VOA, Reuters, Euronews, ZDF, Deustshe Welle, Washington Post live protestën
Protesta e sotme e opozitës e cila mbetet si më e madhja në këto 28 vite, po transmetohet live nga gjithë mediat kryesore botërore si Zëri Amerikës, Agjensia britanike Reuters, Euronews, stacionet gjermane ZDF, radio shtetrore gjermane Deutsche Welle, Washington, Rainews, etj. Ndërkohë New York Times dhe Fox News (USA) e kanë lajm qendror.
Gjithë kjo vëmendje botërore tregon interesimin e madh të mediave kryesore të botës në lidhje me protestën e opozitës dhe si rast unik botëror ku opozita djeg në bllok mandatet e deputetit duke i treguar krejt botës se si janë blerë votat me bandat e drogës nga ana e kryeministrit.
Pjesmarrja është masive dhe e paparë në këto 28 vite. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po udheheqin popullin në marshimin përreth kryeministrisë dhe në Bulevard. Por ka mundësi që irritimi popullor të kalojë cakun e durimit dhe të futen ose në Kryesinë e Kuvendit ose nëse lidershipi vendos rrethimin e plotë të kryeministrisë me ditë të tëra.
Pas Kryeministrisë, protestuesit e opozitës janë drejtuar te godina e Parlamentit. Një pjesë e protestuesve janë përplasur me policinë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar në hyjnë në oborrin e godinës ku zhvillohen seancat e Parlamentit. Policia ka përdorur gazlotësjellës për të shpërndarë qytetarët. Incidentet kanë nisur në orën 13:15.
Një protestues është lënduar gjatë hedhjes së gazit nga ana e Gardës së Republikës. Pas sulmit nga policia, një pjesë e qytetarëve janë shpërndarë në rrugicat përreth Parlamentit, por nuk janë larguar nga tubimi.
Ndërkohë policia ka vënë në livje mjetet e blinduara dhe makinat që përdorën për të shpërndarë turmën me ujë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/428047958015338/
Hedhja e gazit lotsjellës. Dy qytetarë me urgjencë drejt spitalit
Përdorimi pa kriter i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve ka bërë që dy prej tyre të dërgohen me urgjencë në spital. Ka qenë autoambulanca që u ka ardhur në ndihmë të lënduarve, të cilët më pas janë dërguar në QSUT. Ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia nxjerr autoblindat në bulevard (FOTOLAJM)
Një pjesë e mirë e protestuesve ndodhen përballë parlamentit dhe vendi është populluar nga autoblindat e policisë që po vijnë nga sheshi ”Nënë Tereza” drejt qendrës. Nuk ka ende konfirmim nëse janë nisur drejt parlamentit.
Lexoni edhe
- Dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues para Kryministrisë
- Mediat më kryesore botërore transmetojnë live protestën e opozitës
- Flamur Noka: Rama ik dorëzohu, do vazhdojmë protestën
- Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë
- Protestuesit rrethojnë edhe Parlamentin
- 5 grupimet që do rrëzojnë Ramën nga kryeministër
- Kohëzgjatjen e protestës e vendosin qytetarët
- Dera e blinduar e Kryeministrisë (FOTO)
- Blinda, snajper dhe polici, Rama rikthen gardhin si në kohën e Nanos para Kryeministrisë
- “Europë vëmendje, nënat qajnë për fëmijët”, apeli i veçantë i një protestuesi
- Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Parlamenti. Hidhet gaz lotsjellës
- Zheji: Rama duhet të lëshojë pushtet të shpëtojë shtetin