Qytetari i drejtohet Lulzim Bashës: “Ose rrëzo Edi Ramën, ose ik dhe vetë!”
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka patur sot një takim me qytetarë dhe tregtarë të qytetit të Ballshit, të cilët i kanë shprehur shqetësime për vështirësi ekonomike, veçanërisht pas problemeve të krijuara me mospagesat e naftëtarëve.
Ndërsa Basha i është afruar një qytetari me fjalet “si je”, përgjigja e tij ka qenë:
– Për faqe të zezë!
Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë Luli”.
– E keni në dorë ju,–është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.
–E kemi ne, por edhe ti. Dili për zot ose hajde ikim pastaj,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet.
Edhe në Shkodër iu drejtuan qytetarët që nëse do ti Lulzim Basha atë e rrëzojmë për 24 orë.
Data 16 shkurt po vjen shpejt dhe opozita ka vendosur ta rrëzojë Kryeministrin Rama atë ditë duke kërkuar të krijohet një Qeveri për Integrimin në BE si dhe për të patur një qeveri e cila të garantojë zgjedhje të lira e jo të fituara nga krimi siç e tregoi edhe “Zëri Amerikës”.