Shtetit ta cilësojnë presidentin Aleksandër Lukashenko të cilësohet si “diktatori i fundit në Europë”. Që nga viti 1994, Lukashenko vijon të jetë President i Republikës dhe për 26 vite edhe pse ka vjedhur rregullisht zgjedhjet flet për demokraci.

Bjellorusia e largët është këto ditë lajm botëror për shkak të degradimit të zgjedhjeve dhe protestave që kanë nisur nga rezistenca opozitare. Në Shqipëri lajmet për Bjellorusinë trajtohen zakonisht në rubrikat e kurioziteteve dhe shoubizzit, për shkak të skandaleve të Presidentit Lukashenko. Në fakt, Shqipëria dhe Bjellorusia edhe pse larg si vende, kurrë nuk kanë qenë më afër se këto vite. Ngjashmëritë e zhvillimeve politike mes Minskit dhe Tiranës janë të frikshme dhe duket se Rilindja që qeverisë prej 8 vitesh në Shqipëri imiton pushtetin e Lukashenkos në Bjellorusi.

Kur Llukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994 premtoi reforma të mëdha, integrim në BE dhe luftë ndaj korrupsionit. Kjo e fundit ishte dhe karta e tij më e fortë, pasi njihej si një zyrtar korrekt dhe që s’kishte probleme me ligjin. Në pak vite largoi vendi nga BE, gjithë pasurinë publike të vendit ua dha një pjesë të oligarkëve afër tij dhe sot vlerësohet si një nga politikanët më të korruptuar në botë. Nëse kujtoni premtimet e rilindjes në vitin 2013 do të kuptoni se ka jo pak ngjashmëri mes programeve elektorale, realitetit të oligarkëve, bllokimit të integrimit dhe nivelit të korrupsionit në elitën tonë qeverisëse.

Por ka edhe disa ngjashmëri më të forta mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë së vogël. Dy ish-republikat që kanë qenë të varura nga Bashkimi Sovjetik, kanë të njëjtin problem me opozitat. Llukashenko gjithë kauzat e tij i ka ngritur mbi luftën ndaj opozitës dhe armiqve të brendshëm të vendit të tij. Në zgjedhje ka bërë çdo gjë që partitë opozitare të mos marrin pjesë dhe kur nuk ja ka dalë me propagandë dhe mediat qeveritare, ka urdhëruar gjykatat të arrestojnë kryetarët e partive kundërshtare. Në Shqipëri nuk kemi arritur deri të burgu ndaj liderëve opozitarë, por deputetë dhe ish-deputetë të arrestuar, të mbajtur në paraburgim dhe të ndjekur penalisht ka pa fund.

Mes Bjellorusisë dhe pushtetit të Rilindjes ka dhe një çështje tjetër ku ngjajnë si dy pika uji. Në vitin 2006, presidenti Lukashenko duke ndjerë humbjen e sigurt vendosi të ndryshojë Kushtetutën. Ndryshimet i dhanë epërsi në zgjedhje partisë në pushtet, si dhe lejonin që presidenti të zgjidhet sa herë të dojë në këtë post. Nëse krahasoni ndryshimet e fundit të Kushtetutës nga Rilindja, nuk gjendet asnjë shpjegim tjetër përveçse frymëzim nga Lukashenko.

Në politikën e Jashtme, Lukashenko thotë se do marrëdhënie të mira me Bashkimin Europian dhe kërkon gjithmonë fonde dhe investime. Kur i kujtojnë nga BE që ka vjedhur zgjedhjet, ai afrohet me Rusinë dhe kur i duhen euro për shkon sërish drejte BE-së. Një lojë të ngjashme mes Lindjes dhe Perëndimit ka bërë dhe rilindja këto vite.

26 vite pushtet janë shumë për çdo qeveri dhe këto ditë në Bjellorrusi kanë nisur protestat e opozitës që ju vodhën zgjedhjet. Situata është drejt shpërthimit dhe ushtria dhe forcat speciale kanë dalë në rrugë. Regjimet sado të mundohen të shtiren si demokraci, në fund përfundojnë duke u rrëzuar me përplasje. Shpresojmë që në zgjedhjet që pritet të mbahen në Shqipëri, Rilindja të kuptojë se misioni i saj ka marrë fund dhe të mos imitojë në çdo pikë regjimin e Lukashekos.

SHKARKO APP