Votoni marrëveshjen ose digjni mandatet nëse nuk jeni të paguar nga Taulant Balla

Propozimi për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore nuk është një ide e 29 deputetëve të cilët mbajtën mandatet e deputetit që dogji opozita reale, PD-LSI. Ndonëse kanë hedhur firmat, por nuk janë ata autorët realë për ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicionëve parazgjedhore. Në deklaratat e tyre kaotike gjatë 1 viti, deputetët që shpëtuan qeverisjen e Edi Ramës nuk kanë artikuluar kurrë diçka të tillë. Bile sot dosja.al botoi email se si një specialiste (gruaja e një rivali të kryetarit të të PD-së) ku vertetohet se ajo është autorja e amandamentëve të grupit prej 29 deputetësh, të cilët nuk kanë asnjë ide juridike, bile disa me deklaratat e tyre në parlament kanë treguar se janë idiotë të lindur.

Këtë deputetë kanë folur ditët e fundit ( me dirigjimin e Taulant Ballës) për listat të hapura, për ndryshim sistemi, për forcë të re politike, por kurrë për çështje që lidhen me koalicionet. Tema e koalicioneve doli në dritë vetëm pasi Partia Socialiste e kuptoi se nuk ka shanse të manipulojë më ndërkombëtarët për krizën dhe u detyrua të firmos marrëveshjen për reformën zgjedhore në ambasadën e SHBA në Tiranë, pikërisht nga presionin amerikan dhe i BE. Sondazhet tregojnë se koalicioni opozitar fiton ndjeshëm në raport me PS-në.

Deputetët që kanë firmosur, në pjesën më të madhe nuk e kanë idenë se çfarë përmban drafti. Nga ana personale, shumica e 29 deputetëve e kanë mbyllur karrierën politike me opozitën, që në momentin kur nuk pranuan të djegin mandatet. Edhe pse nëpër studio flasin për parti të re dhe liderë të rinj edhe vetë e dinë se politikisht nuk kanë asnjë të ardhme. Asnjë prej tyre nuk do jetë më në parlament.

Ata hynë në Kuvend në sajë të pazareve dhe me mbarimin e mandatit të këtij Parlamenti do të kthehen në anonimë, siç edhe ishin shumë kohë më parë. Bile një numër prej tyre janë objekt humori në popull.

Kjo puna e kërkesave për reformën zgjedhore është pazari i fundit që po bëjnë për llogari të rilindjes. Një pjesë  tyre janë të detyruar nga pagesat e qeverisë dhe pjesa tjetër sepse gjithë jetën janë mësuar të përdoren.

Një vit më parë nuk morën vendimin që duhej për të djegur mandatet dhe i hoqën vendit mundësinë për të ndryshuar sistemin, listat e hapura dhe çdo gjë për të cilën bërtasin sot. Duke mbajtur Edi Ramën në pushtet vetëm thelluan krizën dhe keq qeverisjen.

Ata ndjehen krenarë se keqpërdoren dhe janë objekt humori në popull.

Por prapë e kanë një mundësi për të ikur me dinjitet, nëse kanë ndopak. Të shkojnë të votojnë marrëveshjen, ashtu siç ua kërkon BE dhe SHBA. Ose nëse nuk janë dakord me këtë marrëveshje, le të djegin mandatet e deputetëve dhe kështu tregojnë se nuk i shërbejnë askujt. Të paktën ikin të qetë në shtëpi duke thënë se gabuam, por nuk jemi shërbetorë të askujt.

Mili Xhani

SHKARKO APP